Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 13:30   #1
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Naim Frasheri

Naim Frasheri - Figura qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit, ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė JaNiNė, nė gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjtėr e tė renė, latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė mė tė shėndetshme.

Gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės shqiptare.

Ndėrkohė vendi ishte pėrfshirė nė ngjarjet e mėdha tė lėvizjes ēlirimtare, qė do tė sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenitmė 1878, udhėheqės i sė cilės ishte Abdyli, vėllai mė i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesėn e vet pėr krijimin e degėve tė lidhjes nė Jugun e Shqipėrisė, pėrkrahu dhe pėrhapi programin e saj. Mė 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte nė kulm, ai shkroi vjershėn e gjatė "Shqipėria", nė tė cilėn shpalli idetė kryesore tė Rilindjes. Me kėtė krijim Naimi niste rrugėn e poetit kombėtar. Mė 1881 Naimi u vendos pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė veprave tė autorėve tė tjerė. Lėvizja kombėtare, idealet e ēlirimit tė Shqipėrisė, tė pėrparimit e tė qytetėrimit tė saj, u bėnė faktori themelor qė ndikoi nė formimin e Naimit si poet e atdhetar.

Krijimtaria e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886 ai botoi veprat "Bagėti e Bujqėsia", "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "Histori e pėrgjithshme" dhe poemėn greqisht "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve", "E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja". Mė 1885 botoi pėrmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi "Dituritė", mė 1890 "Lulet e verės", mė 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", mė 1898 "Historia e Skėnderbeut" dhe "Qerbelanė" dhe mė 1889 "Historia e Shqipėrisė".

Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900, nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn qė s'e pa dot tė lirė.


__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante