Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-11-07, 13:52   #7
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

Maqedoni, policia luftė me njė grup tė armatosur


Njė aksion i njėsive speciale tė Maqedonisė nė Malėsinė e Sharrit, nė njė fshat tė banuar nga shqiptarė ka tensionuar situatėn nė vend nga egėrsia e tij, ku si pėrfundim, sipas burimeve zyrtare janė vrarė gjashtė persona dhe ėshtė terrorizuar njė fshat i tėrė. Dje qė nė orėt e para tė mėngjesit, policia speciale maqedonase ka ndėrmarrė njė aksion nė fshatrat e Malėsisė sė Sharrit, nė veriperėndim tė Tetovės. Banorėt theksojnė se tė paktėn tetė persona janė vrarė, por kėto tė dhėna kundėrshtohen nga Ministria e Brendshme. Policia thotė se tė vrarėt janė nga radhėt e bandave tė armatosura, ndėrkohė qė fshatarėt thonė se ka viktima edhe ndėr vetė banorėt civilė. Aksioni ėshtė bėrė nė kėrkim tė grupeve tė armatosura tė udhėhequra nga shqiptarėt Lirim Jakupi, i njohur si "Nazisti" dhe Ramadan Shiti, qė tė dy persona tė kėrkuar pėr krime nė Maqedoni dhe tė arratisur para pak muajsh nga burgu i Dubravės nė Kosovė. Sipas policisė maqedonase, grupet ishin strehuar nė fshatrat Brodec, Veshallė dhe Vicė. Gjatė aksionit janė pėrdorur edhe helikopterė tė forcave maqedonase tė prodhimit ukrainas. Burime shqiptare thonė se njė helikopter ėshtė rrėzuar gjatė pėrleshjeve dhe disa autoblinda tė policisė janė shkatėrruar, por kėtė nuk e konfirmon Ministria e Punėve tė Brendshme. Sipas banorėve shqiptarė, ka shtėpi tė djegura nga zjarri i forcave policore. Po ashtu ėshtė rrėzuar edhe minarja e xhamisė sė fshatit Brodec. Ende nuk ėshtė e qartė se kush janė grupet e armatosura shqiptare, tė cilat janė pėrleshur me forcat qeveritare maqedonase. Policia bllokoi tė gjitha hyrje-daljet nga Tetova pėr nė fshatra e Malėsisė sė Sharrit. Ndėrkohė, nė Shkup, policia maqedonase ka bastisur tė paktėn tre shtėpi tė shqiptarėve dhe ka arrestuar disa persona pėr tė cilėt thuhet se kanė qenė ish-luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.

Aksioni

Pas njė urdhri tė krerėve tė Ministrisė sė Brendshme tė Maqedonisė, dje nė orėt e para tė mėngjesit, njėsitė speciale tė policisė kanė hyrė nė fshatin Brodec, i cili ndodhet nė malet pėrreth Tetovės, zonė e cila quhet dhe Malėsia e Sharrit. Trupat speciale maqedonase, gjatė operacionit tė koduar me emrin "Stuhia Malore", kanė pėrdorur armėt e rėnda deri tek autoblindėt dhe helikopterėt. Popullsia akuzon policinė se ka pėrdorur metoda jonjerėzore, duke bastisur shtėpitė dhe kontrolluar thuajse tė gjithė banorėt e fshatit. Me anė tė armėve artilerike policia ka grasatuar shtėpitė duke djegur disa prej tyre, madje ka rrėzuar edhe minaren e xhamisė sė fshatit. Gjatė aksionit tė policisė ka pasur shkėmbime zjarri mes policisė dhe disa personave tė armatosur. Luftimet janė zhvilluar pėr njė kohė tė gjatė dhe kanė pasur pasojat e tyre, ku janė shkatėrruar edhe autoblinda tė policisė. Policia maqedonase deklaroi se nuk ka pasur tė dėmtuar asnjė prej efektivave tė saj. Ministrja e Brendshme e Maqedonisė, Gordana Jankullovska i pėrgėnjeshtroi informacionet se ėshtė rrėzuar helikopteri i policisė. "Ministria e Punėve tė Brendshme me sukses e pėrfundoi aksionin ‘Stuhia malore‘, qė ishte i drejtuar ndaj gjetjes dhe neutralizimit tė grupit kriminel-ekstremist tė armatosur, tė stacionuar nė rajonin e fshatit Brodec nė Tetovė", tha ministrja Jankullovska. Aksioni, siē theksoi ajo, "ėshtė kryer me profesionalizėm tė madh dhe kanė marrė pjesė pjesėtarė tė policisė me pėrbėrje tė pėrzier etnike". Nė aksionin, shtoi ministrja e MPB-sė, janė ndėrmarrė masa dhe ėshtė vepruar nė pajtim me tė gjitha standardet profesionale pėr mbrojtje tė popullatės civile. Nė disa vende, siē tha ajo, prej ku edhe ėshtė hapur zjarri ndaj policisė, janė gjetur sasi e madhe armėsh.

Ndėrkombėtarėt


BE e SHBA ndjekin situatėn


Komisioni Evropian bėri tė ditur se ėshtė i njoftuar me zhvillimet e fundit nė Maqedoni. Kristina Nagi, zėdhėnėsja e Komisionerit pėr Zgjerim tė BE-sė, Oli Rhen theksoi se janė tė njohur me aksionin e policisė nė Malėsinė e Tetovės.

Kristina Nagi, zėdhėnėsja e Komisionerit pėr Zgjerim tė BE-sė, Oli Rhen theksoi se janė tė njohur me aksionin e policisė nė Malėsinė e Tetovės, porse sipas saj priten njoftime tė tjera mė tė detajuara nga Ministria e Brendshme e Maqedonisė. Nagi kėrkoi mostensionimin e situatės nė kėtė vend. Sot do tė jetė nė Shkup,

ambasadorja amerikane nė NATO, Victoria Nuland, e cila pritet qė tė diskutojė edhe aksionin mė tė fundit tė policisė. Pėrveē ambasadores Nuland, nė delegacion marrin pjesė edhe zėvendės ndihmės Sekretari i Mbrojtjes, Daniel Fata, Drejtori i Zyrės pėr Evropėn Jugore dhe Qendrore nė Departamentin e Shtetit, Christopher Hoh, Drejtori pėr Evropė dhe NATO nė Kėshillin Nacional tė Sigurisė, Toby Bradley dhe zyrtarė tė tjerė civilė dhe ushtarakė nga Qeveria e SHBA-sė.


Prishtinė

ORA: Maqedonia s‘duhet t‘i kthehet luftės


Nėnkryetari i partisė ORA, Ylber Hysa i ka cilėsuar ngjarjet e djeshme nė Maqedoni si "njė lajm i keq pėr stabilitetin nė rajon". "Ngjarjet dramatike qė po ndodhin nė Maqedoni besoj se janė njė lajm i keq pėr stabilitetin nė rajon. Ne konsiderojmė se tė gjitha palėt duhet ta kuptojnė se lufta ka mbaruar nė Maqedoni dhe se askujt nuk i duhet asnjė lloj konflikti, pėr ēfarėdo qėllimi", thuhet nė njė njoftim tė ORA-s, tė nėnshkruar nga Hysa. Nėnkryetari Hysa vėren se ngjarje tė tilla nuk janė njė lajm i mirė as pėr Kosovėn, sidomos nė procesin e tanishėm tė pėrcaktimit tė statusit. "U bėjmė thirrje tė gjithėve tė ndalen luftimet. Ne konsiderojmė qė ēfarėdo konflikti nė Maqedoni ėshtė i keq pėr Maqedoninė dhe ėshtė i keq pėr Kosovėn dhe pėr rajonin", thuhet nė njoftimin e shtypit tė partisė ORA. Nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm, nė fshatrat e Malėsisė sė Tetovės ka filluar njė aksion i forcave tė sigurisė tė Maqedonisė, siē thuhet, kundėr "njė grupi tė armatosur qė vepron nė kėtė rajon". Banorėt e fshatrave tė zonės kanė njoftuar se disa shtėpi tė kėtyre fshatrave po digjen, ėshtė goditur xhamia e fshatit Brodec dhe se ka tė plagosur e mbase tė vrarė nga tė dyja palėt. Banorėt e kėtyre fshatrave, tė cilėt janė strehuar nėpėr bodrume, kanė njoftuar pėrmes telefonit se nė rajon veprojnė forca tė mėdha tė sigurisė, mjete tė blinduara dhe helikopterė. Policia ka bllokuar tė gjitha kalimet pėr nė rajonin e Malėsisė sė Tetovės dhe nuk lejon hyrjen atje tė medias dhe tė civilėve.

Tetovė


Qėndrime tė ndryshme tė forcave politike shqiptare pas ngjarjes


BDI dhe PDSH akuzojnė njėra-tjetrėn pėr incidentin


Partitė politike shqiptare nė Maqedoni kanė pasur qėndrime tė ndryshme nė lidhje me operacionin e djeshėm tė policisė. Partia mė e madhe, Bashkimi Demokratik pėr Integrim ėshtė shprehur e brengosur me situatėn e sigurisė tė krijuar nga forcat e policisė maqedonase. Kėto janė konkluzat e miratuara nga kryesia e kėsaj partie, pas pėrfundimit tė mbledhjes sė kryesisė sė saj. "Dėnojmė bastisjet nė lagjet shqiptare tė Shkupit ku janė burgosur ish-pjesėtarėt e UĒK-sė. Pėrgjegjės pėr kėtė situatė ėshtė koalicioni VMRO-PDSH. Apelojmė qė urgjentisht tė ndėrpritet aksioni policor nė Malėsi tė Tetovės. Ftojmė garantuesit e sigurisė, NATO dhe BE qė tė bėjnė presion pėr ndėrprerje tė aksioneve policore nė Malėsi tė Tetovės", theksoi anėtari i lartė i kėsaj partie, Hazbi Lika. BDI-ja fton qytetarėt qė tė mos bien pre e provokimeve tė ndryshme nė prag tė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. BDI-ja nuk ka dhėnė detaje tė tjera pėr aktivitetet e mėtejshme. Ndėrkaq, Partia Demokratike Shqiptare bėn tė ditur se kėsaj radhe u pėrcaktua qė tė ruajė qetėsinė dhe jetėn e banorėve tė kėtyre fshatrave qė janė viktimė e kėtyre individėve me dosje kriminale qė me veprime aventuriste tentojnė tė veprojnė nė kuadėr tė opsioneve tė paverifikuara dhe tė palegjitimuara kombėtarisht. "Aksioni i fundit i policisė sė Maqedonisė nė koordinim me KFOR-in dhe me organet e sigurisė sė Kosovės, nė fshatin Brodec, nė funksion tė burgosjes tė tė ikurve nga Burgu i Dubravės sė Kosovės, krijoi shqetėsim jo vetėm nė Malėsinė e Tetovės por edhe mė gjerė. Elemente tė caktuara siē ėshtė rasti i kėtyre me dosje kriminele, tė cilėt nuk kanė hapėsirė nė Kosovė, pasi ndiqen nga organet e policisė dhe KFOR-it, kalojnė nė Maqedoni dhe strehohen nė fshatra shqiptare, duke i vėnė nė rrezik banorėt e kėtyre fshatrave.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė