Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-07, 19:17   #5
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Bashkesia Islame dhe zjarri Vehabit

KOSOVA DHE KATOLICIZMI I RRUDHUR EUROPIAN


Botuar me 07 Shtator 2007 ne Gazeten "Koha Jone"


Me zgjerimin e planifikuar tė BE-sė nė drejtim tė Lindjes, ortodoksėt kanė “pushtuar” politikisht Bashkimin Europian.Rreth 200 milion qytetarė tė besimit ortodoks, e kanė transformuar kristianizmin ortodoks, me kishėn ortodokse ruse si zėrin e saj mė tė lartė, nė njė farė mėnyre nė pjesė tė vendimarrjes politike tė BE-sė. Ndėrkohė, nė Evropė jetojnė mbi 120 milionė myslimanė, prej tė cilėve rreth 15 milionė nė Evropėn Perėndimore. «Europa ėshtė myslimane, por nuk e di» thotė Bernard Luis, njė nga studiuesit mė tė njohur perėndimorė tė Islamit.

Pėrballė kėtij “invazioni” ortodoks e islamik, nė fillimet e kėtij shekulli katoliēizmi europian ėshtė rrudhur mjaft. Pavarėsisht rrudhjes nė Europėn Perėndimore, nė Kosovė, nė tokėn e shqiptarėve, shumica e tė cilėve janė tė besimit mysliman, simbolikisht i krijohen hapėsira dhe vendosen raporte tė reja me katoliēizmin europian.Jo zyrtarisht mėsohet sė udhėheqėsi shpirtėror i shqiptarėve tė Kosovės drejt pavarėsisė dhe presidenti i vendit, i ndjeri Ibrahim Rugova, vullnetarisht konvertohet nga mysliman nė katolik. Gjithashtu nė sheshin qendror tė Prishtinės i hapet vendi dhe fillon ndėrtimi i njė katedraleje katolike. Me kėtė veprim shqiptarėt tregojnė se edhe nė kohėt moderne, do ta mbrojnė katoliēizmin, ashtu siē bėri Heroi ynė Kombėtar Gjergj Kastroti-Skėnderbeu shekuj mė parė. Shqiptarėt e Kosovės gjithashtu shpresojnė nė mbėshtetjen e tyre, nė kushtet kur po kėrkojnė vėtėm ripranimin nė qytetėrimin perėndimor, nga i cili u veēuan pėrdhunisht.

Ndonėse islami ka depėrtuar nė mėnyrė “klandestine”, tė paplanifikuar dhe tė padėshiruar nė vendet e BE-sė, ai sė bashku me kristianizmi ortodoks dhe atė tradicional katoliko-protestant, kanė krijuar njė realitet tė ri nė ēėshtjet fetare tė Europės. Kjo detyrimisht do tė ridimensionojė edhe politikat e sigurisė nė Europėn e shekullit XXI. Kėto politika do tė ndikojnė jo vetėm nė sigurinė dhe tė ardhmen e Europės, por dhe nė raportet e ndėrsjellta tė saj me SHBA dhe Federatėn Ruse.

Kultura dhe feja ndodhen sot nė linjėn e parė tė ēėshtjeve globale. “Janė pjesė kyēe tė politikės sė jashtme tė shekullit XXI. Partneriteti i tyre, kur pėrdoret siē duhet, mund tė jetė njė forcė pėr drejtėsi dhe paqe”, thotė Madeleine Albright, ish-Sekretare Shteti e SHBA-sė. Shpesh ato janė tė pandashme dhe luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė ēėshtjet e sigurisė rajonale dhe globale. Por si pritet tė ndikojnė kėta faktorė nė sigurinė e Europės nė kėtė shekull, nė kushtet kur ndikimi ortodoks dhe islamik nuk mund tė mos merren mė nė konsideratė nė “klubin e krishterė”.

Cėshtja e Kosovės dhe mėnyra e zgjidhjes sė saj do tė jetė guri i provės. Zgjidhja e saj nė favor tė popullit tė Kosovės do tė tregojė pjekurinė dhe forcėn e BE-sė. Kjo ėshtė e vetmja zgjidhje nė njė linjė me vetė sigurinė e Europės. Cdo tentativė pėr ta lejuar Kosovėn tė bėhet kurban i parė i kėtij realiteti tė ri fetar tė Europės do tė vėrtetojė plotėsisht pushtimin ortodoks tė politikės sė BE-sė dhe kapitullimin e saj pėrballė “ariut rus” qė mendohej se ishte zbutur.

Zgjerimi i planifikuar i BE-sė nė drejtim tė Lindjes ortodokse tashmė e ka ripozicionuar kristianizmin ortodoks nė ato nivele ku politikat ortodokse janė realisht pjesė e vendimarrjes politike tė Bashkimit Europian. Por Huntingtoni, shumė vite mė parė, kishte paralajmėruar pėrplasjet mes civilizimit “ortodoks sllav” me perėndimit “katolik-protestant” krahas kėtij tė fundit me atė islam. “Vetėm nėse vendet ortodokse e ndryshojnė identitetin e tyre sipas kushteve tė qarta laike mund tė ketė shanse ato vende t’i bashkohen perėndimit” thotė ai.

Nė tė vėrtetė zhvillimet nė kėtė fushė nuk janė optimiste. Disa nga vendet ortodokse tė anėtarėsuara nė BE duket nuk po manifestojnė njė pozicion tė qartė laik. Pesha politike e kishės brenda atyre vendeve nuk po bie, siē ka ndodhur nė Europėn Perėndimore, por po rritet, duke ndikuar dhe nė politikėn e jashtme tė vendeve tė tyre. Dhe ndikimi politik i kristianizmit ortodoks u manifestua qartė nė rastin e pėrēarjeve brenda vetė BE-sė pėr mundėsinė e njohjes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės nė rastin e njė vetoje tė mundshmė Ruse nė KS tė OKB-sė.

Disa shtete anėtare tė BE-sė, por tė linjės ortodokse, i dhanė garanci qendrės politike tė ortodoksisė, Moskės, por edhe Serbisė ortodokse, se nuk do ta njihnin pavarėsinė e Kosovės pa njė rezolutė tė OKB-sė. Kėto shtete jo vetėm prishėn mundėsinė e veprimit tė BE-sė si njė ekip nė politikėn e jashtme, por e faktorizuan nė majat mė larta Moskėn nė vendimarjen pėr Kosovėn.” Evropa e ndarė dhe e dobėt do ta ēojė Rusinė nė joshje, pėr tė ndjekur rrugė tė rrezikshme nė tė ardhmen e saj” thotė Joshka Fisher-ish ministėr i jashtėm gjerman.Dhe shenjat janė tė qarta. Kosova, nė zemėr tė Europės u shpall “vijė e kuqe” e rėndėsishme pėr sigurinė kombėtare tė Rusisė...
....vazhdon.....
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė