Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:17   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e kufirit veri-perendimor me Malin e Zi

Rezistenca diplomatike austro-hungareze pėr kufirin verilindor do tė zgjasė deri mė datė 22 mars. Kėtė ditė, ministri i jashtėm i perandorisė Austro-Hungareze Berchtold, vendosi ta lėshojė pretendimin mbi Gjakovėn si pjesė e Shqipėrisė, me kushtin qė kufiri verior i Shqipėrisė tė vendosej sipas vijės nga Buna drejt Liqenit tė Shkodrės. Kushti i dytė kishte tė bėnte me ndėrprerjen e menjėhershme tė armiqėsive dhe evakuim tė shpejtė tė ushtrive serbe dhe malazeze nga territoret e dhėna Shqipėrisė, kusht qė do tė duhej tė garantohej nėpėrmjet njė komunikimi kolektiv diplomatik prej pėrfaqėsuesve tė gjashtė Fuqive tė Mėdha nė Cetinė dhe Beograd.. Kėshtu, pas mė shumė se dy muajsh pėrpjekjesh, dhe mundimesh qė synonin shmangien e ndėrmarrjes sė veprimeve tė rrezikshme tė izoluara, Konferenca ja arriti t'i zgjidhė me njė marrėveshje tė pėrbashkėt ēėshtjet nė diskutim. Nė qoftė se ēėshtja do tė konsiderohej ekskluzivisht mbi bazen e parimit tė kombėsisė, krahinat e kundėrshtuara do t'i ishin dhėnė pa dyshim Shqipėrisė, meqė banoheshin kryesisht nga banorė shqiptarė. Por nė kėtė konferencė, ky parim kishte kaluar nė plan tė dytė para nevojės sė ruajtjes me ēdo kusht tė "koncertit europian" dhe para disa parimeve tė tjera siē ishin fitoret ushtarake tė aleatėve ballkanikė dhe konsiderimi i sjelljeve tė popujve nė kėtė luftė. Qeveria ruse e mirėpriti vendimin austro-hungarez mbi ēėshtjen e kufirit dhe pranoi njėkohsisht edhe idenė e njė aksioni kolektiv diplomatik nė Beograd dhe Cetinė.

Kompromisi i arritur rreth kufijve verior dhe verilindor tė Shqipėrisė shėnoi fundin e periudhės akute tė mosmarrėveshjeve austro-ruse, por nė tė njejtėn kohė hapi periudhen e njė konflikt tė dhunshėm dhe dramatik mes Fuqive tė mėdha dhe shtetit tė Malit tė Zi.

Mė 26 mars, Kėshilli i Pallatit Mbretėror tė Malit tė Zi vendosi tė mos i perulej ndaj ēdo komunikimi tė bėrė nga Fuqitė dhe tė vazhdohej sulmi mbi Shkodrėn..

Nė pasditėn e 29 marsit, pėrfaqėsuesit e Fuqive ndėrmorėn hapin e shumėpritur tė pėrbashkėt nė Cetinė dhe Beograd, duke i komunikuar tė dyja qeverive vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve. Qeveria malazeze nuk u pėrkul as pėrpara kėsaj ftese formale: mė 31 mars rimori pėrsėri me fuqi sulmin mbi Shkodėr, ndėrsa mė 1 prill 1913 i dorėzoi pėrfaqėsuesve tė Fuqive pėrgjigjen ku refuzohej plotėsimi i kėrkesave tė lartpėrmendura. Sulmi i fuqishėm mbi Shkodėr edhe kėsaj radhe doli pa sukses. Brenda dy ditėve Mali i Zi humbi 1200 ushtarė dhe tė dėshpėruar pėr kėtė humbje filluan tė bombardojnė lagjet qytetare tė Shkodrės, pėrfshirė edhe konsullatat e huaja. Edhe konsullata britanike qe sulmuar ndėrsa zevėndės konsulli, shkodrani Nikolla Suma u plagos. Fuqitė, tė cilėt kishin arritur nė marrėveshje pas njė pune tė lodhshme dhe tė vėshtirė, u acaruan mjaft nga ky qėndrim mospėrfillės dhe vendosen tė ndėrmarrin njė demonstrim detar kundėr Malit tė Zi. Mė 5 prill, njė skuadron ndėrkombėtar i pėrbėrė nga tre anije austriake, dy italiane, njė franceze, njė angleze, dhe njė gjermane (qeveria ruse, megjithėse e aprovoi demonstrimin, nuk dėrgoi anije) arriti para Tivarit dhe Ulqinit. Komandanti flotės ndėrkombėtare, zėvendės admirali britanik Cecil Burney, i dėrgoi njė notė tjetėr Cetinės zyrtare duke i kėrkuar tėrheqje tė menjėhershme trupave. Kėtij frikėsimi qeveria malazeze iu pėrgjigj pėrsėri me njė refuzim tė prerė, ndėrsa mbreti Nikolla me njė deklaratė nė tė cilėn shprehej qartė se nuk do tė tėrhiqej as me forcė. Dhe pothuajse asgjė nuk shėrbeu nė kėtė drejtim, pėrfshirė edhe kėshillat e Rusisė, as premtimet pėr kompensime ekonomike, as kėrcėnimet e Austro-Hungarisė, dhe as shpallja e bllokut detar nga porti i Tivarit deri nė grykderdhjen e Drinit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė