Titulli: Thesar hadithesh
Trans_me_tohet nga Abdur_rahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattab r.a. se ka thėnė: E kam dėgjuar Tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: Tre veta nga gjeneratat para jush u nisėn pėr nė rrugė, e njė ditė i zuri nata para njė shpelle nė tė cilėn hynė dhe bujtėn. Njė shkėmb u rrokullis nga kodra dhe plotėsisht e mbylli hyrjen e shpellės. Ata thanė: Shpė_timi nga ky shk_ėmb ėshtė vetėm qė ta lusim All-llahun e madhėrishėm qė ta largojė pėr hir tė veprave tona tė mira.
Njėri prej tyre tha: O Zoti im, unė i kam pasur prindėrit pleq tė thinjur dhe asnjėherė para tyre nuk ju kam dhėnė tė hanė e as tė pijnė fėmijėve tė mi e as mallit tim (shėrbėtorėve). Njė ditė mė hutoi kėrkimi i kullosės mė tė mirė pėr kopenė time, e nuk ju erdha me kohė dhe ata kishin fjetur. Unė e mola qumėshtin nė enė dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Mė erdhi keq ti trazoj, por edhe qė ti ushqej para tyre familjen dhe shėrbėtorėt, andaj kam pritur me enė nė dorė dhe kam shikuar kur do tė zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri nė agim. Fėmijėt e mi aty te kėmbėt e mia klithnin tė uritur, tė cilėve u kam dhėnė qumėsht pasi janė zgjuar prindėrit dhe e kanė pirė qumėshtin tė cilin ua kisha sjellur. O Zoti im! Nėse kėtė e kam bėrė vetėm pėr Ty, e pėr askėnd tjetėr, atėherė na e largo kėtė shkėmb nga hyrja e kėsaj shpe_lle nė tė cilėn gjendemi! Shkėmbi pak u lėviz, por jo edhe aq sa tė mund tė dalin!
Njeriu i dytė tha: O Zoti im, e kam pasur njė kushėrirė tė afėrme tė cilėn e kam dashuruar mė tepėr se tėrė botėn, - sipas njė trans_metimi tjetėr - e kam dashur aq fort siē i duan burrat gratė, andaj kėrkova prej saj (siē kėrkojnė bu_rrat prej grave tė tyre), por ajo nuk mė lejoi. Njė vit mbre_tėronte uria e kushėrira e dashur u detyrua tė vijė tek unė dhe unė i dhashė 120 dinarė (monedha ari) qė tė vetmohet vetėm ajo me mua, dhe kur ajo ashtu veproi dhe unė plotėsisht e pėrfitova, - sipas njė transmetimi tjetėr - kur i bashkova kėmbėt e mia me tė saj, ajo (duke qarė) mė tha: Frikėsoju All-llahut dhe mos e pėrbiro unazėn (mos e kryej aktin) pa tė drejtė. Atėherė u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshėm edhe pse e doja mė tepėr se ēdokėnd tjetėr, e lėshova nė liri duke ia dhuruar tė hollat e dhėna. O Zoti im, nėse unė kėtė e kam bėrė vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė Tėnde, na e largo kėtė nė tė cilėn jemi! Shkėmbi pėrsėri edhe pak lėvizi nga hyrja e shpe_llės, por jo edhe aq sa tė mund tė dilet prej saj.
Njeriu i tretė tha: O Zoti im, unė kam pasur rrogtarė dhe tė gjithėve ua kam paguar menjėherė fitimin e merituar pėrveē njė njeriu i cili u largua para se ta marrė mėditjen. Unė mėditjen e tij pastaj e kam pėrdorur si du_het dhe pasu_ria e tij u shumėzua. Pas njė kohe rrogtari im mė erdhi e mė tha: O robi i Zotit, mi jep tė hollat pėr mėditjen time tė papaguar! Unė i thashė: Krejt ēka sheh, pasuria, delet, lopėt, devet dhe robėrit janė prej mėditjes tėnde qė ėshtė shtuar. Ai tha: O robi i Zotit, mos u tall me mua! Unė atėherė i thashė: Unė nuk po tallem me ty, pastaj e mori tėrė mallin dhe e ēoi, duke mos mė lėnė asgjė. O Zoti im, nėse unė kėtė e kam bėrė vetėm pėr Ty, atėherė na e largo kėtė shkėmb nga hyrja e shpellės! Shkėmbi u rrokullis, kurse udhėta_rėt dolėn dhe e vazhduan rrugėn! (Mutte_fe_kun alejhi)
__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *
Hasan El-Basri
|