Gėzuar PRESIDENT
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
|
Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves
Gafur Adili: “S’kemi plumba per shqiptaret, por i kemi vetem per serbet”
Gafur Adili: “S’kemi plumba per shqiptaret, por i kemi vetem per serbet”
Sipas Adilit, Fronti i Bashkuar Kombetar Shqiptar dhe AKSH-ja, si krahu i tij i armatosur, perpiqet te nxise frymen e bashkimit te shqiptaret
Florenc Bakillari
Ne nje interviste per “Albania”-n kreu i Frontit te Bashkuar Kombetar Shqiptar, Gafur Adili, ka bere nje rezyme te qarte per ēeshtjen e Kosoves. Perse fronti qe ia drejton ka kerkuar bojkotimin e zgjedhjeve nga shqiptaret? Po keshtu, Adili ka folur edhe per problemin ne Maqedoni. Vendimi i Gjykates Kushtetuese maqedonase per simbolet e shqiptareve i ka vene kapak shkeljes me te dyja kembet te Marreveshjes se Ohrit. Ne interviste Adili ka deklaruar se FBKSH-ja ka informacione se ne Kumanova po mobilizohen forcat e Gardes se Car Llazarit. Kete veprim, sipas Adilit, po e bejne serbe te ardhur nga Beogradi, te cileve ne prag te Pavaresise se Kosoves u intereson destabilizimi i Maqedonise.
Perse ju si FBKSH keni bere thirrje per bojkotimin e zgjedhjeve te 17 nentorit ne Kosove?
Eshte e natyrshme qe keto zgjedhje nuk duhet te behen ne kete moment historik. Ne kemi bere nje analize te qarte dhe mendojme se kryerja e zgjedhjeve para perfundimit te ēeshtjes se statusit do ta demtoje Kosoven. Nuk mund te kete zgjedhje per pushtet pa pasur shtet. Nese zgjedhjet do te mbahen me 17 nentor, atehere cila qeveri do ta perfaqesoje Kosoven para Grupit te Kontaktit? Natyrisht qe nuk do te kete nje qeveri legjitime dhe formimi i nje qeverie te re do te kerkoje kohe, ēka nuk eshte ne dobi te statusit. Pikerisht per kete qellim ne i kemi bere thirrje popullit shqiptar ne Kosove qe te bojkotoje zgjedhjet. Populli shqiptar ne Kosove duhet te jete i pergatitur per ēdo rast. Mendimi i FBKSH-se eshte se lufta ne Kosove eshte e pashmangshme. Ne urojme qe ky gjykim te jete i gabuar. Po perse lufta eshte e pashmangshme? Ne rast se Kosova do te shpalle pavaresise dhe ajo nuk do te njihet nga Beogradi, ky i fundit do te nxise serbet ne veri te Mitrovices qe te shpallin edhe ata pavaresine. Por te mos harrojme se ne veri te Mitrovices ndodhen dhe dy burimet kryesore qe furnizojne me uje gjithe Kosoven. Pra kjo ndarje do te jete e papranueshme per shqiptaret. Po keshtu, edhe nese nuk do t’i jepet pavaresia Kosoves, shqiptaret nuk mund te pranojne kthimin e autoritetit te Beogradit.
Se fundi, ne shtyp eshte shkruar se AKSH-ja, krahu i armatosur i FBKSH-se, qe drejtohet nga ju, mund te jete pergjegjes per nje kercenim me atentat ndaj ish-kryeministrit Pandeli Majko. Ai e kontrolloni ju te gjithe AKSH-ne dhe a keni dijeni per kete?
AKSH-ja nuk ka plumba per shqiptaret, por vetem per serbet. Kete pergjigje e kam dhene edhe ne vitin 2004, pas nje vizite te ish-kryeministrit Fatos Nano ne Maqedoni. Shtypi maqedonas publikoi se gjate vizites se kryeministrit shqiptar AKSH-ja ka qelluar me snajper mbi Nanon. Une menjehere dola ne nje prononcim publik per mediat shqiptare dhe ato te huaja dhe deklarova se AKSH-ja nuk ka plumba per shqiptaret. Te njejten gje dua te them edhe per rastin e ish-kryeministrit Pandeli Majko. Megjithate, kjo histori mua me ngjan me nje tullumbace qe do te shfryhet mjaft shpejt.
Si paraqitet gjendja ne Maqedoni pas vendimit te Gjykates Kushtetuese, e cila hodhi poshte disa pika te Marreveshjes se Ohrit, qe kishin kaluar ne Parlament?
Marreveshja e Ohrit ka qene e destinuar te deshtonte qe ne momentin kur u firmos. Une e kam thene se ka baza te forta qe kjo marreveshje nuk mund te ekzistoje. Kosova, ne sundimin e Titos, ka pasur statusin e nje krahine autonome se bashku me hungarezet e Vojvodines. Mirepo kur erdhi ne pushtet Sllobodan Millosheviēi, ky status mori fund dhe Titoja u kritikua pse u kishte dhene autonomine shqiptareve. Kush na garanton ne se edhe pas dhjete vitesh ne krye te Maqedonise nuk mund te vije nje “Millosheviē” tjeter dhe te beje te njejtin veprim? Nje fakt tjeter qe tregon se Marreveshja e Ohrit eshte e destinuar te deshtoje, eshte edhe moszbatimi i saj qe prej momentit te nenshkrimit. Ne te parashikohej qe nje nga tri postet e rendesishme te shtetit t’u jepej shqiptareve. Por as posti i presidentit, as i kryeministrit dhe as ai i kreut te Parlamentit nuk u dhane. Vendimi i Gjykates Kushtetuese vetem sa vulosi shkeljen me te dyja kembet qe i eshte bere Marreveshjes se Ohrit.
A mund te kete peshtjellime te tjera ne Maqedoni, ne prag te vendosjes se statusit te Kosoves?
Per te vazhduar me tej analizen per ēeshtjen e Maqedonise dua t’ju kujtoj se, dy partite kryesore VMRO dhe LSDM i kane zemrat ne Sofje dhe Beograd. Aktualisht ekzekutivin e ka VMRO por strukturat e institucioneve te pavarura i ka LSDM. Para pak kohe ndodhi vrasja e nje shqiptar, Xhavit Morina. Menjehere mediat maqedonase dhe policia percollen lajmin se vrasja e Morines eshte larje hesapesh mes grupeve shqiptare. Por une ngre edhe dy pista te tjera. Vrasja e Morines mund te jete bere nga forcat e Gardes se Car Llazarit, te cilat po organizohen ne Maqedoni ose nga njesite Alfa, trupa speciale te Maqedonise. Per mendimin tim, te gjitha keto jane inskenime qe vijne direkt nga Beogradi, i cili do te synoje qe te destabilizoje Maqedonine pikerisht tani, ne prag te vendosjes se statusit te Kosoves.
Ju thate pak me lart se vrasja mund te jete kryer nga forcat e Car Llazarit. Jeni te sigurt se ne Maqedoni ka forca te tilla?
Nga informacionet qe kemi si FBKSH, kemi arritur ne konkluzionin se ne Maqedoni ka forca te Gardes se Car Llazarit, qe do tentojne te destabilizojne vendin. Dua te rrefeje ketu se vetem dy jave me pare, ne Kumanove, ku ka dhe nje pakice serbe, kane ardhur tre serbe nga Beogradi. Ata jane marre me mobilizimin e anetareve per ne Garden e Car Llazarit. Beogradit i intereson qe te tentoje nje spastrim etnik ne Maqedoni. Serbet e dine shume mire qe kufijte ne Ballkan do te jene ata etnike dhe per kete qellim atyre u intereson qe dhe ne Maqedoni te krijojne nje republike serbe, te ngjashme me ate te Bosnjes.
Po ju si FBKSH a jeni te organizuar per ēdo rast ne qofte se do te kete tentativa sulmi nga forcat e Gardes se Car Llazarit si ne Kosove, ashtu edhe ne Maqedoni?
Ne kemi ngritur nje strukture te mirorganizuar ne te gjitha trojet ku banojne shqiptare. Ne kemi keshillat tona te FBKSH nga Mali i Zi, Kosove Maqedoni si dhe ne Luginen e Presheves. Pa dyshim qe me te organizuar jemi ne Kosove, ku dhe kemi bazat me te forta. Keshillat sidomos ne kufi kane per detyre ruajtjen 24 ore nga ndonje provokim. Vemendja jone e veēante eshte ne Luginen e Presheves, ne ndihme te se ciles kemi vene edhe shtabin e Gjilanit. Forcat tona te AKSH-se jane ne male dhe jane ne gatshem te veprojne ne rast se do t’u kerkohet.
Adili: “Ēfare eshte FBKSH-ja”
FBKSH-ja nuk eshte as shoqate qeveritare apo joqeveritare, sepse shoqatat joqeveritare jane te bashkuara dhe duhet te bashkohen ne FBKSH, ngase vetem ne nje Shqiperi te Bashkuar keto shoqata joqeveritare, ashtu si partite politike, do te ishin ne gjendje qe me ndershmerine me te madhe te kryenin misionin e tyre dhe te zhvillonin aktivitetin e tyre, qofte ky aktivitet human, apo aktivitet intelektualo-atdhetar. Ne balle te FBKSH-se, si dhe ne te gjitha strukturat drejtuese te tij, deri ne keshillat e lagjeve dhe te fshatrave jane inkuadruar idealistet shqiptare, atdhetaret e deshmuar dhe te rideshmuar edhe gjate tri betejave te zhvilluara, te cilet, ashtu siē jane te bindur qe platforma e FBKSH-se eshte vazhdimesia e Programit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, jane te bindur dhe te vendosur qe te veprojne ashtu siē vepruan ideologet dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, te cilet shkrinin pasurite e tyre per ta bere Shqiperine.
Shoqerimi ne polici
Vetem pak dite me pare, Gafur Adili, drejtues i FBKSH-se, u shoqerua ne Drejtorine e Policise te Tiranes. Shkak i shoqerimit ka qene deklarata me e fundit e leshuar nga Gafur Adili per nje reviste kosovare, e cila u botua edhe nga nje media shqiptare. Adilit i eshte kerkuar nga oficeret e Policise se Antiterrorit qe te jete i kujdesshem dhe te zbatoje ligjet e vendit ku jeton. Po keshtu, Adilit i eshte kerkuar edhe nje kopje e vendimit te Gjykates se Tiranes, e cila e ka shpallur te pafajshem. Gafur Adili dhe Taip Mustafa u arrestuan nga policia shqiptare dhe u gjykuan per nxitje te urrejtjes nderraciale. Adili figuronte ne listen e zeze te shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit i presidentit Bush, qe e akuzon ate “per aktivitete terroriste dhe nxitje te urrejtjes ndernacionale”.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|