Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:16   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e kufirit veri-perendimor me Malin e Zi

Mė 24 shkurt gazeta franceze "Temps" botoi njė telegram tė diktuar nga vetė ai. Tre janė paralajmėrimet themelore tė bėra nga Mbreti i Malit tė Zi: 1- sė pari Shkodra ėshtė njė ēėshtje me rėndėsi jetėsore pėr kėtė vend; 2-sė dyti, shkėputja e kėtij qyteti nga Mali i Zi e kishte penguar pėr shekuj zhvillimin politik dhe ekonomik tė vendit; dhe 3) sė treti, Europa nuk duhet ta detyrojė me forcė Malin e Zi tė heq dorė nga kėrkesat e saj tė ligjshme, pėr shkak tė nevojės sė marrjes sė "njė zgjidhjeje supreme". Por synimi i Mbretit Nikolla ecte nė kah krejtėsisht tė kundėrt me rrjedhėn e punimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve, madje edhe me vetė rrugėn e zgjidhjes sė problemeve qė kishte kuptuar edhe Rusia. Kjo e fundit, duke mos dashur tė gjindej e vetme, dhe nė rrethanat e plotėsimit gradual tė predentimeve tė saj, gjegjėsisht tė Serbisė, pėr kufirin verilindor shqiptar, vendosi tė mos e pėrkrahte mė me tė njejtėn mėnyrė Malin e Zi. Rreth datės 5 mars, ambasadori rus nė Cetinė i komunikoi mbretit Nikolla opinionin e Fuqive, se Shkodra duhet t'i pėrkiste Shqipėrisė. Prandaj vazhdimi i betejės pėr qytetin dhe viktimat tė reja rreth tij do tė ishin tė padobishme. Nė njė komunikim tė bėrė si nė Cetinė, ashtu edhe nė Beograd prej qeverisė ruse, thuhej se, Mali i Zi nuk duhej tė llogariste mė shumė tash e mbrapa se njė mbėshtetje diplomatike pėr ēėshtjen e Shkodrės. Ky qėndrim ėshtė i lidhur drejtėpėrdrejtė me zhvillimet nė Konferencė. Nė mbledhjen e pasditės sė datės 6 mars, u arrit nė njė mendje tė pėrbashkėt se, "pėr kufirin shqiptar e vetmja ēėshtje e diskutueshme mbetej ajo e Gjakovės".

Nė ditėt qė pasuan, ambasadori rus bėri edhe ndėrhyrje tė tjera, nė tė cilat ai mjaft ashpėr i deklaroi Mbretit Nikolla se, "nė qoftė se vazhdonte t'i qendronte qėllimit tė tij, duke bėrė sulme tė mėtejshme ndaj Shkodrės, kjo do tė thoshte se ai vepronte nė kundėrshtim me kėshillat e Rusisė". Nė fakt, paralajmėrime tė tilla qenė pa efekt dhe pėrgatitje edhe mė intensive pėr luftė vazhdonin tė zhvilloheshin.

Lufta tani u bė gjithnjė e mė shumė njė betejė pėr zotėrimin e Shkodrės nė mes shqiptarėve dhe sllavėve. Turqit tashmė ishin pėrfundimisht jashtė lojės.

Pas mbledhjes sė datės 11 mars 1913, ministri i jashtėm britanik Grey, mbasi kishte marrė edhe miratimin e Rusisė, i komunikoi delegatėve malazezė se fati i Shkodrės do tė vendosej prej Fuqive dhe se operacionet nė vijim tani kundėr Shkodrės, nuk do tė ndikonin nė kėto vendime. Nė forma mė tė qarta dhe gjithpėrfshirėse e trajton kėtė problem rezoluta e mbledhjes sė datės 19 mars: "Shqipėria ėshtė e rezervuar pėr t'u pėrkufizuar politikisht prej Fuqive; dhe deri sa kufiri tė jetė pėrcaktuar, asnjė veprim i ndėrrmarrė prej Serbisė dhe Malit tė Zi nė Shqipėri nuk do tė konsiderohet si njė e drejtė e fituar; edhe nė qoftė se, pėr shembull Shkodra do tė bjerė, fati i saj do tė vendoset prej Fuqive dhe jo prej pushtimit malazias".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė