Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-11-07, 22:33   #149
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim Si e kujtoi Zotin nje adoleshente


Siē veprojnė shumė njerėz, unė iu ktheva Zotit dhe Islamit gjatė momenteve tė vėshtira tė jetės sime. Ėshtė njė fakt i tmerrshėm i jetės. Kur jeta ėshtė e mirė dhe e lumtur, askush nuk ndihet i obliguar tė kthehet kah Ai ose feja e Tij.

Pasi jam kthyer kah Allahu, iu afrova njė shoqeje nė mėnyrė krejt tė rastėsishme duke u munduar ta nxis atė t’i kthehet edhe ajo Islamit. Pėrgjigja e saj e ftohu gjakun tim: “Tani, jeta ime ėshtė e mirė, jam e lumtur dhe nuk mė duhet ndonjė ndryshim.”

Mendova me vete, mė mirė ta mbash gjuhėn tėnde. Dėshiroja ta shtrėngoja dhe t’i thoja: “A dėshiron vėrtet qė tė ndodhin disa ngjarje tragjike para se t’i kthehesh Islamit?” Siē duket, askush me mendjen e tij tė drejtė nuk do ta dėshironte kėtė, por nė ndėrgjegje e ndjej se secili e dėshiron.

Nuk kam ndonjė pėrjashtim pėr kėtė. Isha nė depresion si rezultat i njė serive tė ngjarjeve tė cilat ndodhėn. Tani kur shikoj prapa, nuk ishte shumė, por tė jesh adoleshente e cila ka humbur identitetin dhe qėllimin nė jetė, ishte vigan i tė gjitha krizave.

Isha ndarė prej shoqeve tė mia mė tė mira duke u larguar nga jeta ime dhe e rivendosur nė vendin qė e kisha quajtur njėherė shtėpi. Ka qenė e vėshtirė dhe isha duke vuajtur. Mundohesha tė gjeja ngushėllim duke ndenjur zgjuar gjatė natės dhe duke qenė kureshtar pėr yjet, e ēuditur me faktin se ata ishin yjet e njėjtė qė i vėshtroja me habi derisa jetoja nė anėn tjetėr tė botės.

Familja ime, Elhamdulilah (Gjithė falėnderimi i takon Zotit), i kishte tė gjitha ndryshimet drejt Islamit nė vitet e kaluara. Askush nuk mė ka detyruar ta vė mbulesėn dhe unė nuk e kam bėrė thjesht sepse mendoja se nuk isha e gatshme. Ata, sidoqoftė, shpresuan pėr mua tė vishesha thjesht dhe mė e rėndėsishmja mė propozuan namazet e mia ditore.

Tezja ime u mundua tė mė merrte me vete nė kėto orė mėsimi (pėr fenė) qė mbaheshin afėr dhe unė shkoja kur mundesha. Njeja dhembje dhe nuk e kuptoja qartė pse. Dhe ndodhi qė kėto tema tė veēanta nė kėto orė qė i kisha ndjekur ishin rreth asaj pse ndodhnin dhimbja dhe vuajtja. Mėsuesi tha se ne kalojmė kohė tė vėshtira si test, pėr ta parė se si i pėrballojmė ato. Pėr ta parė nėse ne i kthehemi Siratul Mustekim (Rrugės sė Drejtė), ose largohemi nga ajo.

Ishte ajo ditė kur unė mėsova se ēdo grimė tė dhimbjes qė ne e pėsojmė, tė dyja emocionale dhe psiqike, na lehtėson neve prej dėnimeve nė botėn tjetėr. Ishte atėherė dhe unė fillova me tė vėrtet tė kuptoja rrugėn e Allahut, si ēdo gjė qė ndodh qė ka njė qėllim dhe unė supozoja tė mėsoja prej kėsaj.

Ishin pothuajse dy vite e gjysmė prej asaj periudhe tė jetės sime. Mė mori njė vit e gjysmė qė tė filloj me tė vėrtet ndryshimet. E njihja Islamin, por nuk e praktikoja siē duhej ta praktikonte muslimani. Mendoja se isha e lumtur por thellė brenda vetes e dija se nuk isha.

Isha hipokrite dhe sa mė shumė qė mundohesha ta refuzoja kėtė, nuk mundja. E pranova atė dhe u gėzova se e gjeta rrugėn e vėrtetė. Ndėrgjegjja ime nuk ishte e vdekur por unė e kisha heshtur atė. E kam kryer Umren dhe falesha vazhdimisht se herėn tjetėr ndėrgjegja ime mė foli mua, unė nuk do ta dėgjoja vetėm, por, do ta plotėsoja dhe nuk do ta injoroja.

Ramazanin e kaluar, njė natė tė vonė, vendosja e hixhabit u ngulit nė ndėrgjegjen time dhe nuk u largua mė. I thashė vetes se nuk isha e gatshme, se kishte shumė punė qė unė nuk do tė isha nė gjendje t’i plotėsoja, por nga fjalėt e sinqerta tė shoqeve pėrkrahėse i thashė vetes se nėse nuk filloj tani nuk do tė filloj kurrė. Dhe e besoja kėtė 200 %. Kėshtu, unė nuk kisha ndonjė justifikim pėr mosmbajtjen e Hixhabit. Dhe, elhamdulilah, pėrfundimisht unė e vendosa Hixhabin mė 31 Dhjetor, 1999 nė moshėn 18 vjeēare dhe e mbaj qė atėherė.

Pas njė muaji, unė e kuptova se hixhabi nuk ishte aq punė e madhe sa mendoja. Nuk ishte e vėshtirė fundja. Menjėherė gjeta shumė shoqe qė gjithashtu mbanin hixhab. Kėto shoqe dhe familja ime ishin forcė e madhe pėr ta ngritur imanin (besimin) tim.

E ngarkova veten mė shumė me mesxhidin-duke drejtuar aktivitete dhe duke ndjekur mė shumė orė mėsimi pėr ta shtuar dijen pėr fenė tonė. Jam e lumtur qė vendosa ta mbaj hixhabin atėherė, sepse, kush e di se sa gjatė do tė mė merrte pėr mua t’ia filloja.
Si do ta kujtoja Allahun dhe rrugėn e Tij madhėshtore?

Ēdo gjė m’a kujton Allahun dhe mund ta ndiej dashurinė time pėr Tė, pėr Profetin tonė dhe pėr fenė tonė qė pėrhapet ēdo ditė.


Pėrktheu: F. K
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė