Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-12-07, 01:23   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kongresi i Manastirit

Pas diskutimesh u zgjodh varianti i tretė pėr tė hartuar njė alfabet tė ri pėr shqipen. Parimisht u pranua nga tė gjithė se alfabeti i shqipes duhet tė mbėshtetej nė alfabetin latin. [...] Lindėn dy probleme: I pari, a duhet tė ruanin shkronjat e alfabetit latin atė vlerė fonetike pėr gjuhėn shqipe dhe e dyta, si duhet tė plotėsoheshin 11 shkronjat qė i mungonin kėtij alfabeti.
Pėr ēėshtjen e parė pėrgjigjja ishte mė e thjeshtė. Duke pasur parasysh edhe alfabetet ekzistuese, u ruajt ai shqiptim dhe ajo vlerė fonetike e shkronjave tė alfabetit latin, edhe nė alfabetin tonė, por me ndonjė pėrjashtim. Pėr ēėshtjen e dytė problemi ishte mė i vėshtirė se nė kongres ishin dy rryma sunduese; M. Frashėri, Sh. Kolonja, N. Vrioni e B. Topulli pėrkrahnin alfabetin e Stambollit, Ndre Mjeda ishte nė njė krah me to nė mbėshtetje tė parimit: njė tingull-njė shkronjė. Gj. Fishta, Dh. Buda, L. Gurakugi dhe Gj. Qiriazi pėrkrahnin alfabetin e shoqėrisė „Bashkimi". Por pati ėdhe delegatė qė u tėrhoqėn mė shumė nga gatishmėria pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje dhe jo pėr ta vonuar, duke pranuar njėrėn apo tjetrėn rrugė zgjidhjeje.
Komisioni nuk u bazua nė alfabetet ekzistuese, por, mbasi kishte vendosur qė nė fillim tė punės se alfabeti i shqipes duhet tė mbėshtetet nė atė latin, u mor me analizėn e ēdo tingulli tė gjuhės shqipe, duke i caktuar shkronjėn pėrkatėse. Fillimisht u pa se si paraqitej raporti i shkronjave tė ngjashme nė mes tri alfabeteve. Gjendja ishte e tillė: 36/21 Alfabeti i Stambollit dhe i „Agimit", 36/20 i Stambollit dhe i „Bashkimit", gjithashtu
36/20 i „Agimit" dhe i „Bashkimit". Shkronjat e pėrbashkėta pėr tė tri alfabetet ishin 19. Duke e krahasuar alfabetin e Stambollit me tė sotmin del se u morėn nga ai shkronjat c, ē, q, x, z. Gjithashtu nė alfabetin e Stambollit u ndryshuan edhe 5 shkronja. Nga kjo llogaritje del se diskutimi ėshtė zhvilluar pėr 9 shkronja e konkretisht pėr dh, ė, gj, ll, nj, sh, th, xh, zh. [...]
Sipas njė dorėshkrimi nė formė procesverbali, qė ndodhet nė Arkivin e Shtetit dhe mban datėn 20 nėntor 1908 thuhej se alfabeti ishte gati nė paraditėn e kėsaj dite, por u bė i njohur pasdreke. Dhe M. Frashėri nė cilėsinė e kryetarit tė Kongresit tė Manastirit, deklaroi: „Ēėshtja e alfabetit mori fund nė njė mėnyrė qė do tė mbesin jo veē tė gjithė tė kėnaqur, e pėr kėtė shkak u zgjodhėn dy abetė e tė dy do tė pėrdoren prej shqiptarėve: njėri ėshtė ai i Stambollit e tjetri njė abe thjesht latine qė i afrohet atij tė Stambollit.[...]
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė