Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:19   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e kufirit veri-perendimor me Malin e Zi

Nė planin gjeo-politik, Mali i Zi vertet nuk ia arriti tė aneksonte Shkodrėn, por ia doli tė vihet nė zotėrim tė njė territori shumė mė tė gjėrė se sa mė 1880, territor i banuar tėrėsisht nga njė popullsi e nacionalitetit shqiptar. Kėshtu Shkodra vertet u ruajt nė Shqipėri, por asaj iu shkėputėn territore tė rėndėsishme tė Anės sė Malit, pjesė tė Krajės, Hotit, Grudės, duke vijuar mė pas nė Plavė dhe Guci. Shkodrės pėr tė dytėn herė iu prenė arteriet e komunikimit dhe atij zhvillimi qė e kishin ngritur nė vendin e parė tė qytetrimit shqiptar.

Nė planin diplomatik, pėrgjatė zhvillimit tė punimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve, konstatohet njė prirje veēimi gjithnjė edhe mė e pėrshkallėzuar ndaj kėrkesave tė Malit tė Zi nga ata e Fuqive. Duke qenė njė shtet i vogėl, i vendosur fare pranė kufirit me Perandorinė Austro-Hungareze, dhe i orientuar nė synimet e saj, pikėrisht nė njė zonė tė Shqipėrisė, gjėgjėsisht tė Perandorisė Osmane, ku monarkia dualiste ushtronte protektoratin e vet tė kultit, Mbretėria e Malit tė Zi u privua nė Konferencė nga korrja e fitores maksimale tė dėshirueme, dhe rrezikoi nė njė moment kokėfortėsie dhe mungese realizmi, njė ndėshkim tė rėndė ushtarak. Rusia, ndonėse e dėshirueshme nė mbrojtje tė interesave tė mbretėrisė malazeze, nuk mundi tė bėnte mė shumė pėr tė, pėr shkak se pjesėn e vet nė balancėn e Fuqive, e rėndoi mė tepėr nė drejtim tė mbrojtjes sė aspiratave aneksioniste tė shtetit tjetėr mė tė fuqishėm, Serbisė. Kėsisoj, Mali i Zi i ndodhur mes ambicjes pėr njė zgjerim tė rėndėsishėm territorial dhe pamundėsisė praktike pėr ta realizuar njė gjė tė tillė pėr shkak tė arsyeve tė mėsipėrme, kaloi gjatė punimeve tė Konferencės njė veprimtari tė paqendrueshme dhe tė pamotivueshme nė planin e veprimtarisė diplomatike. Kėrkesat e pabazuara nė planin etno-historik dhe ekonomik ngjallėn shpesh herė nė Konferencė, situata tė pamotivuara ballafaquese. Por duhet tė kuptohet se njė qėndrim i tillė ishte pjesė e pashkėputur e kohės kur zhvilloheshin ngjarjet dhe e tipareve qė ajo mbartte. Konceptimet moderne tė tė drejtave tė popujve mbeteshin vetėm nė letėr, apo ishin tė pranishme vetėm nė konceptimin e ndonjėrit prej shteteve pjesėmarrėse nė Konferencėn e Ambasadorėve. Ndersa Ballkani i asaj kohe ishte pėrfshirė nga njė ndjenjė e pėrzier, qė varionte mes lirisė sė shumėpritur nga dhunuesi i tij shekullor dhe imitimit tė veprave famėkeqe qė ai kishte bėrė nė kurriz tė tij.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė