Tema: Ateizėm 101
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-07, 05:31   #80
ATEIST
KOMIT MALESH
 
Avatari i ATEIST
 
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
ATEIST me shokė shumeATEIST me shokė shume
Gabim Titulli: Ateizėm 101

Ky shkrim nuk pretendon aspak qė t’i paraqesė shqiptarėt si popull ateist apo tė pa fe. Njė pėrpjekje e tillė do tė ishte nė kundėrshtim tė plotė me bindjen time se karakterizimi dhe etiketimi i popujve apo i individėve nė bazė tė (mos)pėrkatėsive fetare ėshtė i papranueshėm nė njė shoqėri tė pėrparuar. Njerėzit janė njerėz, ndėrsa bindjet e tyre fetare janė thjesht ēėshtje vetjake.


Megjithatė, unė do tė pėrpiqem tė mbroj idenė se shqiptarėt janė njė popull qė ka dėshmuar historikisht lidhje tė dobėta me fenė. Pėr lidhjet e dobėta tė shqiptarėve me fenė pėrmenden shumė argumente faktikė dhe episodikė, tė dokumentuara dhe tė padokumentuara.

Qė nė lashtėsi ilirėt kanė qenė ndoshta po aq pranė besimeve perse, Zoroastrianizmit sa edhe perėndive greke tė Olimpit. Mė vonė thuhet se ata ishin ndėr tė parėt qė e lanė kėtė besim dhe iu kthyen krishtėrimit.

Ja si e pėrshkruan Peshkopi Fan Noli “pėrkushtimin” e Gjon Kastriotit, atit tė heroit tonė kombėtar ndaj fesė: “Pėr sa i pėrket fesė Gjon Kastrioti ishte shqiptar tipik. Nuk ishte pasues fanatik i asnjė feje dhe i ndėrronte besimet sipas drejtimit qė i jepte lėvizjeve tė veta politike.

Si aleat i Venecias nė 1407, ai ishte Katolik; pastaj si aleat i Stefan Lazareviēit tė Serbisė, nga 1419 – 1426 u kthye nė ortodoks; dhe mė pas u kthye nė mysliman kur lidhi aleancė me Muratin e II, nga 1430 – 1438; e pėrsėri nė katolik nė 1438 kur e gjeti veten aleat dhe qytetar nderi i Venecias dhe i Raguzės. Nė fund vdiq i krishterė i mirė nė 1443.” (Peshkopi Fan Noli, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu.)

Tė ndarė nė dy degėt mbizotėruese tė krishtėrimit mesjetar, shqiptarėt i hapėn rrugėn pa ndonjė keqardhje tė madhe myslimanizmit. Duke shėtitur cep mė cep Shqipėrinė e fundit tė shekullit 19-tė dhe fillimit tė shekullit tė 20-tė, Edith Durham vėren se “Shqiptari ėshtė i paditur e i pamėsuar, por nuk ėshtė budalla…Myslimanizmin dhe krishterimin ai i pėrcakton nė njė mėnyrė tė veēantė dhe shqiptare. Nė zemrėn e tij ai ėshtė i ndikuar kryesisht nga besimet e paragjykimet tradicionale, tė cilat janė shumė mė tė vjetra se sa tė dy feve tė reja.” (Edith Durham, Brenga e Ballkanit - Nė vendin e Shqiponjės, faqe 543)

Ndikimi dytėsor i fesė nė qenien e shqiptarėve u ka rėnė nė sy tė gjithė studiuesve tė historisė sė Ballkanit dhe tė Shqipėrisė. Ai ėshtė element tipik shqiptar dhe pėrcaktohet nga rrethana historike, gjeografike, demografike dhe ekonomike krejtėsisht shqiptare. “Ēelėsi i unitetit tė shqiptarėve ishte gjuha.


Feja, gjeografia dhe klasat pėr ta kishin qenė faktorė ndarjeje, prandaj nė periudhėn e reformave tė mėdha Otomane Njerėzit e Tanzimatit ngulėn kėmbė qė shqiptarėt tė vazhdonin me lidhjet e tyre tė ‘miletit”, thotė Misha Glenny (Ballkani, 1804-1999, f. 153.)

Lidhja e dobėt e shqiptarėve me fenė (pėrkatėsisht me krishtėrimin) u shfaq mė hapur nė periudhėn e pėrqafimit tė myslimanizmit.


Ky hap ende i pashpjeguar plotėsisht u krye me vullnet tė plotė dhe pa kurrfarė detyrimi. “…Nuk ka asnjė arsye pėr tė menduar se ishte frika e persekutimit ajo qė i detyroi shqiptarėt tė ndėrronin besimin nė myslimanizėm dhe tė pėrqafonin besim tė dyfishtė.


Pėrkundrazi, ata u shtynė nga dėshira pėr tė shmangur taksat pėr kokė dhe pėr tė pėrfituar nga ndėrrimi i fesė, kryesisht duke marrė ndonjė post nė hierarkinė ushtarake tė shtetit Otoman ...


Nė qoftė se taksat e vėna pėr tė krishterėt nė komunitetet shqiptare nė shekullin e 16-tė shkonin deri nė 45 akēi, nė mes tė shekullit tė 17-tė ato ishin ngritur deri nė 780 akēi nė vit. Pėr t’i shpėtuar fiset e tyre nga uria dhe rrėnimi, pleqėria e komuniteteve shqiptare e kėshilloi popullin e fshatrave qė tė pėrqafonte Islamin”. Antonina Zhelyazkova, Identitete Shqiptare.

Sikur hapi i pėrqafimit tė fesė Islame tė ishte mbėshtetur nė motive shpirtėrore, atėherė do tė kishte vend pėr tė menduar se ky popull la njė fe pėr t’u kapur pas njė tjetre qė iu duk mė tėrheqėse. Por ajo qė ndodhi nė Shqipėri nė shekujt 17 – 19 dhe nė vazhdim ishte e rrallė. Njė pjesė e mirė e shqiptarėve, pėr arsye utilitare parapėlqyen tė ruajnė dy fe.

Ja si i ėshtė shpjeguar ky dyzim nga Edith Durham nė fillim tė shekullit tė 20-tė: “Pjesėtari i njė fisi nė Shqipėrinė e Veriut nė radhė tė parė ėshtė shqiptar. Ai kurrė s’i ka pėrvetėsuar mėsimet e kristianizmit, as ato tė islamizmit (flas vetėm pėr masat).


Krishti dhe Muhameti janė dy “gomarė magjikė“ mbinjerėzorė, ēdonjėri nga tė cilėt, po ta zbutėsh, mund tė bėjė ēudira. (Brenga e Ballkanit, faqe 203.)

Edith Durham nuk mungon tė verė nė dukje se pėrpara kthimit tė tyre nė Islamizėm, ose pėrpara aventurės interesante tė pranimit njėkohėsisht tė dy feve, shqiptarėt janė ndjerė tė braktisur, madje edhe tė shfrytėzuar nga emisarėt e feve tė krishtera.


Pra shkaqet e ftohtėsisė sė shqiptarėve ndaj fesė nuk duhen parė vetėm te karakteri i tyre, por edhe te sjellja e pėrfaqėsuesve tė feve kundrejt tyre.

“Nuk ka pasur fare shkolla pėr priftėrinjtė e vendit. Priftėrinjtė e huaj shpesh nuk dinin as gjuhėn dhe as zakonet e vendit. Peshkopėt, shumica tė huaj, pėrpiqeshin kush e kush tė fuqizohej mė shumė pėr vete.” (po aty, f. 105.)

Pėr shqiptarėt feja ishte fe dhe asgjė mė tepėr. Ndonėse ajo ndikonte nė marrėdhėniet me shtetin, ajo nuk mund pėrcaktonte marrėdhėniet e tyre me njėri-tjetrin dhe mbi tė gjitha, ajo nuk pėrcaktonte identitetin e njerėzve. Pra ajo ishte ashtu siē edhe duhet tė ishte – njė element vetjak besimi apo mungese besimi.


Prandaj edhe vargu i Vaso Pashės “Feja e shqyptarit ėshtė shqyptaria”, ngjiti aq mirė te shqiptarėt dhe u kthye nė moto pėrfaqėsuese tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.


Ky varg nuk ishte thirrje patetike pėr tė arritur diēka tė paqenė, siē pėrpiqen ta paraqesin sot disa pena qė i janė vėnė me zell dėmtimit tė ēdo simboli tė Rilindjes Kombėtare; nuk ishte kushtrim lufte apo bori sulmi. Ishte thjesht ritheksimi i njė tė vėrtete tė vyer, tė cilėn ia vlente ta mbaje si udhėrrėfyese pėr tė mbijetuar si komb. Vetėm si i tillė, ai gjeti mbėshtetje tė gjerė dhe u pranua nga breza tė tėrė shqiptarėsh.

Ata qė luftuan pėr Rilindjen Kombėtare e pranuan Vaso Pashėn. Ata qė pasuan mė vonė e ngritėn edhe mė lart.

Megjithėse zyrtarisht mysliman, duke e parė se njė mbret i krishterė do tė ishte mė i qėndrueshėm nė njė vend me prirje evropiane, Ahmet Zogu ngulmoi tė martohej me njė katolike.


Pėrpara kėsaj martese, nėn shembullin e Ataturkut, ai kishte ndaluar me ligj mbulimin e grave me ferexhe, njė hap qė Franca po e gjen shumė tė vėshtirė ta realizojė 70 vjet mė vonė.


Kėto veprime nuk ia ulėn aspak popullaritetin Zogut midis shqiptarėve. Edhe kundėrshtarėt e tij politikė tė atėhershėm e tė sotėm e sulmojnė pėr gjithēka tjetėr, por jo pėr qėndrimin ndaj feve. Nė kėtė pikė ai gjeti mirėkuptim dhe miratim te bashkėkombėsit.

Ky ishte pikėrisht terreni qė gjetėn dhe shfrytėzuan komunistėt e Enver Hoxhės pėr ta shpallur ateist shtetin e tyre komunist. Goditja qė ata i dhanė fesė frymėzohej nga mėsimet e Stalinit, tė cilat ēoheshin nė ekstrem duke marrė parasysh vendin ku po zbatoheshin, kushtet e njė populli qė nuk mund t’i pėrqasej verbėrisė fetare dhe adhurimit tė rusėve pėr Kishėn e tyre.


Goditja ishte pjesė e luftės pėr pushtet absolut dhe llogariste mirė lidhjet e dobėta tė shqiptarėve me fenė. Ajo nuk u krye thjesht ngaqė Enver Hoxha ishte ateist. (Njerėz qė e kanė njohur nga afėr tregojnė se djalli i Hoxhave falej pėrpara se tė hante bukė. Nuk ėshtė aspak ēudi qė thellė-thellė ai tė besonte, ose tė paktėn tė ishte supersticioz.)

Goditja u bė sepse ai, Hoxha, nuk donte ta ndante me kėrkėnd pushtetin, njėlloj si mėsuesi dhe ati i tij shpirtėror, Stalini. Nė fund tė fundit, ideologjia ėshtė vegėl pėr tė ushtruar pushtetin politik.

Tė mos harrojmė se edhe krerėt e feve nė Shqipėrinė e pasluftės sė dytė botėrore ishin nė pozicion jo fort tė favorshėm nė lėmin e marrėdhėnieve publike. Mė pak se gjysmė shekulli nga shpallja e Pavarėsisė kushdo, por sidomos komunistėt qė ishin mjeshtėr tė propagandės, nuk e kishin fare tė vėshtirė ta pėrqasnin myslimanizmin me pushtuesin turk, qė e kishte mbajtur vendin pėr 500 vjet nė errėsirė.
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
ATEIST Nuk ėshtė nė linjė