...Argumentum (ad ) AMORE
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
|
Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves
Me fal mushke, sa te flas me Gruevskin
Agim Popoci
Tė jetosh dhe punosh nė Maqedoni si shqipfolės ėshtė vėrtet njė gjė e vėshtirė. Nėse flet shqip, doemos duhet ti takosh njė grupi tė armatosur, do ta pish kafenė ose do tė flesh gjumė aty ku supozohet se ėshtė edhe njeriu me emrin Lirim Jakupi. Ėshtė interesante se si gjatė ndjekjes sė kėtij njeriu pėr tre vjet me radhė vriten vetėm shqiptarė, edhe pse gjuhet nga toka, uji dhe ajri, madje tė krijohet ideja se fishekėt e policisė maqedonase janė vėrtet shumė inteligjentė.
Qė nga vrasja e studentit Liridon Dėrmaku nga Dardana e Kosovės, nė dhjetor tė vitit 2004 nė Tetovė, shqipfolėsit qė jetojnė, studiojnė ose janė kalimtarė tė rastit nė Maqedoni vazhdojnė tė vriten nga policia maqedonase, e cila ka nuhatje jashtėzakonisht tė fortė dhe gjuan aty ku janė gjurmėt e organizatorit tė grupit tė armatosur, Lirim Jakupit, nė Kondovė tė Shkupit, edhe pse ai, Lirimi, pėr tre vjet me radhė nuk kapet. Kur VMRO-DPMNE ishte nė opozitė, akuzonte LSDM-nė nė pushtet se po inskenonte rastin e Kondovės, futjen e policisė nė kėtė fshat, e dėnon kėtė sulm e madje paralajmėron edhe sulmin policor ndaj Brezės. Kjo ishte partia opozitare VMRO-DMPNE, qė sot drejton shtetin, u sulet fshatrave shqiptare, madje edhe vret dhe, pėr ēudi, thotė se ishte nė kėrkim tė Lirim Jakupit, i cili ose ka ikur, ose nuk ishte aty nė momentin e arrestimit!!!
Mė fal mushkėā¦
Tė jesh shqiptar nė Maqedoni do tė thotė qė njėrėn kėmbė e ke nė varr, pavarėsisht se pėr momentin je nė kafe, farmaci, spital ose duke fjetur. Nė kėtė vend, policia gjithmonė ndėrmerr aksione nė ndjekje tė shqiptarėve, pa zgjedhur mjete, si nga toka, uji e ajri dhe, pėr ēudi, nuk gjendet njė fishek ose predhė e ēmendur qė tė godasė diēka qė nuk ėshtė shqiptare. Partitė maqedonase vijnė dhe ikin nga pushteti, teoria e tyre mbetet gjithmonė e njėjtė dhe vazhdojnė tė jenė nė ndjekje tė grupeve tė armatosura. A janė vėrtet shqiptarėt qytetarė tė pabindur apo kemi tė bėjmė me Cėrvenkovska, Buēkovska dhe Gruveska qė nuk e gėlltisin dot bashkėjetesėn me shqiptarė dhe nuk arrijnė ti konvertojnė dot ata nė maqedonas?
Edhe njė malėsor tė Tropojės, komunistėt nuk e konvertonin dot nga njė njeri, qė i shikonte punėt e tij nė njeri tė Partisė Komuniste, qė "duhej ti shėrbente Atdheut". E merrnin, e rrihnin kohė pas kohe dhe ai ishte i pabinduri dhe nuk u bė dot komunist me tesere. Kėto rrahje ishin aq tė shpeshta, sa sfida e tij ishte aktuale pėr gjithė zonėn. Njė ditė, kur ai ishte me mushkėn e tij karakteristike, u takua me kryetarin e kooperativės, i cili ishte i shoqėruar nga sigurimsat. Sikur tė mos i pėrshėndeste, dajaku ishte i garantuar me ligjin e partisė dhe ky njeri i mirė vendosi tė ndalej, por nė mėnyrėn e tij:
-Pshshshsht, - i thirri mushkės, - mė fal mushkė sa tė flas me kryetarinā¦
Sėrish pasoi dajaku "i merituar". Pas njė kohe, regjimi i kryetarit tė kooperativės ra, por ai jetoi si jokomunist.
Duke zbritur nga mushka dhe duke i kėrkuar falje, shumė gjėra i duhen sqaruar edhe Kryeministrit aktual tė Maqedonisė, i cili nė kohėn kur Buēkovski e ndiqte Lirim Jakupin dhe vriste shqiptarė, ai e kritikonte. Sot ai vetė vazhdon ta kėrkojė Lirim Jakupin, shkatėrron gjithēka shqiptare qė i del para dhe si homologu i tij Buēkovski, vazhdon tė vrasė shqiptarė, por tani nė pėrmasa mė tė mėdha.
Z. Gruveski ndoshta mund ta harrojė dhjetorin e vitit 2004, kur studenti i vitit tė tretė tė Fakultetit tė Farmacisė nė Tetovė, Liridon Dėrmaku, u vra nga policia maqedonase, e cila u fut nė shtėpinė ku i ndjeri banonte me qira. Faji i vetėm i tij ishte se skishte llogaritur qė policia edhe mund ta kėrkonte Lirim Jakupin. Policia maqedonase vajti nė kėtė shtėpi, vrau studentin, Liridonin nga Dardana e Kosovės dhe arsyetimi i kėsaj vrasjeje ishte se po kėrkohej organizatori i grupeve tė armatosura nė Kondovė tė Shkupit. Edhe pse VRMO-DPMNE nuk ishte nė pushtet, e vetmja gjė qė vėrtet nuk i ėshtė dhimbsur Gruevskit, ishte Liridoni i ndjerė dhe banorėt e Kondovės, qė pėr vite tė tėra u terrorizuan se atje ishin stacionuar grupe tė armatosura.
Z. Gruevski e di qė jo vetėm Liridoni, por as ai nuk e kishin tė qartė se si dhjetė ditė para kėtij rasti ishin "shpėrndarė" 200 persona tė armatosur nga Kondova dhe nuk u fajėsua njeri. Ndoshta kjo nuk i pėlqente Gruveskit, por duhet ti kujtojmė atij, se me kėtė rast nuk u vra njeri dhe nuk ėshtė meritė e policisė, qeverisė dhe opozitės maqedonase.
Sėrish Kondova
Kaluan ca muaj nga vrasja e Liridon Dėrmakut dhe sėrish rasti i Kondovės. Pas largimit tė shqiptarėve tė armatosur nga kjo zonė, vijnė maqedonasit e armatosur dhe kėtė e vuajnė vetėm banorėt e zonės.
Z. Gruveski ndoshta edhe e ka harruar shtatorin e vitit 2005, por jo shqiptarėt e Maqedonisė, sepse partia opozitare VMRO-DPMNE tha qė qeveria kishte inskenuar rastin e Kondovės. Simptomatik ėshtė vetė aksioni i ndėrmarrė nga pjesėtarėt e policisė. "Pas hyrjes nė fshatin Kondovė, nė fillim janė drejtuar nė njė vend tė gabuar, ku nuk kishte armatim dhe mė pas, njė polic shqiptar i ka njoftuar se armatimi gjendet nė njė pjesė tjetėr tė fshatit, ku edhe kanė zbuluar disa thasė, pėr tė cilat askush nuk e di se ēkishin brenda, pasi tė njėjtat janė hapur nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme", tha nė atė kohė zėdhėnės i VMRO DPMNE-sė, Aleksandar Biēikliski. Dhe duke folur si njė trim-shqiptar paralajmėroi se qeveria e Maqedonisė ėshtė duke pėrgatitur skenarė tė ngjashėm edhe nė fshatin Brezė. Edhe pse fletarresti u tėrhoq nga organet gjyqėsore pėr Agim Krasniqin, pėr tė cilin supozohej se ishte udhėheqės i grupit tė armatosur nė Kondovė, policia maqedonase dy herė "zbuloi" sasi tė konsiderueshme armatimi.
Z. Gruveski mendon se u lumturua ndonjė shqiptar qė ai erdhi nė pushtet. Ndoshta ca koka tė PDSH-sė edhe janė gėzuar, por fshatarėt e Likovės ose Brezės, Shipkovicės ose Brezės nuk e kanė ēuar ndonjėherė nėpėr mend idenė se nė Maqedoni edhe mund tė jetosh i sigurt. Kur nėpėr media filloi tė qarkullojė lajmi mbi praninė e grupeve tė armatosura nė Maqedoni, gjithė fshatarėt e brezit kufitar me Kosovėn u shqetėsuan. Jo se kėrcėnoheshin nga ndokush, por se nė mesin e tė kėrkuarve sėrish do tė pėrmendej njė grup i armatosur shqiptar. Pa u pėrpjekur fare pėr ndonjė vėzhgim tė situatės, si nė rastin e Kondovės, nė dhjetor tė vitit 2004, Kryeministri i Maqedonisė i ra shkurt, madje mė shkurt se sa mund tė mendohet. Vuri nė lėvizje gjithēka qė kishte nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė, nga banakierja deri te helikopteri, vetėm e vetėm pėr tė gjuajtur shqiptarė, ndėrsa nė shėnjestėr ishte fshati Brodec nė Malėsinė e Tetovės.
Tė shtėna artilerie dėgjoheshin nga tė gjitha anėt, mbi dhe nėn fshat, ndėrsa ishin duke kėrkuar dhjetė persona tė armatosur. Nuk u tmerrua vetėm Tetova me malėsinė e saj, por edhe Kosova qė pret pėrcaktimin e statusit, shqiptarėt qė jetojnė brenda dhe jashtė Maqedonisė, e madje edhe NATO dhe Brukseli zyrtar, sepse mediat lejoheshin tė afrohen. Bilanci ishte mė shumė se tragjik, 6 tė vrarė dhe 13 tė arrestuar, ndėrsa tė mbijetuarit dolėn nga bodrumet e tyre vetėm atėherė kur mediat ishin prezente. Deklarata e Ministrisė maqedonase tė Punėve tė Brendshme ishte e ngjashme me atė tė kohės sė z. Buēkovski. U numėruan shqiptarėt e vrarė, u etiketuan si kriminelė, ndėrsa Lirim Jakupi sėrish nuk u kap. Armėt qė iu ekspozuan mediave dallonin nga ato tė tre viteve mė parė, me vetėm njė detaj tė vogėl: Ishin ndryshkur nga ekspozimet e kohėpaskohshme.
Do Zoti o zoti Gruevski, mė fal mushkė se vėrtet tė vonova, qė tė mos mbushet mendja tė ndjekėsh cigareshitėsit nėpėr Tetovė e Gostivar, vetėm e vetėm pėr tė luftuar kontrabandėn e cigareve nė Maqedoni. Mund ta imagjinojmė aksionin tėnd tė preferuar, me tankse dhe topa, helikopterė e autoblinda, ku tė gjithė ata qytetarė tė rastit vėrtet do ta thithin cigaren qė dėmton shėndetin dhe gratė shtatzėna.
|