Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-11-07, 11:57   #9
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Behxhet Pacolli sfidon skenėn politike Kosovare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
Behxhet Pacovi nė start tė karrierės politike bėri njė gabim tė kushtueshėn pėr realizimin e suksesshėm tė ambicjeve politike. Gabimi i parė qė bėri ėshtė inkuadrimi i klerikėve fetarė nė strukturat udheheqėse tė subjektit politik tė cilin drejton, ndėrsa gabimi i radhės do tė jetė nėse inkuadrohet nė cilindoqoftė koalicion qeveritar.
Nėse nuk inkuadrohet nė koalicion, kuptohet nėse i ofrohet, do tė jetė forca mė e madhe politike nė Kosovė, nė zgjedhjet e ardhshme do tė qeveris me vendin.




Sunshine, argumento kėte qė thua, pėrndryshe me duhet tė demantoj e tė them sė kjo qė ke shkruar ėshtė njė pasaktėsi terminologjike. Kurr nuk kam lėshuar njė deklaratė tė tillė as nuk kam qenė i papėrcaktuar politikisht, as apolitik, ndėrsa njė numėr i mirė diskutuesish kanė pohuar njė gjė tė tillė e nė mesin e tyre je edhe ti, dhe prej tė gjithėve ka ngelur vetem njė diskutues qė i ka qėndruar besnik fjalės sė thėnė e ai ėshtė LABI, tė tjerėt i kan pėrbi ato qė i kanė thėnė.
Qe nji biografi shumė domethėnėse e behgjet pacollit parti e tė cilit i siguron minoritetit serb 12% tė votave nė parlamentin e Kosovės. As ka ēfarė i shtohet as suprimohet kėsaj biografie objektive, tė sakėt tė cilėn duhet ta lexojnė me shumė kujdes liderėt politikė kosovar, tė gjithė pa pėrjashtim:
"Ndoshta Hashimit i ka ra n'dore kjo leter:
Letėr e hapur zotėri Behgjet Pacollit
I nderuar Behgjet
Sė pari kėrkoj nga ti qė kėtė letėr ta botosh edhe nė LAJM-in tėnd dhe
sė dyti, mos ta marrėsh si qėllim pėr degradimin tėnd si afarist. Jam
i detyruar qė ta them publikisht tė vėrtetėn nga se ti tani nuk je
vetėm afarist por edhe politikan qė pretendon majat e pushtetit. Nesėr
mund tė jesh pushtetar edhe mbi mua, dhe e drejtė e imja ėshtė qė unė
ta shpreh dyshimin dhe frikėn time ndaj personit tėnd.
Pothuajse tė gjithė e dimė se kush ēka bėri dhe sa bėri pėr kėtė trohė
Kosovė. Vetėm pėr ty nuk kemi informata. Megjithėse, pavarėsisht se
ēka kemi bėrė, puna ende ėshtė e pambaruar... Dhe pikėrisht tash, pra nė
kohėn e ndjeshmėrisė mė tė lartė politike, paraqitesh si shpėtimtar
biblik i kombit!. -"Hosana Baraba", do tė thėrriste Noli i harruar.
Behgjet, pėr lidhjet tua me sllavėt, nuk kam se ēka them tė re sepse
tė gjithė e dinė miqėsinė tėnde me vėllain e Millosheviqit. Tė gjithė
e dinė se miqėsia e jote me sllavėt ka qenė halė nė sy edhe pėr
amerikanėt dhe sidomos pėr zviceranėt. Janė hapur edhe hetimet zyrtare
nė Zvicėr kundėr teje, por fuqia ruse ka bėrė qė tė mbyllen dosjet pėr
tė gjithė, duke pėrfshirė edhe Pacollin si pjesė ruse e kėtij procesi...
Tė jesh i qetė se ky proces nuk do tė rihapet derisa Rusinė ta sundojė
Putini ose pasuesit e tij besnikė. Pakti Jelcin-Putin "pėr heshtje",
nė qarqe tė brendshme euro-amerikane ėshtė i dekoduar deri nė fund...
Por, siē thash mė herėt, sa tė jetė Putini nė pushtet, ti "flej
dathė".

Ikonat Ruse nė zyret e Pacollit
Unė dhe ti u njohėm personalisht qė mė 1998. Nė atė kohė e pata
pėrkthyer njė artikull nga njė revistė gjermane, e cila e lavdėronte
Pacollin si njė biznesmen shqiptar tė suksesshėm. Si shqiptar u ndjeva
mirė dhe pas dy ditėsh e botova artikullin tė pėrkthyer nė shqip. Aty
filloi dhe njohja me ty. Mė vonė, kur fillove botimin e revistės
EKSKLUZIVE, rreth 6-7 muaj kam qenė menaxher i revistės tėnde. Nga
kontaktet e njėpasnjėshme me ty, arrita tė tė njoh gjithnjė e mė mirė.
Shumė takime i bėnim nė zyrat e tua nė godinėn 5-6 katėshe nė Lugano.
Kur kam hyrė pėr herė tė parė (1999-2000) nė ato zyre, e kam pyetur
sekretarin tėnd se a janė kėto zyrat e Behgjetit apo jemi te ndonjė
miliarder rus? Kėtė pyetje e shtrova ngase nė muret e atyre zyrave nuk
kishe vend bosh nga ikonat pravosllave! Kurrė nė jetėn time nuk kam
parė dekorim ikonash mė masiv se nė zyrat e tua Behgjet, pėrveē nė
kishat serbe ose ruse. Nė atė kohė tė kam arsyetuar se pėr ēėshtje
interesi do ta kesh bėrė gjithė atė mrekulli ikonash. Kėshtu tė
arsyetonin tė gjithė. Kėshtu do tė arsyetoja edhe tani sikur ti ta
vazhdoje vetėm rrugėn e biznesit. Por, Behgjet, ti do hise edhe atje
ku nuk tė takon...
Siē thash, isha menaxher i revistės tėnde. Nuk mė pagove asnjė cent,
madje as shpenzimet personale qė i bėja pėr revistėn tėnde. Ndėrsa
gazetarėt tjerė nė redaksi ose i paguaje me vonesa dhe mangėsi. U
tėrhoqa. Mė vonė (19.08.2002) t'i dėrgova dy letra rekomande dhe as
atėherė nuk reagove. Nuk tė ndoqa me gjyq sepse ishte punė e kotė. Unė
isha njeriu qė mė sė paku mė mbete borxh. Tė tjerėve nė redaksi u
mbete borxhe shumfishin tim. Ende sot ju ke borxh. Nė atė kohė ata
ishin azilkėrkues dhe punonin pa leje pune dhe ti pėr mrekulli e
shfrytėzoje kėtė gjendje. Tė njėjtin fat e pėrjetuan edhe gazetarėt qė
ta punuan LAJMIN para dy vitesh nė diasporė. Ata nuk janė emra tė
panjohur. Nėse ti i kėrkon, natyrisht se mund t'i bėj publik.
Pra, "bamirėsia" jote qė e proklamon nė reklamat tua, nuk i pėrgjigjet
tė vėrtetės ekzistuese.
Nė fushatėn e tashme zgjedhore, marketingun tėnd politik po e mbėshtet
nė afarizmin tėnd tė suksesshėm nė Rusi dhe Kazakistan! Por nė
Amerikė, Evropė dhe Zvicėr suksesi yt ka tjetėr emėr (pėr kėtė, shih
gazetėn mė prestigjioze nė gjithė regjionin gjermanofon "NZZ"). Prapė
nuk dua tė ngatėrrohem nė biznesin qė e bėn nė stepat ruse por ama ai
ėshtė i dyshimtė deri nė shkallėn mė ekstreme dhe si i tillė ai nuk
ėshtė model i mirė pėr fukarenjtė e Kosovės. Kjo edhe na frikėson.

