Titulli: KUR'ANI: Fjalė e Allahut xh.sh. apo vepėr e Muhamedit a.s.
Nė Kuran, mė se 50 vende, Pejgamberit i thuhet Tė pyesin ty pėr... dhe i jepen pėrgjigje qė fillojn me urdhėrin Thuaj. Ėshtė krejt e qartė se ėshtė Allahu xh.sh. qė u jep pėrgjigje pyetjeve, pėr ēėshtje tė tilla si haramet dhe hallallet e ndryshme, rreth ndodhive tė padėgjuara tė kaluara, Dhulkarnejni, forma e dhurimit, shpirtit etj.etj., qė njė njeri e ka krejt tė pamundur tu japė pėrgjigje tė specializuara veē e veē, kurr nuk mund tė jetė brenda mundėsive tė njė njeriu. Ndėrkaq, ndodhte edhe qė nė rastin e pyetjeve tė tilla, Pejgamberi heshte sepse priste ajetin qė do ti zbriste si pėrgjigje. Ndodhte qė kalonin ditė tė tėra e atij nuk i vinte lajmėtari i qiellit, saqė disa filluan tė talleshin me tė duke i thėnė: Tė la Zoti ty... Hoqi dorė prej teje, etj., derisa zbriti ajeti: Zoti yt nuk tė ka lėnė, as nuk tė ka pėrbuzur. (Duha 3) (10)
Cili autorė e kėrcėnon vehten nė veprėn e vet qoftė edhe nė emėr tė dikujt tjetėr ose me gojėn e dikujt tjetėr? Pėr mė tepėr, ndėrsa pretendon se flet nė emėr tė Allahut xh.sh., a mund tė bėjė ndonjė deklaratė qė do ti sillte dėm pretendimit tė vet? Gjithashtu, a fut nė librin e vet shprehje akuzuese ndaj vetes? Kurse nė Kuran thuhet:
Sikur tė trillonte ai (Muhammedi) pėr Ne ndonjė fjalė! Ne do ta kapim atė me fuqinė Tonė. E pastaj do tia kėputnim atij arterien e zemrės. (Hakka 44-46)
Nė Kuran Muhamedit a.s. i tėrhiqet vėrejtja pėr mospjesmarrėsit e fushatės sė Tebukut: Pse u dhe leje atyre?. (11) Nė Kuran tregohet pėr martesėn me Zejnepen, gruan e Zejdit, gjė qė vet Pejgamberi a.s. nuk kishte dėshirė qė tė martohej me tė, por urdhėri qe i tillė qė tė martohej me tė, qė ti tregonte se Zejdi nuk ėshtė djali i Muhamedit a.s.. Pejgamberi i thoshte bir libertit tė vet Zejdit, por Allahu xh.sh., me anė tė njė ajeti, e hoqi birėsimin:
All-llahu nuk krijoi dy zemra nė gjoksin e asnjė njeriu e as nuk ua bėri gratė tuaja, prej tė cilave largoheni me dhihar nėna tuaja, (duke krahasuar shpinėn e gruas me atė tė nėnės), e as nuk ua bėri djem tuaj tė adoptuarit tuaj (fėmijėt e tjetėrkujt qė po i adoptoni si tė juaj). Kėto janė vetėm thėnie tuaja qė i shqiptoni me gojėt tuaja, e All-llahu e thotė atė qė ėshtė realitet, dhe Ai udhėzon nė rrugėn e drejtė. (Ahzab 4)
Poashtu Pejgamberi a.s. do tė qendronte pėr tia falur namazin e tė vdekurit kreut tė hipokritėve, Ibn Thelulit, meqė e njihte pėr musliman, por e la sepse e paralajmėroi Allahu, ku i thotė:
Dhe asnjėrit prej tyre kur tė vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazės) kurrė, e as mos qėndro pranė varrit tė tij (pėr lutje e vizitė), pse ata mohuan All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe vdiqėn kryeneēė. (Tevbe 84) (12)
Tė gjitha kėto urdhėra apo ndalime tė ngjajshme tregojnė se ai kurrė nuk vreponte me kokė tė vet, se ai ishte njė pėrfaqėsues qė vetėm zbatonte urdhėrat e Allahut xh.sh.. Edhe sjelljet nuk i ndryshonte sipas vetes, por pas paralajmėrimit ose tėrheqjes sė vėmendjes sė Allahut, ku thotė Allahu xh.sh. nė Kuran pėr Muhamedin a.s.:
Dhe ai nuk flet nga dėshira. Ajo nuk ėshtė tjetėr pos shpalljes qė i shpallet. (Nexhm 3-4)
|