Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Titulli: Djalli/ Dreqi/ Shejtani?!
7. Ē'do tė thotė qė djalli i afrohet njeriut nga e dja*thta, nga e majta e nga drejtime tė tjera pėr ta goditur?
Afrimi i djallit te njeriu nga anė tė ndryshme ka kuptimin e paralajmėrimit nė dimensione tė ndryshme tė njeriut ndaj tė kė*qijave sipas situatave tė ndryshme ku ndodhet ai. Njeriu, i cili paraqet njė kuptim dhe pėrmbajtje shumėdimensionale, duke i zhvilluar dimensionet e veta, pavarėsisht dhe nė kundėrshtim me pėrmbajtjen lėndėsore tė tij, mund tė bėhet i denjė pėr xhe*nnetin, parajsėn[3]. Nė antagonizėm me kėtė, djalli pėrqėndro*het pėr t'i vėnė nė punė dhe zhvilluar te njeriu cilėsitė lėndėsore jo vetėm pėr ta penguar lartėsimin e njeriut, por edhe pėr ta shmangur dhe kthyer pas. Pa dyshim, po qe se secila prej disa mundėsive me tė cilat ėshtė pajisur njeriu pėr tė siguruar disa dobi dhe urtėsi, siē janė epshi, ndjenja e dhunės, agresiviteti, zemėrimi, furia, arsyeja, ambicja dhe kryeneēėsia, nuk zbuten ose nuk bėhen tė rregullueshme e tė kontrollueshme me anė tė besimit, mund tė vihen nė punė kundėr mekanizmit tė ndėr*gjegjes dhe kėtė vėnie nė punė e bėn djalli.
Pėr shembull, pėr sa kohė qė njeriu tė mbetet nėn mekaniz*min e egoizmit frymor (vetiak, sensual), do tė thotė se ndėrgje*gjja, domethėnė mekanizma engjėllore, ėshtė dhe vazhdon tė jetė e shtypur sė bashku me tė gjitha vlerat dhe atributet e saj tė shquara. Kurse, kur zhvillohet dhe del nė pah mekanizma en*gjėllore dhe engjėlloriteti, egoizmi frymor me tė gjithė mekaniz*mėn e vet hyn nėn urdhrin e ndėrgjegjes. Megjithėse djalli e gjen esencėn e njeriut, pėrdor kundėr tij vetėm mekanizmėn e egoizmit frymor. Djalli nuk afrohet ose nuk mundet tė afrohet te mekanizma e ndėrgjegjes ose, siē mund tė shprehemi ndryshe, te pikat e shquara dhe jetike tė ndėrgjegjes sepse atje ka vullnet, vitalitet hyjnor dhe vetėdije. Po tė dijė njeriu ta pėrdorė vullne*tin, djalli s'i afrohet dot; me flatrat e vetėdijes e tė vitalitetit hyj*nor, ngjitet dhe qėndron nė qiejt e kulturės shpirtėrore pa nge*cur nė pengesat djallėzore. Prandaj, njeriu i kėtij brezi qė e ka zemrėn tė mbushur me Zotin, ia mbyll gjithmonė dyert djallit dhe duhet t'ia mbyllė. Atėherė, tė gjitha zhurmat, bubullimat dhe furtunat qė shkakton djalli, mbeten jashtė njeriut, kufizohen duke qarkulluar vetėm nė fushėn e vetė djallit!
Fushat djallėzore dhe engjėllore ndodhen, nė entitetin e nje*riut, aq afėr njėra-tjetrės, saqė mund tė ndikohen gjithmonė nga njėra-tjetra. Pėr shembull, efektet radioaktive tė njė shpėrthimi nė anėn djallėzore e fusin nėn ndikimin e tyre edhe anėn engjė*llore. Siē e prekėm edhe mė lart, djalli pėrdor epshin dhe e shtyn me forcė njeriun nė sensualitet; ia pushton mendjen dhe ia rrokullis nė dhelpėri; po kėshtu, ia provokon ambicjen, ze*mėrimin, mendjemadhėsinė dhe pangopėsinė pėr kėtė botė. Ai kėrkon t'ua turbullojė botėt ndjesore dhe shpirtėrore njerėzve qė i fut nė rrjetė dhe t'i largojė nga vetvetja!
Por djalli nuk na sulmon vetėm duke na bėrė qė tė ndjejmė tė kėqijat e tij dhe tė bėjmė edhe vetė tė kėqija. Ashtu siē na er*dhi nga e majta, na vjen edhe nga e djathta, nga para e nga pas. Vetė Kur'ani tregon pėr armiqėsinė e egėr tė djallit kundėr Allahut dhe pėr pohimet e tij tė paturpshme pėr mėnyrėn se si ka pėr t'ua marrė mendjen njerėzve pėr t'i shmangur nga rruga e drejtė. (A'raf, 7:17) Djalli i del njeriut para dhe ia thyen shpre*sat pėr tė ardhmen, e bėn qė ta mohojė ringjalljen. Ai e bėn njeriun tė mendojė se "feja islame e mbaroi detyrėn e saj dhe s'ka pėr t'u ringjallur mė kurrė"! Ai hedh zi mbi zemra duke e treguar tė ardhmen tė errėt e kaotike. Djalli i del njeriut nga pas dhe ia pret lidhjet me tė shkuarėn, me dritėn profetike duke e bėrė tė mendojė se "kohėt ndryshuan, kurse ato gjėra mbetėn pas". Ai i bėn njeriun ta shajė tė shkuarėn e vet dhe t'i mohojė rrėnjėt e veta, ta mohojė prejardhjen e vet. Nė kėtė mėnyrė, du*ke na i mbyllur tė gjitha dritaret dhe kalimet pėr nė tė shkuarėn e pėr nė tė ardhmen dhe pasi na i kėput tė gjitha lidhjet me tė djeshmen e tė nesėrmen, na ofron neve njė mėnyrė tė mendua*ri me pėrmbajtje plot helm dhe njė filozofi jete me stoli tė rre*me: "E kaluara dhe e ardhmja janė pėrrallė, s'ke pėr tė ardhur mė nė kėtė botė, prandaj mos u merr me atė qė iku se s'kthehet mė, por shih ta shijosh jetėn e jo ta shkatėrrosh kot..."
Djalli i vjen njeriut nga e majta dhe e tėrheq nė rrjedha tė njohura e tė hapura tė mėkatit. Veprimtaritė e kolonės sė pestė janė veprimtari qė i bėjnė ndihmėsit e djallit, tė cilėt i rekruton ai duke u ardhur nga e majta. Tė gjitha rrugėt e haramit (akteve dhe veprimtarive joligjitime, tė ndaluara, tė pabekuara e tė dė*nueshme), tė pėrhapura gjerėsisht nė ditėt e sotme, janė rezultat dhe pėrfundim i goditjes ssė njeriut nga djalli nga ana e majtė. Por nuk duam tė bėjmė kėtu njė pėrshkrim tė shėmtuar duke i pėrmendur kėto njė e nga njė.
Njė formė dhe mėnyrė tjetėr e afrimit dhe e goditjes sė djallit ėshtė paraqitja e tij me figurėn e tė drejtės dhe tė vėrtetės duke ia treguar njeriut gjėrat e kėqija si tė mira dhe kjo ėshtė gjėja mė e rrezikshme pėr besimtarin. Duke i shkuar nga e djathta besim*tarit qė ua ka mbyllur derėn mėkateve e qė ėshtė dhėnė me gji*thė shpirt pas adhurimit, djalli e bėn atė t'i pėlqejė vetja, t'ia de*dikojė sukseset vetes, kurse tė metat, tė kėqijat dhe humbjet, tė tjerėve. Kėshtu, djalli arrin ta bėjė atė tė shijojė humbjet mė tė hidhura sikur tė ishin suksese. Sigurisht, po qe se me ato qė bėj*mė dhe tregojmė, synojmė tė na lavdėrojnė dhe ngrenė nė qiell tė tjerėt, do tė thotė se djalli na godet nga e djathta. Njė njeri i tillė, pastaj, nuk ka vlerė as kur bėn Qaben tavaf, as kur lufton nė radhėt e para!
Omer bin Abdylazizi i shkruan dikujt njė letėr monument shprehjeje. Pastaj, duke e dalluar se ka pėrdorur ca shprehje formale, tė zbukuruara e tėrheqėse, nga tė cilat e kupton se i ėshtė pėrkėdhelur egoja, e gris. Po qe se nė ego na vjen njė en*tuziazėm e njė gėzim si rrjedhojė e punėve, detyrave dhe shėr*bimeve qė kemi bėrė e bėjmė, duhet tė mendojmė se nė kėtė mes mund tė jetė pėrzier djalli dhe, me kėtė mendim, t'i drej*tohemi Zotit duke e pėrtėrirė fjalėn e dhėnė. Ajo qė na duhet neve, ėshtė tė mos tregojmė konsideratė pėr gjėrat qė i pėlqejnė egos sonė. Gjėrat qė bėjmė, t'i bėjmė sepse i ka urdhėruar Zoti, kurse kėnaqėsitė qė i ka tė nevojshme akti, t'i lėmė pėr nė jetėn tjetėr.
Ēdo njeri ėshtė i detyruar t'i mendojė favoret e Zotit pėr tė dhe, nė ēfarėdo posti qė tė ndodhet, tė falėnderojė pėr faktin qė Zoti e ka bėrė tė merituar tė favoreve tė Tij. Ai do tė ēojė nė vend pėrgjegjėsinė ndaj Zotit dhe detyrėn pėr ta falenderuar Atė, kurse Zoti, si rrjedhojė imediate tė mėshirės sė Tij tė gjerė, do t'u japė njė thellėsi tė veēantė favoreve sipas qėllimit dhe sinqeritetit tė njeriut.
Veē kėtyre, nė kuptim tė pėrgjithshėm, mund tė mendoni edhe kėtė: djalli vjen nga e djathta dhe i tregon ēėshtjet e mė*dha, si tė vogla, kurse tė voglat, si tė mėdha. Nė ēdo komė mund tė hasni njė njeri tė tillė: ėshtė musliman, haxhi dhe njė nga ndjekėsit e rregullt tė xhamisė. Allahu mos e ndaftė nga adhurimi! Mirėpo nė shtėpi ka fėmijė qė s'falin namaz. Ndėr*kaq, nuk i plas zemra pėr kėtė, por pėr gjėra tė vogla, pėr tė cilat grindet vazhdimisht nė xhami! Rrugėt janė plot me tė rinj tė mjerė, mes tė cilėve janė edhe djali, vajza apo nipi i tij, mirė*po ec e shih se, nė vend qė t'i mendojė kėto e tė dėshpėrohet, nė vend qė tė kėrkojė zgjidhje pėr kėto, ngrihet dhe grindet pėr tė meta ose mangėsi tė vogla. Njerėz si ky nuk i lėnė t'u shpė*tojnė pa ia bėrė tė vdekurit tė shtatat, tė dyzetat, gjashtė muajt dhe motmotin dhe ju zėnė me top po s'i bėtė edhe ju kėto dhe ceremoni si kėto. Nė shtėpitė e tyre, nė vendin mė tė zgjedhur ėshtė njė Kur'an qė askush nga pjesėtarėt e asaj familjeje s'e di se ē'thotė! Ja, pra, situata si kėto janė "kroshé nga e djathta", mė tė rėnda se goditjet e djallit nga e djathta!
|