Shiko Postimin Tek
Vjetër 25-10-07, 14:06   #4
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: KUR'ANI: Fjalë e Allahut xh.sh. apo vepër e Muhamedit a.s.

Dallimi mė i madh midis Kur’anit dhe cilit do libėr tjetėr tė shenjtė tė ndonjė besimi specifik qėndron nė atė se Kur’ani vazhdimisht e pohon origjinėn e tij hyjnore nga Zoti i botės. Nė Kur’an ekzistojnė njė mori shembujsh tė tillė:
“Ėshtė e vėrtetė se All-llahu u dha dhuratė tė madhe besimtarėve, kur ndėr ta nga mesi i tyre dėrgoi tė dėrguar qė atyre t’u lexojė shpalljen e Tij, t’i pastrojė ata, t’ua mėsojė Kur’anin dhe sheriatin, edhepse, mė parė ata ishin krejtėsisht tė humbur”.
(Ali Imran 164)
“A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kur’anin? Sikur tė ishte prej dikut tjetėr, pėrvreē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie”.
(Nisa 82)
“O ju njerėz! Juve ju erdhi nga zoti juaj kėshilla (Kur’ani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė krahrorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt”.
(Junus 57)
“Ne nuk tė shpallėm ty pėr tjetėr Kur’anin, vetėm qė t’u sqarosh atyre atė pėr ēka u pėrēanė, (ta zbritėm) qė tė jetė udhėzim e mėshirė pėr njerėzit qė besojnė”.
(Nahl 64)
Ajete tė tilla janė me shumicė. Pothuajse ēdo sure e Kur’anit e pėrmban pohimin pėr vulėn e autorėsisė sė Allahut xh.sh. Dhe Ai jo vetėm qė e shpalli Kur’anin por edhe duke qenė se ai duhej tė mbetej si mesazh njerėzimit deri nė fundin e kohės, ai duhej tė ruhej ashtu siē ishte shpallur prandaj edhe premtimi i Tij ėshtė i mrekullueshėm:
“Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij”
(Hixhr 9) (13)
Cdo fjalė e Kur’anit dhe jetės sė Muhamedit a.s. e dėshmon prejardhjen e Tij Hyjnore. Karakteri i sinqertė i Muhamedit a.s. nuk lė asnjė fije dyshimi pėr sinqeritetin e tij nė tė pohuarit se Kur’ani ėshtė fjalė e Allahut xh.sh.. Ai veēse kishte qenė i njohur si “i besueshmi- i sinqerti” edhe para se tė thirrej si Pejgamber. Edhe armiqtė e tij mė tė mėdhenj e pranonin ēiltėrsinė e personalitetit tė tij. Aq shumė e kishte fituar Muhamedi a.s. besimin e arabėve politeistė, saqė edhe armiku i pamėshirshėm i tij, Ebu Xhehli, i pati thėnė njė ditė: “O Muhamed, unė nuk po tė them se je gėnjeshtarė, por kėtė fe qė ke sjellė, s’e dua...”.
(14) Megjithėse edhe armiqt mė tė tėrbuar me ndėrgjegje e pranonin se Muhamedi ishte profet i vėrtet, e patėn kundėrshtuar vetėm e vetėm pėr egoizėm! Kur’ani thotė kėshtu:
“Ne dimė se ty tė brengos ajo qė thonė, e ata nuk tė gėnjejnė ty, por ata mizorė mohojnė argumentet e All-llahut”.
(En Am 33)
Megjithqė nuk ka nevojė pėr asnjė dėshmi mė tepėr se sa fjala e vetė Allahut xh.sh. qė e konfirmon origjinėn hyjnore tė Kur’anit, sikur edhe karakteri i dėlirė i Pejgamberit Muhamed a.s. i cili na pėrcolli atė. Ne do ti pėrmendim edhe disa fakte tė tjera tė cilat e bėjnė tė besueshėm Kur’anin si tė ardhur nga Zoti.
Edhe pėrsa u pėrket njoftimeve tė dhėna kushtuar tė shkuarės e tė sė ardhmes, Kur’ani ėshtė i shkylqyer dhe kategorikisht s’mund tė jetė shprehje njerėzore. Sot, me anė tė zbulimeve tė reja, janė nxjerrė sheshit mėnyra e tė jetuarit tė pupujve tė kaluar, fundi i tyre i mirė apo i keq ashtu siē i pat njoftuar fjalė pėr fjalė shekuj mė parė Kur’ani i Madhėrueshėm. P.sh. te Pejgamberė tė tillė si: Nuhi, Salihu, Luti, Ibrahimi, Musai, Isai (Paqa e Zotit qoftė mbi ta), etj., popujt e tyre, dhe vendbanimet e tyre- secili mė vete nga njė dėshmi e shpalosur pėr tu marrė shembull! (15) Kur’ani na tregon ku thotė:
“A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė shohin se si qe pėrfundimi i atyre qė ishin para tyre!?? Ata ishin edhe mė tė fortė se kėta, ata e lėruan tokėn dhe e rindėrtuan atė mė shumė se sa kėta, e rindėrtuan, atyre u patėn ardhur tė dėrguarit e vet me fakte tė qarta. Pra, Allahu nuk ishte qė t’ju bėjė tė padrejtė atyre, por ata vetvetes i bėnė tė padrejtė”.
(Rrum 9)
“A nuk e kanė tė qartė ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e kėta ecin nėpėr ato vendbanime tė tyre. Nė gjurmėt e atyre ka fakte pėr ata qė kanė arsye tė shėndoshė”.
(TaHa 128)
“Secilin prej tyre e kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet; disa prej tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė, disa i shkatėrruam me krismė nga qielli, kurse disa tė tjerė i sharrum nė tokė dhe disa pėrmbytėm nė ujė. All-llahu nuk u bėri atyre ndonjė padrejt, por ata vetės sė tyre i bėnė padrejtė”.
(Ankebut 40)
Kur’ani kur flet pėr popujt edhe Pejgamberėt e tjerė, Allahu xh.sh. ja bėnė me dije Muhamedit a.s. pėr ti treguar masės dhe njerėzve nė pėrgjithėsi se ti as qė ke marr pjesė nė ato ngjarje, as qė ka ditur gjė mbi ta gjer atėher:
“Kėto janė nga lajmet e fshehta (tė hershme) qė po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndėr ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do tė bėhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranė tyre as kur ata ziheshin mes vete”.
(Ali Imran 44)
“E ti nuk ishe nė anėn perėndimore (tė vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljėn (e bėmė pejgamber dhe dėrguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pran”.
(Kasas 44)
“Kėto janė disa rrėfimet e panjohura (pėr ty), qė po t’i shpallim ty, e qė para kėtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra tė jeshh i durueshėm se pėrfundimi (i lavdishėm) ėshtė pėr tė devotshmit”.
(Hud 49)
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë