Tema: Enver Hoxha
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-10-07, 22:46   #208
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Enver Hoxha


"Interesimi i madh qė keni treguar gjithmonė ndaj partisė sonė tė re, kėshillat tuaja tė ēmueshme dhe ndihma e pamasė dhe e pandėrprerė, tė cilėn na e keni dhėnė, kanė qenė pėr ne fanarėt ndriēues dhe faktorėt kryesorė tė formimit, tė rritjes dhe tė pėrforcimit tė partisė sonė", i shkruan Enver Hoxha marshallit Tito.

(AQSH, F.14 D.2)

"Pėr shembull, nė Gjirokastėr, ballistėt hynė tė parėt nė qytet me 600 bashibozukė. Shokėt tanė hynė mė vonė nė qytet me 1500 vetė dhe nė vend qė t'i pastrojnė ato plehra qė andej, kėnaqen me njė luftė politike… Ne duhet tė ndėrhyjmė qė t'i godasim pa mėshirė… Nė Berat ngjet gjithashtu po ky avaz. Nė njė anė pushteti i Ballit dhe nė anėn tjetėr pushteti ynė, dhe ndėrmjet tyre xhandarmėria e vjetėr qė mban qetėsinė…Nė qytetin tuaj ekzistojnė dy pushtete, gjė qė s'duhet tė ndodhė. Nuk mund tė tolerojmė qė Balli tė ngrejė pushtetin e vet krahas me tonin, nuk duhet tė lejoni dualitet nė kėtė gjė. Prandaj duhet ta luftoni kėtė pushtet dhe tė njihet vetėm pushteti ynė" .

( Letėr qarkore e Enver.Hoxhės, 26.9.1943)

"Vija jonė politike jo vetėm qė nuk ishte e qartė, por as edhe e fortė, dhe nė princip ne nuk donim tė punonim me nacionalistėt…

Megjithėse nė Konferencėn e Pezės morėn pjesė disa krerė nacionalistė, ne nuk ditėm tė punonim me ta, tė mbanim kontakte tė ngushta dhe t'i drejtonim, pėrkundrazi ne i lamė nė fatin e tyre dhe kėta, kush e kush mė parė e kish nė dorė, u hodhėn nė kampin e Ballit e tė armikut.

Nė Pezė nuk flitej veē pėr komunizėm dhe kėshillat nacionalēlirimtare ishin formale ose kėto konsideroheshin si organe tė Partisė.

Kjo gjė ngjau nė Vlorė, qė konsiderohej si djepi i nacionalizmit dhe tamam atje ku urrejtja kundėr italianėve ishte e madhe, dhe tradita luftarake gjithashtu. Ishte nė Vlorė e nė Gjirokastėr qė kėshillat tona u quajtėn soviete nga ana jonė nė fillim, mė vonė u ndėrrua ky destinacion, po mėnyra e punės dhe konsiderimi qė i jepej kėshillit, ishte po ai i pari. Kėshillat ishin bėrė organe tė drejtpėrdrejta tė Partisė, aty flitej nė emėr tė Partisė. Propaganda pėr Partinė, pėr komunizmin bėhej haptas dhe nga njė punė e tillė dilte vetvetiu qė krahina e Vlorės u nda nė dy kampe distrikte, ajo komuniste dhe ajo e nacionalistėve dhe ēdo ditė ashpėrsohej puna…"

(AQSH, F.14 D.2, viti 1944 )

"Ne duhet tė punojmė nė drejtimin qė vijon, - shkruan Enver Hoxha, - me anė tė njė demaskimi tė squet dhe njė pune tė palodhshme pėr ta diskredituar Ballin nė popull, pėr t'ia shkėputur popullin dhe pėr ta lidhur me neve, me shkaktue divergjenca nė radhėt e Ballit, me krijue situata tė papėrshtatshme pėr tė shkaktuar me shpejtėsi diferencime dhe me i ra kresė, me e paraqit nė popull Ballin si pėrēarės dhe shkaktar vėllavrasjeje, dhe kėshtu pėrgjegjėsitė historike tė mosbashkimit e tė pėrpjekjes sonė me armė tė bien mbi Ballin Kombėtar… Tė pėrgatitemi, tė pėrgatisim popullin nė pėrpjekje me Ballin" .

(Qarkore e Enver Hoxhės, dt. 9.9.1943)

"Komiteti Qendror e kuptoi qė Mukja ishte njė gabim, por nuk e gjykoi me gjakftohtėsi kėtė gabim dhe nė vend tė analizimit serioz, ne na zuri paniku dhe s'dinim sesi tė dilnim nga ky gabim. Kishte dy udhė:

Ose me vazhdue pjekjen me Ballin dhe nė njė bisedim tjetėr me luftue nė platformėn tonė dhe t'i bėnim popullit tė qartė se si e kuptonim ne bashkimin, dhe se ne vetėm kėrkonim njė bashkim tė shėndoshė. Nė kėtė rast, edhe sikur tė mos binim dakort me Ballin, pėrpara popullit ne dilnim tė larė.

Ose ishte rruga tjetėr, me i pre krejt bisedimet. Ne zgjodhėm rrugėn mė tė gabuar. Nga oportunizmi i parė u hodhėm nė njė sektarizmė tė ekzagjeruar, nga njė qėndrim indeciz u hodhėm nė njė qėndrim tė ashpėr, ne u hodhėm nė luftė me Ballin… Nė vend qė tė venim nė mbledhjen qė kishim caktuar dhe atje t'i binim kresė Ballit, dhe tė rrėzonim gabimin qė kishim bėrė, ne bėmė mbledhjen e Labinotit. Labinoti ishte mbledhja karakteristike qė tregonte panikun tonė pėrpara situatės sė krijuar dhe njėkohėsisht mospėrfilljen as ndaj Ballit, as ndaj popullit, i cili ishte vėnė nė korrent tė vendimeve qė ishin marrė nė Mukje dhe priste me padurim rezultatet. Labinoti nuk ishte mbledhja qė duhej… As Mukja, as Labinoti nuk u bėnė mėsime pėr ne dhe, nė vend qė tė mėsonim nga ato gabime, ne vazhduam ato gjurmė…" .

(AQSH, F.14 Dosja 2)

Nė Konsultėn e Parė tė PKSH u pėrjashtuan nga partia pėr fraksionizėm Anastas Lula e Sadik Premte, "tė cilėt kanė kėrkue tė mos varen nga PK Jugosllave" . Mė pas, Enver Hoxha udhėzon Komitetin Qarkor tė PK tė Vlorės: "Partia duhet t'u futė tmerrin armiqve. Pėr kėtė duhet kėsisoj: Xhepi (Sadik Premte) dhe Pali Terrova duhet tė pushkatohen pėrnjėherėsh si tradhtarė e fraksionistė tė betuar tė Partisė e tė popullit. Njėkohėsisht tė arrestohen Vangjua (Neki Ymeraj, komandant i ēetės partizane "Plakė" tė Vlorės, shėn. im UB) dhe Difi (Xhemil Ēakėrri) dhe nė qoftė se nuk mbajnė qėndrim tė mirė, tė pushkatohen" .

(AQSH, F. 14, D. 2)

Mehmet Shehu u ngarkua nga Enver Hoxha tė vriste Anastas Lulan, por ai e zvarriti disi, ndoshta meqė e kishte pasur shok nė shkollėn amerikane tė Fultzit. Atėherė u ngarkua njė tjetėr pėr ta ekzekutuar prapa shpine. Hysni Kapo ankohet pse ia ngarkuan Mehmet Shehut dhe jo atij nė Konferencėn e Labinotit vrasjen e Sadik Premtes: "Pėr vrasjen e Xhepit i kishin thėnė pėrgjysmė Mehmetit dhe unė i pyeta nė Labinot e s'mė thanė gjė, kurse edhe pas Konferencės, Mehmetit ia thanė e mua jo.. Sikur tė mė kishin thėnė, unė keshė mundėsi tė bėja mė shumė se Mehmeti… Fryma terroriste ishte si nė organizatat, ashtu edhe nė ushtri. Mendonim se kėshtu neve do tė zhduknim ata qė ishin jashtė Frontit. Provė e terrorizmit ėshtė pėrveē tė tjerave, ajo e shokut Xhindi. Po ta shikonim mirė ēėshtjen, ishte vrarė pėr hiē gjė. Kėtė shpirt e ka futur Dushani, qė na fliste me simpathi pėr njė frymė tė tillė…" .

(9. AQSH, F.14 d.2, Dėshmi e Hysni Kapos)

"Vija terroriste ėshtė e fortė te Dushani. Ke Aliu (M.Popoviēi) me hėnė. Dushani ishte gjoja kundėr terrorit, ishte kundėr asaj qė bėri Mehmeti nė Dumre. Por kjo s'e pengonte gjėkafshė tė vriste pa gjė tė keq mė shumė se Mehmeti. Unė nė kėtė pikė isha pasqyrė e Aliut, domethėnė, kur vinte ndonjė raport e thoshte se ky po bėn kėshtu, atėherė vendosnim ta vrisnim. Sa pėr Mustafa Gjinishin, ajo ka qenė ndryshe. Ne mendojmė se ajo duhesh bėrė…"

( AQSH, F.14 d.2, viti 1944)

.................
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė