Titulli: KUR'ANI: Fjalė e Allahut xh.sh. apo vepėr e Muhamedit a.s.
Ndryshimi mes mėnyrės sė shprehjes sė Kuranit dhe mėnyrės sė shprehjes sė Pejgamberit Muhamed a.s. dallohet mjaft lehtė. Ndėrmjet stilit shprehės gjuhėsor-letrar tė Kuranit dhe stilit tė hadithėve-porosive tė Pejgamberit a.s., ka njė ndryshim aq tė madhė, sa qė arabėt i gjenin tė pėrshtatshme shpjegimet jashtkuranore tė Pejgamberit a.s. ndaj formave tė tyre tė bisedės dhe dialogut, kurse pėrballė Kuranit se merrnin dot veten nga habia dhe mahnitja. Duke lexuar porositė e Pejgamberit, pėrvijohet pas tyre imazhi i njė njeriu qė mendon e bisedon i pėrvuajtur e i pėrulur me frikėn ndaj Allahut xh.sh. Kurse nė zėrin e Kuranit ndihet njė guxim i lartė, njė vizion tronditės e njė tingėllim madhėshtorė. Ndėrkaq, ėshtė as e mundur dhe as e pranueshme logjikisht qė nė shprehjen e njė njeriu tė sendėrtohen aty pėr aty dy stile aq tė ndryshėm nga njėri-tjetri. (5) Kėtu tregohet se Muhamedi a.s. ėshtė njė njeri si tė tjerėt me dallimin e vetėm, se atij i shpallet relevatė nga Zoti xh.sh., gjė tė cilėn e pohon vetė Kurani:
Thuaj: Unė jam vetėm njeri, sikurse ju, mua mė shpallet se vetėm njė Zot ėshtė Zoti juaj, e kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet, le tė bėjė vepėr tė mirė, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos pėrziejė askė. (Kehf 110)
Sikur autorė i Kuranit tė ishte Muhamedi a.s. pėrse nuk e dėgjuan asnjėher ta pranonte apo ta theksonte vet, njė gjė tė tillė?
Fakte tė tjera qė hedhin poshtė tezėn qė Muhamedi a.s. ėshtė autorė i Kuranit ėshtė se vetė Muhamedi a.s. korigjohet nė veprimet e tija nga Kurani. Pėr kėtė do tė mjaftonte tė pėrmendej rasti kur Hamza r.a. axha i Pejgamberit a.s. u vra nė betejėn e Uhudit. Me nxitjen e Hindit, gruas sė Ebu Sufjanit trupi i tij u masakrua keq. Kur Pejgamberi a.s erdhi dhe pa ēfarė kishte ngjarė ai tha: Kurr nuk kam ndjerė nė shpirt zemėrim si ky qė po provoj nė kėto ēaste, kur Allahu tė mė ndihmojė herėn tjetėr qė tė fitoj mbi Kurejshėt. Betohem se do tė masakroj, dėrmoj tridhjetė nga tė vdekurit e tyre. Por menjėher pas kėsaj atij i erdhi ajeti Hyjnor ku ja tėrhjek vėrejtjen:
Nė qoftė se doni tė merrni hak, atėherė ndėshkoni nė atė masė sa jeni ndėshkuar ju; e nėse duroni pa dyshim ai ėshtė mė i mirė pėr ata qė durojnė. (Nahl 126)
Dhe ėshtė e vėrtet se ai nuk e pėrmbushi kėrcėnimin e tij, nė tė kundėrtėn ai e ndaloi pėrgjithmon masakrimin e kufomave pas betejės. (6)
Nė mėnyrė tė ngjajshme kur Pejgamberi a.s. u plagosė nė luftėn e Uhudit, ai i mallkoi armiqt duke thėnė: Si mund tė begatojė ai popull qė plagosė tė Dėrguarin e Allahut!. Si pėrgjigje ndaj kėtij mallkimi zbritėn ajetet, pėr tja tėrhjekur vėmendjen Pejgamberit a.s. (shih: Ali Imran 128-129) (7)
Poashtu shembulli tjetėr, kur erdhėn disa mushrik tė Mekės dhe ia bėn disa pyetje rreth ndodhive tė padėgjuara nė Hixhaz, dhe u zgjodhėn pėr tė provuar nėse Pejgamberi a.s. zotronte ndonjė burim diturie mbi gjėrat e fshehta dhe tė papara. Pėrgjigja e Pejgamberit a.s. ishte Nesėr do tua them por ai nuk tha Po tė dojė Allahu, kur u kthyen ditėn tjetėr atij iu desh ti largojė dhe kjo gjė vazhdoi 15 ditė mė radhė. Atij nuk i ardh asnjė lajm nga Allahu xh.sh., dhe mandej i erdh ajeti qė ja tėrhjek vėrejtjen nė form qortimi, nėpėrmjet Xhebrailit ku thotė:
Dhe mos thuaj kurrsesi pėr ndonjė ēėshtje: Unė do tė bėj kėtė nesėr! Vetėm (nėse i shton): Nė dashtė All-llahu! E kur tė harrosh, pėrmende Zotin tėnd dhe thuaj: Shpresohet se Zoti im do tė mė japė udhėzim edhe mė tė afėrt prej kėtij (tė as-habi kehfit). (Kehf 23-24) (8)
Martin Lings, te vepra e cituar, fq. 77, duke trajtuar domethėnien e kėsaj pritjeje pak a shumė tė gjatė shprehet: Vonesa e pėrgjigjes Hyjnore, ndonėse e dhimbshme pėr Pejgamberin dhe pasuesit e tij, ishte mė tė vėrtet njė forcė mė e madhe pėr tė. Armiqt e mohuan domethėnien e kėsaj vonese, por pėr ata kurejsh qė ishin akoma tė pavendosur ky fakt ishte njė pohim i qartė i asaj se Fjala e Shenjtė i vinte Muhamedit nga Qielli dhe ai as nuk kishte gisht e as nuk mund ta kontrollonte atė. Ėshtė e kuptueshme poqėse Muhamedi do tė kishte trilluar tė gjitha ato ēfar kishte thėnė mė parė, nuk do tė ishte vonuar kaq gjatė pėr kėtė trillim tė ri, veēanėrisht nė njė ēast tė tillė ku rreziku qe mjaft i madh. (9)
|