Pse hyre nė politikė?!
Unė nuk kam besuar se ti vet do tė futesh nė politikė pėr 6 arsye:
1. Oratoria e njė politikani tė mungon (Kur unė isha drejtor i marketingut tė
RTV21, e iniciova dhe e organizova ardhjen e ekipit tė kėtij
televizioni pėr ta bėrė
njė reportazh tė bukur nė Lugano. Sigurisht tė kujtohet, kur ti
nuk arrije t'i formuloje
dy fjalė. Sa hoqėm me ty!).
2. Shkollimi yt nuk i pėrgjigjet drejtimit tė ri qė e ke zgjedhur tani
nė pleqėri.
3. Lidhja jote me familjen e Millosheviqit mu nė kohėn kur ai
masakronte Kosovėn
ėshtė tregues i zi pėr njė politikan..
4. Dyert Euro-amerikane pėr ty janė tė mbyllura dhe ti e di kėtė shumė mirė.
5. Nuk ke pėrvojė dhe aftėsi politike (tė kisha lutur qė ta bėsh
dallimin mes aftėsive
dhe dredhive). A e pe se si deklarove, vėrtetė tė shpėtoi goja mė
07.11.2007?
6. Aleatė politikė i ke rusėt dhe serbėt, tė cilėt mendon t'i bėsh
"aleatė" edhe tė
Kosovės. Prapė edhe ky tregues ėshtė i zi pėr ty.
Unė nuk di se kush tė kėshilloi kaq keq, zoti e vraftė!

Ti dhe liderėt tjerė politikė
Behgjet, shumica e liderėve tė tjerė kanė bazė morale, politike dhe
kombėtare pėr tė garuar nė proceset politike sepse nė kohėn kur
Pacolli pinte Vodkė ruse nė Kremlin me vėllain e Millosheviqit, shumė
liderė tanė tė tashėm politikė kishin vendosur pėr tė dhėnė jetėn pėr
ēlirimin e Kosovės. Dhe kėta liderė, qė sot kanė mbetur rastėsisht
gjallė, pėrbėnin murin e rezistencės kundrejt njė armiku qė nuk njihte
asnjė rregull lufte dhe paqeje. Miqtė tanė amerikanė dhe evropianė
kanė respekt dhe besim nė liderėt tjerė por jo nė ty. Prandaj,
paraqitja jote politike moralisht ėshtė e paqėndrueshme dhe
politikisht e dėmshme.
Unė ta them nė mėnyrėn mė tė sinqertė se premtimet boshe tė cilat i
servon ti nė kėtė fushatė zgjedhjesh, janė mirė tė pėrgatitura dhe u
servohen pikėrisht shtresave tė varfėra. Por KU ėshtė e pėrgatitur kjo
fushatė dhe nga KUSH ėshtė e financuar, kėtė do ta thonė shumė shpejtė
shėrbimet euroamerikane. Megjithatė, edhe ne shqiptarėt po e ndjejmė
kėtė erė pansllavizmi sepse kjo fushatė po na ngjason nė diēka tė
njohur...

Pėr fund
Nėse do ti Behgjet ta dėshmosh dashurinė ndaj Kosovės, duhet t'i
kthehesh biznesit tėnd dhe ta bėsh atė ashtu si t'a lejojnė "vrimat" e
ligjit. Aty e ke vendin. Aty edhe unė tė pėrkrah si dikur moti (e di
se nuk ke nevojė!). Pėrndryshe, po shihet shumė qartė se ku e ka
burimin dhe rrjedhėn "lumi" yt politik. Mos manipulo me fukarenjtė e
Kosovės duke u bėrė premtime pa asnjė mbulesė. Ti edhe nėse ke qėllim
tė mirė, askush me mendje tė shėndoshė nuk mundet tė tė besojė mu pėr
shkak tė 6 tė pikave tė lartshėnuara. Ndoshta pas dy vitesh nuk do tė
na fikėsonte "lumi" yt politik. Sot po.
Me respsekt
Pal Shtufi

sqarim ne lidhje me autorin:Pal Shtufi ish i burgosur politik gjate viteve te 80',njeri nder themeluesit e Partis Parlamentare ne Prishtine me 1990 dhe anetar kryesie.Botues i revistes shkencore"Dardania Sacra".Aktualisht president i shoqates "BAMIZ" ne Cyrih".
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė