Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
|
Re: Nuk mbrohet njė fe duke sulmuar tjetrėn
Toleranca nderfetare,dialogu dhe mirkuptimi arrihen me diskutime respekt dhe iformime te ndersjellta te sjelluna me sinqeritet,me devotshmeri,ku gjdo pale kerkon cka e bashkon me tjeterin,dhe jo me fjal boshe e me gur ne strajc,pa agenda imponuse dhe pa tone kernuese,pa i mohuete tjeterit te drejten e ekzistences apo arsyjen dhe vertetsin dogmatike si Zotin,profetet,dogmat themelore,dhe te drejten e te shprehurit,dhe besimit ne ata cka ai beson,dhe ku personi apo nji grup njerzish kan gjet strehim,moral apo shpirtnor,por me kusht qe mos te i cungohen te drejtet as minoritetit e as majoritetit.qe mjerisht deri me tani ne kete fushe jemi te vorfun dhe nuk po ndodhin dhe as nuk kan ndodh si ne mirekuptimin politik (ndermjet partinave) ashtu edhe ne mirekuptimin fiqinjor,apo vllaznor ,kombtar dhe fetar .Ska as nji bashkesi fetare apo komb ne bote qe ska te mira,qe me to kontribon bashksinave tjera,por duhet pranuar se kan edhe te meta dhe gabime qe duhet ata vete me i luftua dhe asgjesua(nuk mbahet feja me dhune,nuk gjukohen njerzit me vdekje pse i takojn nji religjioni tjeter,nuk ju hidhen shpijat e lutjes ne ajr apo sju djegen me zjarr,vetem pse ata besojn ne nji mnyr tjeter,nuk kercnohen minoritetet apo nuk perulen dhe nencmohen e dhunohen),para se te i shkaktoj tjerve dame dhe kokeqamje,Faji gjithmon duhet te kerkohet nga vehtja ,se a mos po shkaktoj une ket(nese vellai apo shoqi yt i shkakton shqetsim tejerve,mundoju me ndalue ti,para se te ju imponohet tjerve me marr masa kunder ti ,per mbrojtjen e tyre),e mandej me kerkue sqarim apo ndihm apo me akuzua tjeret.Por si parakusht i gjdo diskutimi te sinqert apo mirekuptimi asht me pranue me diskutue lirshem,si nese pajtohesh ashtu edhe nese nuk je ne pajtim( to agree to disagree)Ne as nji instanc smundet me qen dikush 100% gabim e tjetri 100% ne te drejt,gjithmon fusha asht e perzier,me ndoshta 70% me 25% apo 80/20 apo 65/35 por jo 100%.As kush ne kete bot njerzore smund te konfirmoj se aj asht perfet,cdo njeri apo shoqeri,ka te mira po ashtu ka dhe gabime,disa ma shum e disa ma pak.Si me i bashkue te mirat dhe me i largue te keqijat,me gjet rrugen e mirekuptimit.Ktu jemi te vorfun,skemi sinqeritet,deshirojm me dominue,me kercnue,me fajsue tjeret,konsumojm por nuk prodhojm,deri kur me ket menyr naiviteti dhe arrogance,kjo vetem mbrapa na con,sna lejon me ec para,sepse na randon dhe shqetson,sjemi te qet,sjemi te lumtun,sjemi te lir.Kur te lirohemi nga keto mbeturina,faje,atehere e kemi ma te leht me diskutue,me u mirekuptue,me pranue dhe respektue vehten dhe te tjeret,atehere mund ta duam dhe kuptojm edhe Zotin qe na ka krijua.Asht e pamujtun me dasht Zotin qe se shofim,nese nuk duam njeri tjeterin, njerzit(vellaun ton,fqiun ton) qe na rrethojn dhe me ta ndajm te miren dhe te keqen,me deshir apo pa dashje.Verbsija dhe arroganca e naiviteti shkatrrojn dhe robnojn intelegjencen,lirin,dhe ndergjegjejen.Behemi skllave te vehtvehtes,per me ec para duhet te clirohemi nga keto te liga,Jemi vlazer te nji gjaku te nji gjuhete nji kombi shum te vuajtun,athue do ta varrosim kombin per hire te injorances tone,do bejm vetevrasje per inad te komshis.Zgjohuni para se te jete teper vone.Si do te ndertojm shtetin,dhe te ruajm kombin nese jemi te perqam,apo mos do te ndertojm ne gjdo fshat nga nji kombe,vetem te bashkuem mund te ecim para,vetem te pajtum mund te perparojm,e kur te jemi ashtu te bashkum edhe tjeret do na nderojn e respektojn,perndryshe smeritojm,shtet as komb e as fe.Mos harroni se as shejti sasht aq i bukur sa e pikturojn,por as djalli sasht aq i zi sa e thojn.
|