9. Pėrmbledhje
Nė vitin 1918 Serbia ka okupuar Kosovėn duke shkelur tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe, rrjedhimisht, tė drejtėn ndėrkombėtare. Ky okupim ėshtė ligjėruar nė vitin 1921 nga komisioni pėr caktimin e kufinjve tė Shqipėrisė. Qysh atėherė shteti jugosllav shkel tė drejtat e njeriut dhe ato pėr vetėvendosje tė shumicės sė popullsisė sė Kosovės, asaj shqiptare. Kjo sjellje e Jugosllavisė ka pasur njė ndėrprerje nė 14, posaēėrisht nė 6 vitet e fundit tė udhėheqjes sė Titos. Angazhimi i atėhershėm i Titos pėr Kosovėn sot i shėrben si shkas ideologjisė zyrtare jugosllave pėr tė akuzuar atė si tradhėtar. Sjellja e Jugosllavisė ndaj kosovarėve sot ėshtė mė armiqėsore se kurrė mė parė. Ajo i plotėson rrethanat e gjenocidit. Nėse njė shtet nė mėnyrė tė njėanshme i merr tė drejtat njė grupi etnik tė caktuar, shkel nė mėnyrė masive tė drejtat e tij njerėzore, ushtron bile edhe nė gjenocid ndaj tij, atėherė sė bashku mė tė drejtėn pėr vetėvendosje pason edhe e drejta pėr shkėputje
(lxxi). Pra kosovarėt nuk kanė vetėm njė tė drejtė brendshme pėr autonomi brenda Jugosllavisė por, pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre elementare, kanė edhe tė drejtėn e skajshme pėr vetėvendosje, atė tė pavarėsisė. Pėr kėtė, shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nė vitin 1990 ka qenė e ligjshme. Shteti i tyre nė ndėrkohė ka fituar njėfarė pushtet me tė cilin mbrohet nga kolonializmi jugosllav. Pushteti jugosllav nė Kosovė ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn pėr vetėvendosje e veēanėrisht me principin e dekolonializmit. Ky pushtet ushtrohet nė mėnyre kriminale dhe prandaj ėshtė i kundėrligjshėm. I ligjshėm ėshtė vetėm pushteti kosovar. Kosova ka me kėtė pushtetin, territorin dhe forcėn dhe prandaj duhet njohur si shtet i pavarur.