Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-12-07, 20:14   #1
grepi
 
Anėtarėsuar: 25-11-07
Vendndodhja: ēabrat
Postime: 23
grepi i vlerėsuar jo keq
Lightbulb “Qe ditėn e parė, Partia e nisi me gjak”

“Qe ditėn e parė, Partia e nisi me gjak”
Shkruan: Sonila Isaku


Kryetari i Partisė Komuniste, Hysni Milloshi, flet pėr 66-vjetorin e themelimit tė forcės politike qė drejton. Shtatemije anetaret e Partise Komuniste, kremtojne sot 66-vjetorin, por sikunder pohojne kreret aktuale, vazhdojne te kryejne mbledhjet e tyre duke kundershtuar qeverisjen e sotme. Ata e shohin vendin ne nje gjendje te mjerueshme, ku mungojne shume elemente kryesore te jetes se perditshme. Nderkohe qe akuzojne per vjedhjen e votave gjate proceseve zgjedhore, pasi nuk kane komisionere ne qendrat e votimit. Dhe nese ata do te rizgjidheshin edhe nje here me voten e popullit, do te vendosnin denimin me vdekje per te gjithe kriminelet.



Si e kujtoni themelimin e Partise Komuniste dhe cfare aktivitetesh organizoni ju per kete dite?
Une kam lindur para clirimit dhe e kujtoj ate kohe, prej kaq vjetesh kam mesuar historine e saj. Mendoj qe themelimi i Partise Komuniste ka qene shpetimtare per Shqiperine. Perpjekje te medha ishin bere edhe me perpara, ne vitin 1934 dhe 1936, ne Korce qe te krijohej Partia Komuniste e Shqiperise. Ne ate kohe vepronte Ali Kelmendi, i lidhur me Gjergj Dimitrovin, Kelmendi eshte “babai” i komunizmit ne Shqiperi, te cilet nuk munden qe te themelonin partine. Ndersa ne pushtimin e vitit 1939, te gjithe komunistet u gjenden ne burg, ndersa pas clirimit te vendit ku fituan edhe lirine filluan veprimtarine revolucionare. Dhe si sot me 8 nentor te vitit 1941, u be themelimi i Partise Komuniste te Shqiperise. Qe diten e pare, kjo parti e nisi me gjak, ku u vra Heroi i Popullit, Koci Bako ne Korce dhe me pas do te vinin me radhe. Themelimi i Partise Komuniste te Shqiperise ishte jo thjesht nje domosdoshmeri historike sic mund te quhej ne cdo vend te botes, por me ate date Shqiperise i lidhej shpetimi kombetar. Ne qofte se nuk do te ishte themeluar Partia Komuniste e Shqiperise me 8 nentor te 1941, Shqiperia perfundimisht do te kishte humbur ekzistencen kombetare. Nderkohe, ne vitet ne vazhdim, Partia Komuniste nuk i ndau fjalet nga veprat, sepse ishte parti e themeluar pas nje pune te madhe organizative, pas nje sheshimi te madh mosmarreveshjesh midis grupeve dhe jo nga komuniste te huaj.



Sot, pas 66 vjetesh qe nga themelimi i Partise Komuniste, ju perballeni me nje tjeter lloj qeverisjeje dhe menyre te drejtimit te vendit. Si i vleresoni 17 vitet e fundit te qeverisjes?
Pas permbysjes se socializmit ne te gjithe Evropen Lindore u permbys socializmi edhe ne Shqiperi. Pushtetin e mori ne duar borgjezia e re shqiptare, e mori reaksioni. Socializmi u permbys me kunderrevolucion. Per hir te realitetit ne balle te kunderrevolucionit ishin ish-komunistet. Shqiperia per here te pare pas aq vitesh u ndodh e tradhtuar nga partia e vet. Keshtu qe udheheqja e te dy partive ne keto 17 vitet e fundit ka qene antipopullore, antikombetare dhe antinjerezore. Ne 17 vjet ne jemi i vetmi vend ne Evrope qe na mungojne ende uji dhe energjia elektrike, kurse ajo partia e diktatoreve e mori Shqiperine nga hici dhe u solli elektrifikim dhe uje kudo. Ky eshte nje sistem antinjerezor, sepse me qindra persona vriten ne muaj. Po keshtu, gjakderdhja eshte e perditshme, ku lahen hesapet. Po keshtu edhe femije te ngujuar, te cilet nuk dalin nga shtepite, pra perdite ka drame per dite ka tragjedi. Jemi shteti me i degjeneruar dhe me servil qe ka pare ndonjehere historia e njerezimit. Nje shembull i mire eshte ai i OKB-se, ku gjithe popujt e botes kane votuar kunder embargos se Kubes, vetem Amerika dhe Shqiperia kane votuar pro kesaj embargoje.

Ne keto kushte qe ju konstatoni, cfare mendoni se eshte e nevojshme te behet?
Te gjitha qeverite nuk kane bere asnje gje per vendin, cdo gje eshte bere me urdher nga jashte, dhe gjithmone presim se cfare do te thone te tjeret. Po keshtu edhe gjendja sociale dhe ekonomike e vendit eshte mizerje, familja shqiptare eshte pothuajse ne shkaterrim e siper. Jemi i vetmi vend ne Evrope qe nuk kemi nje opozite. Popullit nuk i duhet nese ka marre leke Presidenti apo jo, ai do qe t’i zgjidhesh hallet dhe ta mobilizosh ne greva dhe demonstrata. Pra udheheqja farishte e PS nuk ndryshon nga ajo e PD. Per mendimin tim, ato dy parti duhet te bashkohen ne nje, dhe te linin forca te tjera qe te krijonin opoziten e tyre. Fatkeqesia e vendit tone eshte se elektorati ne Shqiperi eshte i majte dhe ky elektorat i majte voton me teper per PS se e mendon qe eshte me afer nesh. Por, kjo nuk eshte e vertete, kjo parti eshte me mashtruesja per kete popull.

Partia juaj si e shikon veten, sa hapesire ka ajo ne politike?
Shqiperia sot ka nje Parti Komuniste me 7 mije anetare. Si parti u riorganizua fill pas permbysjes kunderrevolucionare te vitit 1990 dhe me 10 shtator te 1991 u krijua ne legalitet. Pastaj pa u mbushur 9 muaj, kjo parti u nxor jashte ligjit. Me ’98-en iu dha liria politike. Vitin e kaluar ne 8 nentor u be bashkimi i Partise se Punes me Partine Komuniste dhe kjo parti sot vepron ne te gjitha rrethet e vendit. Por kjo parti ndodhet ne nje terr informativ. Por nje tjeter fakt eshte se ne na vjedhin votat, sepse nuk kemi njerez dhe perfaqesues ne qendrat e votimit. Sa here qe behen votime, ne perjetojme nje drame ku shume persona na ankohen se votat e tyre nuk rezultojne. Po keshtu zhvillojme dhe aktivitete te shumanshme pervec pervjetoreve, ne fshatra, vende pune, shkolla etj. Dhe ne vitin 2008 do te zhvillojme aktivitete dhe takime me te medha per vete faktin se perkon me 100-vjetorin e lindjes se Enver Hoxhes. Sepse ai eshte hero i kombit, i njejte me Skenderbeun.

Po nese ju do te merrni pushtetin, cilat do te ishin masat e para dhe reformat qe do te kryeni?
Sikur te ndodhe qe ne rruge demokratike te merrnim pushtetin, do te ndiqnim po ato tradita te mira te Partise se Punes per t’i siguruar popullit ne radhe te pare pune, strehim shendetesi, shkollim dhe mbrojtje te jetes se tij. Padyshim qe qysh ne oren e pare do te vendoste ligjin me vdekje per kriminelet, sepse komunistet nuk mund te bejne kompromise me kriminelet. Po keshtu, nese Partia Komuniste do te drejtonte vendin, nuk do te diskutohej me per korrupsion. Po keshtu, do te hiqnim edhe gjakmarrjen. Kur Partia Komuniste me ne krye Enver Hoxhen erdhi ne fuqi, brenda pak viteve hoqen gjakmarrjen, por ajo tashme u rikthye sepse erdhi regjimi i gjakmarrjes, erdhi koha e shtypjes dhe e shfrytezimit kapitalist.

E Enjte, 08 Nėntor 2007

kohajonė

marre nga, www.dervina.com

grepi



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 01-12-07 nė 20:59
grepi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante