DHUNIMET
Dhunimet sipas tė drejtės ndėrko
mbėtare dhe Statutit tė Tribunalit tė Hagės, janė vepra penale, tė cilat radhitėn nė Krime kundėr njerėzimit. Sipas Statutit tė Tribunalit tė Hagės (neni 5) dhunimet janė krime kundėr popullsisė civile tė cilat kryhen nė konfliktet e armatosura, qofshin ato ndėrkombėtare apo tė karakterit tė brendshėm.
Njė ndėr format mė tė rėnda tė krimit kundėr njerėzimit, tė cilėn e ka pėrdorur regjimi serb ishte edhe dhunimi masiv i femrave shqiptare.
Kjo formė e dhunės ėshtė pėrdorur si mjet lufte dhe ka qenė e planifikuar nga vetė shteti serb, si dhe ėshtė kryer nė forma tė ndryshme. Nė kėto raste nuk mund tė flitet vetėm pėr cenim tė integritetit fizik dhe psiqik tė femrės, por para sė gjithash edhe pėr cenim direkt tė integritetit moral dhe shpirtėror tė popullit, pėr kėtė edhe kjo formė e dhunės dėnohet me tė gjitha rregullat ndėrkombėtare.
Dhunimet seksuale tė cilat forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe i bėnė kundėr femrave shqiptare, kanė pasur karakter poshtrues, politik, hakmarrės, si dhe kanė pasur karakter tė thyerjes morale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar, si dhe ka qenė njė ndėr format mė tė rėnda tė krimeve tė luftės nė Kosovė, para dhe gjatė luftės nė Kosovė.Nė bazė tė tė dhėnave nga tereni, intervistave tė ndryshme, dėshmive tė vetė viktimave por edhe nga dėshmitarėt e rastit shihet se, dhunimet seksuale kanė qenė tė pėrhapura nė krejt Kosovėn. Ato kanė qenė tė organizuara dhe tė planifikuara nga regjimi serb, kanė qenė mjaft masive dhe kanė atakuar femrat e tė gjitha moshave. Shumica e viktimave kanė qenė tė moshės prej 12-13 deri 40-45 vjeēare. Ndėrsa struktura e tė dhunuarave ka qenė e shumllojshme, kėshtu nė mesin e tė
pėrdhunuarave ka pasur tė mitura, nuse, gra shtatzėna, gra tė moshuara, fshatare, qytetare, studente etj.Karakteristikė e kėtyre dhunimeve ėshtė se ato janė bėrė:
1. Nė mėnyrė masovike.
2. Se ato janė bėrė nė prezencėn e tė afėrmve tė tė dhunuarave.
3. Se ato janė bėrė nė objekte dhe kampe tė ndryshme.
4. Se ato kanė qenė tė programuara nga regjimi serb, dhe tė kryera nga
forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, pėr qėllime politike,
hakmarrėse, dhe thyerjes morale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar.
5. Se kėto akte janė manifestuar me sadizėm, bizariteti, mizori dhe me vrazhdėsi tė paspjegueshme.
6. Ka pasur raste kur viktimat mbas kryerjes sė aktit tė dhunimit janė vrarė pėr fshehjen e gjurmėve.
7. Dhunimet janė bėrė ndaj tė gjitha shtresave tė femrave shqiptare.
Edhe pse pėrmenden shifra tė ndryshme tė tė dhunuarave, prap se prap ėshtė vėshtirė tė dihet numri i saktė i tė dhunuarave, pėr shkak tė pasojave qė mund ti kenė viktimat nė tė ardhmėn, si dhe pėr shkak tė turpit qė e ndjejnė ato nga familjarėt etj.
Nga tė dhėnat e mia nga tereni kam mbledhur shėnime pėr 857 femra tė dhunuara: 126 prej tyre iu dihet identiteti, vendi, koha, dhe nė disa raste edhe emrat e dhunuesve tė tyre.
1. 28 femra pasi janė dhunuar janė vrarė.
2. 8 femra pasi janė dhunuar, janė marrė nga dhunuesit dhe nuk dihet mė pėr fatin e tyre.
Nė fund duhet theksuar se njė pjesė e madhe e femrave tė dhunuara janė nė gjendje tė rėndė psiqike, materiale, sociale etj. fati i tyre nė tė ardhshėm ėshtė vėshtirė tė prognozohet
Mentor NEZIRI Jurist i diplomuar.
Student i studimeve postdiplomike nė Fakultetin juridik nė Prishtinė.
Drejtimi penalo-juridik