Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-12-07, 18:30   #62
Gjumashja
 
Avatari i Gjumashja
 
Anėtarėsuar: 15-10-04
Vendndodhja: n'krevet
Postime: 24,044
Gjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Puna natėn dhe kanceri; Skanimet e tepėrta mjekėsore shkak pėr sėmundje...
Zėri i Amerikės, Uashington
04-12-2007

Puna natėn mund tė shtojė rrezikun e prekjes nga kanceri
Njė njoftim shqetėsues pėr ata qė punojnė gjatė turnit tė natės: njė studim i ri thekson se ata janė nėn njė rrezik tė shtuar pėr t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes sė rezultateve tė studimit qė arriti nė kėtė pėrfundim, Agjencia ndėrkombėtare pėr kėrkime nė fushėn e kancerit, degė e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė tha se sė shpejti do ta klasifikojė punėn natėn si njė ndėr shkaktarėt e mundshėm tė kancerit. Dhe ka gjasa qė njė hap tė ngjashėm tė ndėrmarrė edhe shoqata amerikane kundėr kancerit, e cila nė tė kaluarėn i ka parė me dyshim pretendime tė tilla tė ngjashme.
Dihet se qėndrimi nė diell, pa masa mbrojtėse, mund tė shkaktojė kancer nė lėkurė. Tani thuhet se edhe qėndrimi nėn dritė artificiale mund tė shkaktojė kancer, jo nė lėkurė, por nė organizėm. Agjencia pėr kėrkime nė fushėn e kancerit, thotė se sė shpejti ka nė plan tė shpallė zyrtarisht se njerėzit qė punojnė nė turnet e natės, mund tė pėrballen me njė shkallė mė tė lartė rreziku nga kanceri. Edhe Shoqata amerikane kundėr kancerit thotė se ka tė ngjarė tė ndėrmarrė tė njėjtin hap. Dhe ky hap pėr kėtė shoqatė mund tė quhet i madh, pasi prej kohėsh ajo i ka parė me dyshim tė dhėnat qė e lidhin punės e natės me kancerin, duke i quajtur, si tė pabaza, kundėrthėnėse ose tė pavėrtetuara. Hapi i tanishėm bazohet nė rezultatet e kėrkimeve shkencore, sipas tė cilave mes njerėzve qė punojnė nė turnet e natės, rastet e kancerit tė gjirit tek gratė dhe rastet e kancerit tė prostatės tek burrrat janė mė tė larta sesa tek ata qė punojnė ditėn. Por vetėm kjo nuk provon se puna natėn mund tė shkaktojė kancer. Pėr tė vėrtetuar njė gjė tė tillė duhet qė njerėzit qė punojnė natėn tė kenė tė pėrbashkėt edhe faktorė tė tjerė qė i bėn ata mė tė pambrojtur ndaj kancerit. Shkencėtarėt shpesh kanė thėnė se puna e natės ėshtė e rrezikėshme, pasi ajo prek orėn biologjike tė trupit. Ata thonė se organizmi i njeriut prodhon njė lloj hormoni, i quajtur Melatonin i cili pengon zhvillimin e kancerit, dhe ėshtė vėrtetuar se prodhimi i kėtij hormoni gjatė natės pakėsohet. Gjithashtu, njerėzit qė punojnė nėn dritė artificiale ka gjasa tė kenė nivele tė ulta tė hormonit melatonin. Megjithatė ka shumė njerėz qė dyshojnė nėse puna natėn ka lidhje me kancerin. Por nė qoftėse provohet se tė punuarit natėn mund tė bėhet shkak pėr kancer, kjo do tė ndikojė tek miliona vetė nė mbarė botėn. Llogaritet se afro 20 pėrqind e fuqisė punėtore nė vendet e zhvilluara punojnė natėn.
Skanimet e panevojshme mjekėsore shkaktojnė sėmundje
Shkencėtarėt thonė se aparatet mjekėsorė tė skanimit mund tė sjellin dėm pėr shėndetin kur pėrdoren nė raste tė panevojshme. Kjo pėr arsye se kėto aparate pėrdorin rrezatim tė lartė.
Xhei Sutfin ka kryer njė numėr skanimesh. Ky fėmijė 5 vjeēar ka 7 tumore nė tru. Tani e nėna e tij ka zgjedhur midis dy alternativave; tė vazhdojė skanimet apo tė besojė rezultatet e njė studimi tė ri ku thuhet se skanimet janė tė dėmshėm pėr fėmijėt si Xhei Sutfind.
Nėpėrmjet skanimit, mjekėt mund tė shohin se ēfarė ndodh brenda trupit tė njeriut. Ata marrin imazhe 3 dimensionale qė ndihmojnė mė mirė pėr zbulimin e kancerit. Por studimi i botuar nė revistėn mjekėsore tė Nju Englandid, paralajmėron se skanimet mund tė shkaktojnė kancer dhe se nė ēdo 3 skanime qė kryehen, njė ėshtė i panevojshėm. Doktor David Brener ėshtė njė nga autorėt e studimit.
Ai thotė se kur njė njeri vjen nė qėndrėn e urgjencės me dhimbje nė stomak ose dhimbje kronike nė kokė, personi dėrgohet menjėherė pėr skanim, para se tė vizitohet nga mjeku. Por kjo procedurė tani vihet nė pikėpyetje nga ana e studimit.
Nė studimin e doktor Brenerit thuhet se rezatimi radioaktiv qė rrjedh nga skanimi do tė bėhet shkak pėr afro 2 pėrqind tė tė gjithė kancereve nė 20 vjetėt e ardhshėm.
Autorėt i bazojnė kėto shifra tek mbijetuesit e bombės atomike nė Japoni, tek tė cilėt u vu re shtimi i rrezikut tė kancerit pasi ata morrėn tė njėtėn dozė rezatimi mė atė qė pacientėt marrin kur kryejnė disa skanimeve. Aparatet e skanimit pėrdorin doza mė tė larta rezatimi radioaktiv sesa pėrdoret nga aparatet me reze Rongen apo X. Por gjatė studimit u vu re se nė ēdo 4 mjekė, tre prej tyre e nėnvlerėsojnė kėtė dozė dhe se nuk janė tė vetdijshėm se shtimi i rrezatimit radioaktiv shton rrezikun e kancerit.
Dhe mė shumė nė rrezik janė fėmijėt si Xhei, organizmi i tė cilėve ėshtė mė i ndjeshėm ndaj rrezeve. Doktor Raimond Ze, ėshtė shef i radiologjisė nė spitalin e fėmijėve nė Uashington.
Ai thotė se fėmijėt janė ndryshe. Janė mė tė vegjėl dhe disa organe tė tyre janė mė tė ndjeshėm. Prandaj mjekėt synojnė uljen e dozave dhe terapi qė t’u pėrshtatet fėmijėve.
Pėr tė marrė kėto pamje duhet mė pak se njė sekondė dhe kjo mėnyrė eleminon nevojėn pėr anestezi, pasi fėmija nuk duhet tė lėvizė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse numri i skanimeve pėr fėmijėt ėshtė rritur dukshėm. Nė studim thuhet se njė milionė skanime pediatrike nė vit nuk janė tė nevojėshme, dhe pėr kėtė arsye kėta fėmijė pėrballen me rrezikun e kancerit. Por nėna e Xheit, Kathy Sutfin thotė se nė rastin e djalit tė saj, tė mirat nga skanimi janė mė tė shumta sesa rreziqet.
Ajo thotė se pa skanim, mjekėt nuk do tė dinin se ēfarė ndodh brenda trupit tė pacientit, apo nė ēfarė gjendje ėshtė tumori pėr tė pėrcaktuar sesi tė luftohet ai.
Autorėt e studimit janė tė njė mendimi se skanimet janė njė mjet i vlefshėm mjekėsor, por mjekėt dhe pacientėt duhet tė sigurohen qė kalimi nė aparatin e skanimit tė bėhet vetėm kur njė mėnyrė e tillė diagnostikimi ėshtė e nevojėshme dhe rrezatimi radioaktiv nė nivelin e pėrshtatshėm.
__________________
the rest is silence
Gjumashja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė