Tema: Ateizėm 101
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-07, 05:32   #81
ATEIST
KOMIT MALESH
 
Avatari i ATEIST
 
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
ATEIST me shokė shumeATEIST me shokė shume
Gabim Titulli: Ateizėm 101

Po ashtu komunistėt nuk hasėn vėshtirėsi pėr tė bėrė njė lidhje midis Italisė fashiste, shkaktaren e njė pushtimi tė turpshėm dhe njė lufte ende tė freskėt, me krerėt e kishės katolike. Nuk kishin qenė tė pakėt priftėrinjtė qė kishin mbėshtetur pushtuesin. Ndėrsa fqinji ortodoks jugor, Greqia, kishte kohė qė vinte peshkopė e priftėrinj nė ballė tė taborreve shoviniste qė jo vetėm ulėrinin pėr copėtimin e Shqipėrisė dhe Vorio Epirin, por edhe i shoqėronin pėllitjet e tyre me veprime tė drejtpėrdrejta agresioni.

Nga pikėpamja propagandistike, nė vitet ’60 komunistėt e kishin shumė tė volitshme ta godisnin gogolin Fe. Nga ana shpirtėrore, shqiptarėt s’e kishin pasur shumė pėr merak atė. Nga vėshtrimi ekonomik, kjo ishte koha kur komunistėt po pėrqendronin gjithė pasuritė e vendit nė duart e tyre dhe atij fshatarit qė po i shtetėzohej apo kooperativizohej toka dhe bagėtia, as i bėhej vonė se bashkė me to shkonte edhe pasuria e kishės dhe e xhamisė.


Ndonėse nuk mund tė thuhet se ndalimi me ligj i fesė nė Shqipėri u bė me miratimin e plotė tė popullsisė, ai u prit pa ndonjė ndjenjė tė theksuar keqardhjeje apo dėshpėrimi dhe, praktikisht, me pėrjashtim tė disa enklavave (Shkodrės, Malėsisė sė Madhe e deri diku, Korēės) zuri rrėnjė shpejt.

Ndalimi i fesė u pasua me njėsimin dhe zėvendėsimin e vlerave shpirtėrore. Vendin e Zotit e zunė krijuesit e Marksizėm-Leninizmit, Perėndia me katėr koka e “klasikėve” fotografitė e tė cilėve i gjeje kudo qė hidhje sytė.

Ata u bėnė po aq tė paprekshėm dhe tė padiskutueshėm sa ēdo krijesė hyjnore. Vendin e Mesias, Krishtit apo Muhametit e zuri Enver Hoxha. Njerėzit nuk betoheshin mė “Pėr Perėndi!” por “Pėr ideal tė Partisė”.


Kishat u shembėn dhe u zėvendėsuan me vatra kulture. Vendin e priftit e zuri Sekretari i Partisė. Vendin e meshave e zunė format e edukimit. Vendin e Ferrit e zuri Spaēi. Vendin e Parajsės e zuri pėrralla e bukur e “komunizmit ideal” ku tė gjithė do tė punonin sipas aftėsive (domethėnė s’punonin fare) dhe do tė paguheshin sipas nevojave (sa tė donin).

Mungonin vetėm harpat dhe pendėt krahėve. Vitrina e Parajsės nė tokė, kopshti i Idenit ishte Blloku i Udhėheqėsve nė Tiranė. Prej tij mund tė pėrjashtoheshe sa herė qė haje ndonjė mollė tė ndaluar ose sa herė i donte qejfi Mesias, Zeusit, Zotit.


Po tė mėkatoje, duhej t’i hapje zemrėn partisė, sekretarit tė saj. Po tė mėkatoje rėndė, pėrfundoje nė Ferr – Spaē. Mėkatet e lehta faleshin. Edhe vjedhjet ishin kalimtare. Herezitė kundėr Fesė Komuniste ishin tė pafalshme. Ato dėnoheshin me Ferr. Mallkimi ndiqte edhe tė afėrmit.
Frika nga ndėshkimi i Zotit u zėvendėsua me frikėn nga ndėshkimi i Partisė-Shtet, ose Perėndisė-Enver. Jo rastėsisht, Enver Hoxha krahasohej me Zeusin – Kryeperėndinė.

Komunizmi shqiptar shpalli diēka qė e quajti “ateizėm”, por nė tė vėrtetė shkatėrrimi i pushtetit tė feve tė deriatėhershme nuk kishte tė bėnte fare me Ateizmin, domethėnė me mosbesimin nė ekzistencėn e njė qenieje hyjnore tė gjithėpushtetshme. Ai ishte vetėm zėvendėsimi i njė apo disa feve me njė tė re, me fenė Komuniste.


Nė Shqipėri pati shumė njerėz qė hoqėn dorė nga besimet tradicionale – Myslimanizmi, Ortodoksia, Katolicizmi. Pati gjithashtu shumė qė, pėr shkak se u lindėn dhe u rritėn nė atė klimė, por edhe pėr shkak se u detyruan dhe u bindėn, pėrqafuan fenė e re, Komunizmin. Por gjithmonė pati nga ata (dhe numri i tyre erdhi nė rritje) qė nuk besonin as te njėra dhe as te tjetra. Madje edhe shumė nga ata qė kishin besuar te Komunizmi, hoqėn dorė prej tij kur e kuptuan se nė ē’humnerė po e ēonte vendin.


Kėta njerėz qė s’besonin dhe s’besojnė as te fetė tradicionale dhe as te komunizmi nuk ishin dhe nuk janė as tė pamoralshėm, as tė droguar, as tė ēmendur, as tė dhėnė pas pijeve. Ata janė njerėz si gjithė njerėzit e tjerė, me vlerat dhe mangėsitė e tyre.
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
ATEIST Nuk ėshtė nė linjė