Titulli: Garda Kombėtare e "Ballit Kombėtar"-Komunikat
KFOR i ka reaguar ashpėr kundėr emitimit tė njė storie filmike pėr AKSH-nė
Prishtinė, 4 tetor KFOR i ka reaguar menjėherė rreth pamjeve tė stories qė RTK ja e publikoi mbrėmė nė lajmet qendrore, ku shiheshin persona tė uniformuar tė AKSH sė, tė maskuar.
Zėdhėnėsi i KFOR it ka paralajmėruar se do tė luftojė ēdo grup ilegal tė armatosur qė vepron nė Kosovė.
Ai ka riktheksuar se pėr sigurinė e Kosovės dhe qytetarėve tė saj pėrkujdeset KFOR i, SHPK ja dhe policia e UNMIK ut.
"Grupe tė tilla tė armatosura e dėmtojnė procesin nė Kosovė", ka thėnė zėdhėnėsi i KFOR it dhe ka shtuar se nėse KFOR i do tė takohet me AKSH nė do tė reagojė fuqishėm nė bashkėpunim me policinė e UNMIK ut dhe SHPK nė pėr t'ia bėrė tė ditur se nė Kosovė nuk ka mė vend pėr dhunė.
"Jam i sigurtė se kėta individė, apo kėto grupe qė po veprojnė nė kėtė mėnyrė, duke treguar armėt e tyre dhe duke kėrcėnuar me dhunė paqen nė kėtė vend, nuk janė duke punuar pėr imazhin e mirė pėr Kosovėn", ka thėnė zėdhėnėsi i KFOR it.
Ai ka shtuar se njerėzit janė lodhur me dhunė dhe se problemet zgjidhen pėrmes procesit demokratik. Nė konferencėn e rregullt pėr shtyp zėdhėnėsi i KFOR it ka thėnė se drejtori i pėrgjithshėm i RTK sė ka vendosur qė storien pėr grupet ilegale tė armatosura tė mos transmetoheshin nė emisionin e parėmbrėmshėm.
Por redaksia e lajmeve e RTK sė ka sqaruar se vendimi qė kronika tė mos transmetohej parmbrėmė, por tė transmetohet nė emisionin e mbrėmshėm, ka qenė i redaksisė dhe ėshtė vendosur kėshtu pėr shkak tė plasimit sa mė profesional tė kronikės nė publik.
Gazetari i RTK sė, thuhej nė njė raport tė kėsaj qendre televizive, ka arritur tė kontaktojė njė grup tė armatosur tė uniformuar qė bartnin embleme tė Armatės Kombėtare Shqiptare.
Praninė e tyre ata e arsyetojnė me kėrcėnimin qė sipas tyre vijnė nga Serbia, sidomos pas kėrcėnimeve tė grupit paramilitar i ashtuquajtur "Garda e Car Llazarit", se do tė luftojė nėse shpallet pavarėsia e Kosovės.
Gazetari i RTK sė njoftoi se njė grup i armatosur me emblema tė Armatės Kombėtare Shqiptare lėvizin nė territorin e Kosovės dhe deklarojnė se kėrcėnimet qė vijnė nga Serbia pėr luftė nga paramilitarėt serbė i kanė shtyrė qė tė mobilizohen dhe tė veprojnė nė Kosovė.
Armata Kombltare Shqiptare me njė urdhėr administrativ ėshtė shpallur organizatė terroriste nga UNMIK u vite mė parė.
Reporteri i RTK sė ka thėnė se pas njė hulumtimi tė gjatė ai ka kontaktuar me disa pjesėtarė tė AKSH sė dhe siē u shpreh ishte dėshmitar kur ata ndalonin dhe kontrollonin veturat jo larg nga kufiri me Serbinė. Gazetari pastaj bėri tė ditur se ka shkuar nė njė poligon tė tyre ushtarak dhe me njėrin prej tyre ka zhvilluar njė bisedė.
QIK-u
|