Tema: Ateizėm 101
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-07, 04:25   #78
ATEIST
KOMIT MALESH
 
Avatari i ATEIST
 
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
ATEIST me shokė shumeATEIST me shokė shume
Gabim Titulli: Ateizėm 101

A ėshtė turp tė jesh ateist?


Diskutimi lidhur me pėrkatėsitė fetare tė shqiptarėve ėshtė i zhurmshėm e i kokolepsur. Ka qė thonė se shqiptarėt janė popull me aq e kaq pėrqindje muslimane, katolike e ortodokse. Ka qė thonė se feja e parė e shqiptarėve ka qenė feja e Krishtit, ka qė thonė qė shqiptarėt thellė nė histori kanė qenė politeistė. Ka qė thonė se shqiptarėt e sotėm duhet tė kthehen nė fenė paramuslimane, pra atė tė krishterė se kėshtu na do mė mirė bota. Tė tjerė kėmbėngulin se feja islame, sado mbishtresė mė e re, ėshtė baza fetare e kėtij vendi. Dhe ka qė me tė drejtė theksojnė tolerancėn fetare tė shqiptarit si njė tipar karakteristik.

Megjithatė, rrallėkush flet pėr ateizmin. Dikujt i duket se ėshtė mė mirė tė struket nė origjinėn e vet fetare familjare se sa tė thotė se ėshtė ateist apo nuk beson nė zot. Pra, a ėshtė turp tė mos besosh nė zot?

Komunizmi shqiptar u bė precedenti famėkeq nė botė qė prishi tempujt fetarė dhe e ndaloi me ligj e kushtetutė fenė. Njė ideologji mashtruese e gėnjeshtare si ajo komuniste-enveriste nuk mund tė duronte qė njerėzit tė kishin fenė pėr ngushėllim e prehje. Nė tė gjithė botėn komuniste, feja u denigrua e roli i saj u minimizua, por edhe nė vendet ku sunduan kasapė tė vėrtetė komunistė, ajo nuk u ndalua me ligj, priftėrinjtė, hoxhallarėt e baballarėt nuk u vranė e besimtarėt nuk u futėn nė burgje se i faleshin zotit, ashtu siē ndodhi nė Shqipėri.

Me rrėzimin e komunizmit, feja pati njė gjallėrim tė natyrshėm. Tė tre degėt kryesore tė saj, ato islamike, katolike e ortodokse vėrshuan nė garė me njera tjetrėn tė mbushin vakumin komunist. Nuanca tė tjera fesh tė papara nė Shqipėri rendėn gjithashtu me misionarėt e tyre. U ndėrtuan tempuj fetarė edhe atje ku mė parė nuk kishte tė tillė. Fetė hynė nė domenet e njėra tjetrės duke ndėrtuar pėr shembull kisha atje ku mė parė kishte vetėm xhami e teqe apo xhami e teqe atje ku mė parė kishte vetėm kisha. Tė dalė nga kthetrat mundonjėse tė diktaturės komuniste, shqiptarėt u hodhėn, nė krye me devocion e dėshirė nė prehėrin e feve. Mė pas ishte politika ajo qė kapėrtheu e pushtoi shpirtin shqiptar dhe zuri kryet e oxhakut nė vatrat shqiptare.

Vetėm kur ndizen debatet se kujt bote fetare i takojmė ne shqiptarėt, atėhere flakėrojnė gjakrat e luftės, ngrihen e ulen njėra fe apo tjetra, njėra quhet reaksionare e tjetra e pėrparuar, rrėmohet nėpėr origjina, sulmohen dinjitarėt fetarė tė njėrės palė apo tjetrės e tė tjera e tė tjera.

Pa lėnė mėnjanė rolin e madh qė ka patur feja nė zbutjen e disiplinimin e shpirtrave njerėzorė, nuk duhen harruar gjithashtu periudhat e saj tė errta e reaksionare. Ashtu si ideologjia komuniste qė nė zanafillat e veta ishte idealiste e humane sepse kėrkonte mbrojtjen e tė drejtave tė tė shtypurve nė botė por qė mė pas u mishėrua e transformua nė ideologji tė egra vrastare e luftė pėr zotėrim e pushtet, ashtu dhe fetė nė periudha tė ndryshme devijuan mjaft nga predikimi e mėsimet e pretenduesve si tė dėrguar prej zotit. A nuk thoshte vallė Krishti se po tė ra dikush nė njėrėn faqe duhet t’i kthesh tjetrėn dhe se pasuria e tepėrt e prish dhe e rrėnon shpirtin e njeriut? Mos vallė Muhameti predikonte qė idhtarėt e tij tė hedhin nė erė njerėz paqėsorė e tė pafajshėm nėpėr metropolet e botės apo kudo gjetkė?

Gjithsesi feja ka ekzistuar e do tė ekzistojė si njė alternativė kulture e sistemi perceptimi tė botės nga qėniet njerėzore. Por megjithatė, feja nuk pėrfaqėson kulmin e kulturės e tė forcės sė mendjes qė njerėzimi ka arritur nė udhėn e tij tė gjatė e tė vėshtirė nė kėtė planet ku nga kafsha prehistorike u shndrrua nė kėtė Homo Sapiens qė ėshtė sot. Me predikatet e saj tė gatėshme e standarde dhe besimin nė botėn tjetėr, feja pėrvetėsohet kollaj e ėshtė lehtėsisht e pranueshme nga mendje qė s’e vrasin mendjen e i lodh arsyetimi i thellė njerėzor. Tė besosh nė fe nuk ka nevojė tė jesh bartės i kulturės sė thellė njerėzore e pėrēues i inteligjencės mė supreme tė planetit, asaj tė njeriut. Nuk ka nevojė pra tė mrekullohesh nga Dante e Shekspiri, nga Rafaeli e Pikaso, nga Khajami e Abu Nuvasi, nga Njutoni e Ajnshtajni, nga Ibn Sina e Al-Kvarizmi.

Tė ngatėrruar me martesa mikste, nė tė gjitha kombinacionet e mundėshme tė feve katolike, ortodokse, islamike e bektashiane dhe me njė pėrbėrje tė konsiderueshme ateiste, ē’duhet tė jenė sot shqiptarėt? Dihet qė feja ėshtė ēėshtje personale. Nuk ėshtė turp tė besosh nė atė apo kėtė zot dhe tė pretendosh se ky zot ėshtė i vetmi, por ama nuk ėshtė as turp tė pėrpiqesh ta spjegosh botėn me armėn mė tė pėrsosur qė natyra i dha njė qėnieje tė gjallė, logjikėn njerėzore e cila u pėrsos e u pėrfeksionua edhe mė gjatė historisė sė njeriut mbi dhe. Ateizmi nuk ėshtė pjellė e komunizmit. Komunistėt besonin nė njė zot mė barbar e absurd se sa ai qė predikonte Krishti e Muhameti. Ata e pėrkrahnin ateizmin si aleat vetėm pėr tė luftuar fenė. Por le tė guxonte njė ateist i asaj kohe tė thoshte se nuk besonte nė Marks apo Enver dhe tė shihte se ē’e gjente. Njerėzit e mėdhej tė feve tė sotme nė botė, njė nga tė cilėt ishte padyshim Papa Gjon Pali II janė pėrpjekur tė theksojnė e lartėsojnė anėt humane tė fesė e tė hedhin ura midis besimeve fetare e vetė fesė me shkencėn.

Nė njė botė tė lirė e demokratike nuk ėshtė pra as turp as marre tė jesh atesit apo tė mos besosh nė zot. Turp e marre ėshtė tė mos respektosh besimin apo botkuptimin e tjetrit dhe tė zėvėndėsosh debatin logjik me mjete tė dhunėshme e deklarata lufte. Ndaj shqiptarėt qė ndjehen pėr ateistė nuk ka pse tė druhen nga deklarimi se janė tė tillė. Dhe tė tillė janė padyshim gjysma e shqiptarėve. A nuk ėshtė vallė krenare tė besosh nė forcėn e artit e shkencės, tė besosh ata artistė e mjeshtra tė shpirtrave njerėzorė, ata filosofė e savantė, ata shkencėtarė e shpikėsa qė kanė dhėnė tablo e spjegime e analiza tė vėrteta tė botės sė madhe tė njeriut dhe tė botės sė stėrmadhe qė rrethon atė.

Thonė se kur Napoleon Bonaparti atė kohė perandor, pranoi nė audiencė Pierr-Simon Laplasin i cili dikur e kishte marrė nė provim matematike perandorin e ardhėshėm nė shkollėn e artilerisė, matematicieni i shquar i dhuroi atij librin e tij tė fundit “Mekanika qiellore”. Napoleoni qė kishte dėgjuar pėr librin i tha atij: “Zoti Laplas, thonė se ju keni shkruar tėrė kėtė libėr tė madh mbi sistemin e gjithėsisė dhe nuk keni pėrdorur gjėkundi emrin e Krijuesit tė tij.” Dhe Laplasi ju pėrgjegj: “ Nuk kam patur nevojė pėr atė hipotezė, madhėri.” A nuk ėshtė kjo pėrgjigje njė e tillė qė tė bėjė krenar cilindo qėnie njerėzore qė e vė nė punė sadopak mjetin e tij tė mrekullueshėm tė mendjes?
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
ATEIST Nuk ėshtė nė linjė