Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-07, 03:52   #1
pleshti
Pickues
 
Avatari i pleshti
 
Anėtarėsuar: 20-03-07
Vendndodhja: Qaty ku o ngusht
Postime: 191
pleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithė
Gabim Cilet njerez i do Zoti?

Zoti ka nje spekter te gjere njerezish, me ane te se cileve, Ai ka punuar ne histori.
Ai ka pasur njerez te fuqishem, te urte, te lavdishem, te zgjuar.
Njerez me autoritet.
Shume prej tyre kane qene profete apo mbreter,te veshur me fuqi, te tjere kane qene te urte, te veshur me urtesi.
Por, ata me te cilet Zoti vertet ka bere dicka te perjeteshme, nuk bejne pjese as tek te fuqishmit, as tek te urtet. Dicka tjeter kane qene ata.
Ata kane qene te thyer
Shume njerez luten per pushtet, duke qene te bindur se e bejne kete vetem me qellime te mira, per te ndryshuar gjendjen e rende.
Por ajo qe eshte me e habitshme eshte se Zoti i degjon lutjet e tyre disa here. Keshtu, Ai disa i larteson dhe u jep pushtet te pamase, ndonese brenda tyre s'jane vecse njerez kriminele, te ulet, kufoma te pakallura ne varr. Shume prejt tyre Ai u jep autoritet, madje dhe mbi njerezit qe vertet AI i do.
Po pse ndodh kjo?
Ai vepron keshtu per dy arsye:
1-) Se pasi, Ai zbulon keshtu lakuriqesine e zemres se atyreve qe per pushtet enderrojne. Sapo hipin ne pushtet, ata e heqin masken e fetarit, dhe tregojne fytyren e vertete te politikanit, apo te diktatorit te etur per pushtet pa kufi.
2-) Se dyti, me ane te kesaj, Ai pergatit ata qe me te vertete do t'i perdore per punen e Vet, per ate pune qe do ngelet ne perjetesi dhe nuk do zhduket nga koha
Ekziston nje dallim i madh midis te veshurit nga jashte me fuqi, dhe te veshurit se brendshmi me fryme. Ata qe vishen me fuqi, e fillojne mbreterimin e tyre, duke u betuar si po i sherbejne Zotit, dhe e perfundojne duke perndjekur ata qe vertet e duan Zotin.


pleshti Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante