Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:25   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kongresi i Berlinit dhe cėshtja Ballkanike

Interesat vitale tė popullit shqiptar para botės i mbronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit e formuar para se tė fillonte Kongresi i Berlinit. Pjekuria politike dhe angazhimi maksimal i ideologėve tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, drejtues tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u pa dhe doli nė shesh nė kėrkesat e tyre pėr autonominė e Shqipėrisė, tė paraqitura Portės sė Lartė dhe Fuqive tė Mėdha. Ata kėrkuan me plot urtėsi e dituri qė tė trajtohej edhe tė zgjidhej ēėshtja e popullit shqiptar. Megjithate, Porta dhe imperialistėt evropianė nuk pėrfillėn tė drejtėn e kėtij populli me tė gjitha tiparet si komb: traditat, doket, zakonet, kulturėn dhe tė drejtėn historike mė tė moēme nė Ballkan pėr ekzistencė shtetėrore.

Diplomacia evropiane, e cila nė kėt kohė e kishte nė dorė dhe po e vendoste fatin e kombeve nė Ballkan, pas Kongresit tė Berlinit u aktivizua dhe mė tepėr ngase u panė qartė gabimet fatale qė kishte bėrė me traktatin e atij Kongresi. Marksi duke bėrė njė vėshtrim mbi qėllimet dhe vendimet e Kongresit tė Berlinit theksonte se: „Diplomatėt e perėndimit gjithnjė e mė tepėr pėrpiqeshin pėr tė ruajtur statusquonė nė Ballkan dhe paprekshmėrinė e Perandorisė Osmane pėr interesat e veta".4

Pas shumė diskutimeve tė cilat zgjatėn plot njė muaj, diplomatėt e Fuqive tė Mėdha, mė 13 korrik 1878, kumtuan zyrtarisht se Kongresi i Berlinit kishte marrė fund. Tani filloi qėrimi i hesapeve sa nė fushėbeteja, aq edhe pranė tryezave tė rrumbullakėta, duke u pėrpjekur secila tė sigurojė sa mė shumė territore nė dobi tė vet. Kongresi mori njė varg vendimesh me pasoja tė mėdha pėr jetėn dhe fatin e tė gjithė popujve tė Ballkanit. Ēėshtja ballkanike nė kuadrin e Krizės Lindore u trajtua nė mėnyrė tė njėanshme, duke favorizuar Serbinė, Malin e Zi, Bullgarinė dhe Greqinė, tė cilave ua njohu tė „drejtėn" e zgjerimit territorial nė dėm tė popullit shqiptar, maqedon etj.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante