Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Kёrkomё tek ndonjё varg
Nёse pik e lotit mbi letёr sёshtё tharё,
Dhe gёrmat pёrmbi tё ,vijnё e zbehen
Puthi fjalёt e shkruara,sa mё parё,
Se nё ujёvarё malli, loti kthehet.
Nёse mundohesh tё gjesh gishtat delikatё,
Mbi gjurmё dridhjesh letrёs sё shkruar,
Shiko si pёrkulen tё pabindurat,fjalёt
Si degёt e lisit prej bore rёnduar.
Nёse diku ndonjё varg vjen pёrgjysmё,
Pikё a presje diku nё skam vёnё,
Tё lutem, shpirt, mos i lodh sytё
Do ket qёnё mesnatё, gdhinte e Hёnё.
Nёse i lexon dikur, ti malli im i largёt,
Vargjet e mi rebelё nёn njё rimё,
Mёso se rrija netёve nёn dritёn e pakёt,
E kёrrusur mbi letёr, gёrvishja vetminё...
Ardita Jatru
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 19-01-08 nė 14:09
|