KOMIT MALESH
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
|
Titulli: Ateizėm 101
Ateizmin nuk e kanė shpikur komunistėt
Ateizmi ėshtė mungesė e besimit te prania e perėndive dhe krijesave hyjnore. Kjo mungesė besimi nuk vjen nga pamundėsia pėr tė ushtruar njė fe apo nga pamundėsia e lidhjeve me tė, por nga bindje tė qėndrueshme dhe arsyetime tė vetėdijshme. Foshnjat e porsalindura nuk kanė fe. Fetė iu injektohen nė kokė mė vonė, nga familja dhe shoqėria. Kjo shpjegon edhe faktin se pėrse mė sė shumti njė njeri i lindur nė njė familje tė krishterė pėrqafon fenė e krishterė, ndėrsa dikush tjetėr i lindur nė njė shoqėri myslimane, budiste apo ēifute ndjek fetė pėrkatėse. Mungesa e besimit te perėnditė ėshtė shumė mė e vjetėr se tė gjitha llojet e besimeve fetare. Qeniet njerėzore fillimisht nuk kanė ditur tė besojnė. Mė vonė kanė mėsuar, kanė krijuar dhe ndėrlikuar perėnditė.
Ateizmin, si mungesė e ndėrgjegjshme e besimit nuk e kanė shpikur as komunistėt shqiptarė dhe as ēdo lloj komunizmi tjetėr, pavarėsisht pėrpjekjeve qė bėhen pėr ti njėsuar ata. Ronald Bruce Meyer thotė se Ateizmi tė ēon nė Komunizėm po aq sa tė shtyn bindja se Santa Klausi ėshtė pėrrallė nė agresivitet ndaj fėmijėve. Ateizmi nuk ka lidhje me besimin. Ai ka tė bėjė me dyshimin, mosbesimin.
Ateistė ka pasur gjatė gjithė historisė sė njerėzimit. Megjithėse dėshmitė e para tė shkruara tė ateizmit mund tė gjenden nė shkrimet e Rig-Veda-s nė Indi (rreth 1000 vjet p.e.s.), njė ndėr filozofėt e parė tė ateizmit mbahet greku i lashtė Epikurus i cili zhvilloi argumentin kundėr tė keqes:
Nėse Perėndia dėshiron ta ndalojė tė keqen, por nuk ka fuqi, ajo nuk ėshtė e gjithėpushtetshme.
Nėse ka fuqi, por nuk do qė ta ndalojė tė keqen, atėherė ėshtė keqdashėse.
Nėse edhe ka fuqi ta ndalojė edhe dėshiron ta ndalojė tė keqen, si shpjegohet qė e keqja vazhdon tė ekzistojė?
Dhe, nėse as nuk do qė ta ndalojė dhe as ėshtė nė gjendje ta ndalojė, atėherė pėrse u dashka quajtur Perėndi?
E nisur nga thellėsitė e errėsirės sė Mesjetės, Rilindja evropiane njohu zhvillimin e vrullshėm tė ateizmit tė pėrfaqėsuar nga mendimtarė mosbesues ndaj qenieve hyjnore. Emrat e Leonardo da Vinēit, Erazmusit, Galileos, Keplerit e Giordano Brunos janė tė lidhur me ateizmin. Mė vonė atyre iu shtuan iluministėt Dekart, John Toland, David Hume e Thomas Paine; enciklopedistėt francezė Didero, Volter, dHolbach pėr tė ardhur nė shekullin e 19-tė te Fojerbah, Holyoke dhe, natyrisht, Charles Darwin. Mė vonė, mendje tė ndritura si Mark Twain, Thomas Edison, Albert Einstein, e shumė tė tjerė kanė qenė dhe vazhdojnė tė mbeten ateistė. Asnjė prej tyre nuk ka pasur qoftė edhe lidhjen mė tė vogėl me komunizmin.
Sot, mbi 90 pėr qind e fizikantėve tė botės dhe mbi 65 pėr qind e matematikanėve janė ateistė.
Pėrpjekjet pėr ta lidhur Ateizmin me Komunizmin e kanė burimin te pėrpėlitjet e krerėve fetarė pėr tė ndaluar dobėsimin e shpejtė dhe tė pandalshėm tė pushtetit tė Kishės dhe institucioneve fetare nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė njėzetė. Veēanėrisht ato morėn pėrkrahje zyrtare nė periudhėn famėkeqe tė histerisė sė Senatorit Joseph McCarthy nė Shtetet e Bashkuara. Argumenti bazė qė sillej pėr tė provuar kėtė tezė ishte njėsimi i kryekomunistit Stalin me Ateizmin.
E vėrteta qėndron se, pavarėsisht se u shkollua nė njė seminar kishtar, Stalini ishte ateist. Megjithatė, ka shumė arsye tė besohet se ai nuk ishte ateist pėr arsye filozofike apo sepse komunizmi ose mendėsia e tij totalitare nuk pėrputhej me fenė. Stalini ishte ateist sepse pushtetit tė tij sovjetik nuk i shkonte pas oreksit rivaliteti i pushtetit tė madh tė Kishės Ortodokse Ruse, ashtu siē nuk i pėlqente rivaliteti pėr pushtet i kujtdo fuqie tjetėr. Nė esenė Ateizmi pėrballė Komunizmit Jon Nelson vė nė dukje se Stalini nuk donte ta ndante pushtetin e vet me asnjė tjetėr.
Ai e sulmoi Kishėn vetėm kur e pa se ajo ishte rivali i vetėm me peshė i supremacisė sė tij. Por sulmet nuk kishin tė bėnin fare me mospajtimet ideologjike. Ishte thjesht ēėshtje e zhdukjes sė njė rreziku tė mundshėm. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur e pa se i nevojitej mbėshtetja e fesė pėr tė siguruar njė bashkim mė tė plotė tė rusėve nė luftė, vetė Stalini nxiti rimėkėmbjen dhe fuqizimin e Kishės Ortodokse Ruse.
Ateizmi nuk ėshtė ideologji. Ai ėshtė mungesė besimi nė ideologji. Mungesa e besimit nė ideologji ska se si dhe smund tė bėhet bazė ideologjie, aq mė pak pėr njė ideologji totalitare si komunizmi. Pėrkundrazi, fe tė ndryshme, sidomos format fondamentaliste tė tyre, janė bėrė jo rrallė baza pėr ideologji totalitare. Mjafton tė pėrmendim lidhjet e Krishterimin me Fashizmin, luftėrat e Kryqėzatave apo Inkuizicionin katolik, Ku-Klus-Klanin, Al Qaedėn etj.
Komunistėt e panė fenė thjesht si ideologji konkurruese dhe jo si ideologji qė binte ndesh me ideologjinė e tyre. Duke u munduar tė arrinin mbizotėrimin e besimit tė tyre, ata u pėrpoqėn tė fshinin ndikimin e ēdo lloj ideologjie tjetėr ideologjinė fetare, ideologjinė e pronės private, ideologjitė perėndimore, gjithēka.
Nė Shqipėri kjo pėrpjekje u ēua nė ekstrem me shpalljen e vendit shtet ateist. Nė fakt, Shqipėria u shpall edhe Republikė Popullore Socialiste, nė njė kohė kur nuk ishte as republikė (sepse ishte autokraci); as Popullore (sepse ishte kundėr popullit), dhe as Socialiste (sepse ishte monopolizėm i skajshėm shtetėror).
Ajo paraqitej Demokraci Popullore nė njė kohė qė ishte njė nga format mė tė egra tė diktaturės. Ajo u quajt vend ateist, kur popullit iu imponua besimi i verbėr dhe pa kushte te njė ideologji (marksizmi) dhe te njė perėndi me pesė koka: Marksi-Engelsi-Lenini-Stalini-Enveri (i ati - i vėllai - i biri - shpirti i shenjtė- dhe satani).
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
|