Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 20:52   #31
Shqip
 
Anėtarėsuar: 23-10-07
Postime: 2
Shqip i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Shoqatat Islamike-arabe ne torjet Shqiptare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Albanian eX|PerT
I nderuar, si duket paske harruar ta cekesh edhe ate se ky eshte djali i shpiunit me te madhe shqiptar, i cili ka qene argat i Udbes. Per me shume informacione rreth familjes se ketij udbashi lexo ne kete link:
http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=19511

Edhe Adriatik Kelmendi, me sinqeritet e dinjitet po e pason rrugen e atit te tij, qe ta qoje amanetin e tij dhe Serbis ne vend. Nese i marrim listat e Adem Demaēit dhe shokeve te tij, do shohim emrin e ketij shpiuni, i cili i ka persekutuar shqiptaret.

Me quditi fakti, se ne forum paskemi perfaqeues te Udbe-s.

ps| Ju falemnderit shume moderarot, qe tek "Politika" e keni lejuar temen: Udbashet me emer dhe mbiemer!
Albanian Expert,

e pashe referencen qe i keni bere Adriatik Kelmendit, ku ia mveshni gabimisht biresine e dikujt tjeter. Ne listen qe eshte prezantuar ne forum per ata qe quen "shpijune te UDB-se" eshte e vertete se permendet nje Halil Kelmendi, ish-prokuror, por ai nuk ka fare te beje me te atin e Adriatikut. Mbase keqkuptimi eshte bere per shkak se mbiemri eshte Kelmendi dhe edhe ai Halili si dhe babai i Adriatikut ka qelluar te punojne si prokuror. Por emri i tij eshte krejt tjeter dhe mund fare lehte te verifikohet. Mbase mund te pyetet edhe vete Adem Demaci dhe mund te ju flase si per Adriatikun ashtu edhe per babain e tij.

Babai i Adriatikut aktualisht eshte Kryeprokuror Publik i Qarkut te Pejes dhe eshte emeruar ne kete post pas luftes, ne vitin 1999, nga Bordi i Emerimeve te Larta ku jane shikuar bukur shume biografite e kandidateve. Ka dale qe babai i Adriatikut te jete me i miri dhe te emerohet jo vetem prokuror publik, por kryeprokuror, duke qene njekohesisht nje nder personalitetet me te respektuara ne Kosove.

Adriatiku perndryshe eshte zgjedhur sivjet gazetari me i mire ne Kosove nga AGPK, dhe kryesisht per kontributin e tij te madh qe e jep si kryeredaktor ne KTV per ceshtjen shqiptare. Jane antologjike sidomos intervistat e Adriatikut me cetniket si Drashkoviq, Ivanoviq e te tjere, ku ai duke i folur ne gjihe shqipe i demoskon politikat shoviniste serbe. (beni nje kerkim ne google me emrin e Adriatik Kelmendit dhe mund te mesoni me teper)

Familja e Adriatikut ka qene dhe mbetet nje familje me historiat te pasur kombetar dhe intelektual.

Gjyshi i tij, Jakupi, ka qene i burgosur nga partizanet me 1945 per shkak se ka ndihmuar me ushqime cetat e Ballisteve shqiptare.

Xhaxhai i tij, Ramizi, shkrimtari, publicisti dhe intelektuali i njohur shqiptar, po ashtu, eshte burgosur nga partizanet per shkak se kishte formuar shoqaten per bashkim me Shqiperi, bashke me Marije Shllakun e te tjeret, te ekzekutuar me vone nga partizanet. Ramizi kishte shpetuar nga ekzekutimi per shkak te moshes jomadhore.

Po ashtu mund te shikoni edhe historiatet kombetare dhe intelektualeve te familjes se gjere Kelmendi dhe do te gjeni edhe shume e shume te dhena qe flasin shume per kete familje.

Ne fund, vetem deshiroj qe t'iu kujtoj pjesemarresve ne forum se duke rritur listen me bashkepunetore te paqene te UDB-se, per shkak te pakujdesise, vetem sa i rehabilitojme bashkeunetoret e vertete dhe listat ekzistuese i bejme jorelevante.

Nuk e kane thene me kot se nese do te besh dicka te pabesueshme, vetem shumefishoje numrin dhe me askush nuk do ta marre seriozisht.
Shqip Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante