Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:30   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kongresi i Berlinit dhe cėshtja Ballkanike

Nė seancėn e dytė tė Kongresit tė Berlinit, e cila u mbajt mė 17 qershor 1878, pėrfaqėsuesi diplomatik i Anglisė kėrkonte me kėmbėngulje qė nė punėn e Kongresit tė merrte pjesė edhe Greqia. Ai kėtė propozim e lidhte duke e cekur rivalitetin qė ekzistonte midis grekėve dhe popujve sllavė, tė cilin me njė akt tė tillė pėrpiqej ta evitonte.18

Zgjerimi i shtetit serb nė drejtim tė jugut, kėrkesė qė e pėrkrahnin disa fuqi tė mėdha nė Kongresin e Berlinit, u kundėrshtua vetėm nga pėrfaqėsuesi diplomatik i Turqisė pėr interesa tė Perandorisė sė tij.19

Duke shfletuar protokollin nr. 8 qė u miratua nga pjesėmarrėsit e Kongresit tė Berlinit, mund tė kuptohet se edhe Qeverisė Greke i ishte lejuar qė tė dėrgonte pėrfaqėsuesit e vet diplomatik nė kėtė tubim.20 Nga kėto tė dhėna mendojmė se mund tė konkludojmė se Qeveria sėrbe dhe ajo e Athinės siguruan tė drejta qė tė dėrgojnė mbikėqyrėsit e tyre diplomatikė nė Kongresin e Berlinit. Sa i takon Greqisė, kongresi ēėshtjen e la tė pazgjidhur dhe vendosi qė kufiri ndėrmjet Perandorisė Osmane dhe Greqisė tė caktohej sipas njė komisioni qė do tė formohej nga tė dy palėt, ku si bazė do tė shėrbente edhe vija kufitare e pėrcaktuar nga lumenjt Selemvrija nė Thesali dhe Kallamas. Sipas kėtij rekomandimi Greqisė do t'i mbeteshin jo vetėm qytetet Janina, Preveza dhe Arta me rrethina, por edhe e tėrė Ēameria.21

Pikėrisht nė saje tė diplomacisė evropiane, Mali i Zi dhe Serbia arritėn tė realizojnė njė varg koncesionesh nė Kongresin e Berlinit. Kėshtu deri sa Mali i Zi duke u mbėshtetur nė Paqen e Shėn Stefanit zgjeroi territorin e vet pėr 210 mila, me Kongresin e Berlinit atij iu zvogėlua territori nė vetėm 80 mila, ku, sipas tė dhėnave, jetonin 50.000 shqiptarė. Nė pėrgjithėsi pas Kongresit tė Berlinit, Mali i Zi disponon, sipas tė dhėnave tė kohės gjithsejt 165 mila territor, me 250.000 banorė.22

Siē dihet, me vendimet e Kongresit tė Berlinit Serbia e fitoi pavarėsinė e plotė shtetėrore dhe njėherėsh u zgjerua nė juglindje me 210 mila dhe 280.000 banorė, me njė popullsi me mjaft shqiptarė. Disa shkenctarė kanė llogaritur se pas Kongresit tė Berlinit Serbia duhet ketė pasur gjithsejt 1.000 mila territor dhe 1.600.000 banorė.23

Nė kohėn e Krizės sė madhe lindore (1875—1878) qarqet imperialiste tė shteteve tė mėdha dhe ato tė shteteve ballanike i thyen parimet e luftės pėr ēlirimin kombėtar tė popujve tė Ball-kanit.24

Popujt e Gadishullit Ballkanik, pėrkundėr pesė shekujve nėn zgjedhen e Perandorisė Osmane, jetuan pothuajse nė kushte historike gati tė barabarta, por zhvillimi i procesit tė emancipimit kombėtar tė tyre nuk u zhvillua dhe nuk pėrfundoi kudo nėn kushte dhe rrethana tė njėjta dhe nė tė njėjtėn kohė. Shqipėria u nda nga Perandoria Osmane mė vonė se Greqia, Serbia, Bull-garia, Rumania dhe Mali i Zi.25

Kėshtu „koncerti evropian" pavarėsisht nga kėrkesat e popujve tė Ballkanit, i mbledhur nė Berlin, hartoi hartėn e re tė Gadishullit Ballkani, sipas interesave tė veta.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė