Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: Korespodencė mes Miqėsh ...
Gesendet: Freitag, 26. Oktober 2007 17:47:57
An: jador
.ExternalClass .EC_hmmessage P{padding:0px;}.ExternalClass EC_body.hmmessage{font-size:10pt;font-family:Tahoma;}Pershendetje Kojshijake,
Jam duke lexuar ne forum dhe mu kujtua nje dite qe postova nje poezi te Kadarese " mall " dhe sikur " rrufeja " u godita me moderatoren e re Jador, ehh..menjeher me hyri friga mos do me fshij tash postimet e mija te " shumta " ne kete forum , pasi Jador-in e njoh si nje Zonjushe perplot ideale por edhe shume e " rrepte" nganjeher ne mendime e shtjellime, ne replika e intervenime, hehee.
Sot tere diten isha ne mendime...ka te bej qe isha duke bere nje pune qe nuk kerkonte ndonje energji mentale dhe kisha nevoj qe kete energji ta dirigjoj nepermes mendimeve ah, qe qelizave trunore te mos ju lejoj ndonje pushim qe se meritojn pasi vikendi ende s' ka filluar, heheh, doja te beja baraspeshe ah , do pushojn qelizat e trunit se bashku me kete trup qe eshte " molise" nga rutina ditore dhe se bashku te fillojm pushimin e merituar , lol.
Jam duke ndegjuar pink floyd-in , muzika e tyre psychodelic siq e quajn shpesh te " dergon " ne planet tjeter, nganjeher tingellon sikur nje simfoni e perkryer edhe pse vetem disa anetar perbejn kete grup legjendar. Per cfare i dalloj keta eshte se te perkryeren e kan arrite gjithnje ne Live, dmth me muzike te gjalle, gjithnje me nje " diell" ne bine duke levize me figura e foto qe deri dikund takojn kufinjte e mendimeve te tyre te shprehura ne muzike arrine shpesh afer nje te perkyeres qe lirisht mund ti themi art i vertete.
Anyway...e lashe muziken..edhe pse disi kjo qe shkruaj ka te bej me ate qe ne moment mendja iken ah...padyshim , apo sic do thoshte Descartes , I think therefore I am.. mendoj per ate jam ( egzistoj ). Nje thenje koxha legjendare .. Vetedija thote Jam ...edhe pse nuk eshte vetedija qe mendon ketu ah...ketu kemi te bejm me nje aktivitet te dyte, sekondar , ketu nderhyn Sartre qe thote qe Descartes e ka perzi pak dyshimin spontan qe eshte vetedija me dyshimin metodologjik qe eshte akti, eh pse hyra ne kete labirint te pafunde te vetedijes apo ka te bej me nenvetedijen qe keta rreshta do ngacmojn tjetrin...hehhee...cdoher qe perdori fjalen ngacmim tek une si mashkull ne fabriken time memorike mer kahje tjeter, interesant kjo pune ah...hehhee..disi cdoher fjala ngacmim si ne shqip apo gjuhe tjeter tek une ne menyre impulsive shfaq ne fytyren time nje fizionomi teatrale qe menjeher nenkupton nje parapregaditje per gjah kah poli i kundert edhe pse ne kete rast krejt dic tjeter eshte ne pyetje....hehehe..
Dua te them qe loja me fjal eshte me shume nja " pa-skajore " gramatikore ,ne kete rast ne aspekt krejtesisht tjeter , hehehe, tash me kaloj qeshja nga fizionomia teatrale erotike ne humoristike dhe ne moment me kalon perpara fytyra e dajes ne familjen moderne..hehehe...po pse more bash daja...eh dynje...pse more...bash daja...te hyj , te germoj ne nenvetedijen time apo ...hehee..aha..i rash ne fije ..hehee, veq spo te kallxoj..hehe
E lash filozofine asi humorin qe koxha afer jan nganjeher.
Une mire jam Kojshijake, rutine ketu, koxha bajat me eshte bere edhe pse prape mbahem disi me enderren qe do jem ne kosoven e bukur gjate dimrit romantik e me shume bore shpresoj, edhe pse ka shume qe s'jan te mendimit tim shiquar Kek-une e Termokos-in ne Prishtine, sidoqofte per hire se paku te mergimtarit do duhej edhe keta cool-erat e prishtines te sakrifikojn sadopak ah apo jam i ashper shume , hehehhe.
