Titulli: Liria ime fillon aty ku mbaron liria e jote dhe mbaron aty ku...
"Liria ime mbaron aty ku fillon ajo e tjetrit."
Thenie vertete e qelluar. Mirepo si te mbushet kjo thenie me jete? Mendoj qe se pari duhet te definohet liria. Liria eshte e drejta e secilit per te bere apo mosbere cdo gje, qe nuk i prek te drejtat e tjereve. Pastaj duhet te hartohet nje katalog, i cili vecmas dhe ne menyre anticipuese deklaron e definon te drejtat (e tjereve, pra te secilit). Katalogu hartohet nga nje instance neutrale dhe simbas parimeve qe vlejne per te gjithe, pra edhe per vet instancen.
Mirepo duhet ditur se eshte e pamundur te definohen te gjitha te drejtat ne menyre anticipuese, keshtu qe katalogu i te drejtave nuk eshte kurre i persosor/komplet, dhe nuk pasqyron drejtesine objektive, por duhet te shihet (vetem) si nje tentim per te iu afruar drejtesise, dhe i cili sofistikohet ne vazhdimesi.
|