Kuu..ja zgjata shume...ani tash si menagjere e zene, plus moderatore ..wow...koha jote eshte e cmuar, shpresoj qe se paku ate fillimim me Hi ne krye te kesaj letre e lexon e shpresoj qe nuk te ik mendja ne heil ...hehhee
Ika...shkruaj kur ke kohe...shpresoj qe kete fundvit ne pritje te pavaresise mbase do takohemi edhe ne live, who knows.....
Shkruaj, me fresko me punet e moderatores..me Kosoven plot mall.. me dic te re ...poli i kundert...whatever...
Ne c'enderr kemi rene kaq keq
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty ( ato. modifikim i imi ) sec ndjeva mall.
hehee
.................................................. ...............................
27.10.07 ; 11.15'
ca pika shiu rane mbi qelq
dhe une per Ty ndjeva mall
jetojme te dy ne nje qytet (planet)
dhe shihemi( degjohemi) rrall, ah sa rrall..
... ah, kojshi (mik)
interesant ..!!!
.... jane nje hiq, fuqija e mendimit te Descart-it apo Sartres perpara ndjenjes qe njeriu stimulon ne vetevete..
ke definuar deri me tash Ti nocionin lumturi ..!!!- une them qe eshte nje qetesi shpirterore , nje ndjenje e mire ku mbush beshllekun dhe ti ndihesh rehat .. vertet, e di qe e ke vrejte ..!!!
...sa pak na duhet te ndihemi te lumtur , majfton nje fjali , nje kujdes nga tjeret , nje lumturi e tjetrit qe ti e ndjen ..nje korspodim ne gjatesi valore ,tjeret e quajne telepati dhe universin pastaj mendon qe ke pushtuar ..kete efekt me solli fjala jote ..
- e dine cila eshte e mira e civilizimeve te njeriut ..!!!- qe avancoj teknollogjine, ti deshifroje ne hiroglife (hahahah)ato gjatesit valore qe mendja apo shpirti pershkruan hapsiren, sepse ti dine qe ka shume tjere ne kete glob ..ketu duhet te qendroj magjija e gjithe keti komunikimi , mendja lirohet nga paragjykimet fizik ,mimike, gjestikulacion ,dhe ti ke vetem mendimin dhe ndjenjen qe komunikon me tjetrin dhe pse ke menduar , ndjen ,shume here cfare bejne tjeret ne kete cast, e ne kete rast ke te fokusuar nje nga ata ,njeh boten e tij castet e tij qe jane te njejta per te gjithe ne kete rruzell e ne momente te caktuara tangentohen ... sa pak kerkojme te te jemi te lumtur...!!! te jene dhe keto idealizma ...!!!
ah po ti kthehem realitetit
...pyete per Kosoven tone , tende ..!!
(me pelqen tek ti qe ke sensin te nuhasesh kohen e caktuar ,prandaj do vish me deboren , qe mos te zhgenjesh veheten me realitetin... ke sens ti romancieri i fundit ne kete bastion ,hahhah)
cfare te them , shume here me ngjane e mjere ,mes cfilitjesh do mbijetoj pacjenti oreracionin apo jo ..!!!
vertet me vie mire qe ket kohe nuk gjindesh ketej pari te shofesh maskardaen e partive tona politike .... karavane cirkuzgjinjesh,dalkaukesh qe enden nga qyteti ne qytet ,shume here pyetem deri kur do nenvlersojne popullin , shqiptarine e shkrete qe rropatet me 40 cent kosto ditore per familje ,e dine c'me ngjajne paradat e tyre te skrupullta , me tupane flamure karavane autosh sirena , sllogane fallse (keta dhe fushatat elektorale i bene ne menyre primitive)...ne triumfin e tyre fodull ..mua me duhet te jetoj mire nga varferija jote ,dhe ti do ma mundesosh kete privilegj pse une jam i forti deshte e nuk deshte ti , pa qka qe varferija te ka pllakos .. shume here pyes vehten besom.. nuk ndihen te indinjuar keta banore ...!!! kane pak Une ,Dinjitet ne vetevete!!! e marrin rolin e skllavit si dedikim normal te fatit te tyre ..paradox .. ironi qe kurr nuk e besoj qe ne te kaluaren shqiptari te jete katandosur ne nje nenvlersim te tille..!!
qfare tjeter te them .. presim dhe shofim .. e ne mrekulli nuk besoj ..!!
p.s
ca pika shiu rane mbi xham
e une per atje seq ndjeva mall
jetojme ne nje planet
dhe udhetojme rralle ,shume rralle..!!
jador
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 27-10-07 nė 10:18
|