Anetar i Rrespektuar
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
|
Titulli: Naim Frasheri
Naim Frashėri ėshtė poeti i parė shqiptar qė i kushton kujdes tė veēantė poezisė filozofike dhe mund tė quhet themeluesi i saj nė poezinė shqiptare.
Ai ka shkruar njė numėr tė dukshėm vjershash filozofike, tė pėrfshira nė vėllimet poetike "Vjersha pėr mėsonjėtoret e para", "Lulet e verės", "Parajsa dhe fjala fluturake" dhe nė pėrmbledhjen nė gjuhėn persishte "Tehajylat" (Ėndėrrimet).
Nė kėto lirika Naimi shpesh shtron pyetje tė tilla tė karakterit filozofik: C'ėshtė natyra? Cilat janė ligjet e saj? Ku ėshtė fillimi e ku ėshtė fundi i saj? Cili ėshtė vendi i njeriut nė tė? Kėtė etje pėr tė pėrsiatur pėr gjithēka poeti e shpreh edhe me vargje:
Mendja ime, qė s'gjen prehje, bėn kėrkime
dhe rropatet me aq pyetje-e-mėrmėrime:
Kush? pse? Ēfarė? ku e kur? e si e sa? ("Ėndėrrimet")
Naimin e habit dhe njėkohėsisht e mrekullon gjithėsia, pambarimėsia e saj: Toka dhe Dielli, yjet, ndėrrimet e stinėve, deti, era, lumi, rrufeja, njeriu, lulet, zogjtė, bagėtia, gjithēka. Poeti mendimtar e sheh gjithėsinė si njė libėr tė hapur tė cilin njeriu vazhdimisht pėrpiqet ta lexojė, sepse kėshtu do tė gjejė kuptimin e botės. Kjo pafundėsi dukurish e mahnit dhe e gėzon poetin, jo vetėm sepse me to ėshtė e lidhur jeta e njeriut, por edhe pse nė qėnien dhe nė rendin e tyre ai sheh shprehjen e ligjeve absolute, sheh mishėrimin e perėndisė. Kėtė koncept panteist e vumė nė dukje edhe te "Lulet e verės".
Njė trup ėshtė gjithėsia
Dhe tė sosur s'ka gjėkundi,
mė ēdo an' ėshtė perėndia,
njė det qė s'i gjendet fundi.
("Gjithėsia", "Vjersha pėr mėsonjėtoret").
Botėkuptimi i Naimit nė lirikat filozofike shpesh ėshtė kontradiktor. Mbasi pohon pafundėsinė e gjithėsisė, Naimi thotė:
Gjė s'humbet, as pakėsohet
edhe sėrish nukė shtohet:
ēdo q'ėshtė pėrsėritet.
("E vėrteta", - "Vjersha pėr mėsonjėtoret")
Njė nga mendimet mė tė rėndėsishme tė Naimit ėshtė ai qė lidhet me njohjen njerėzore. Ai mendonte se njeriu ėshtė nė gjendje, me forcėn e arsyes, tė depėrtojė nė tė fshehtat e natyrės, tė njohė ligjet e saj, ta pėrdorė natyrėn pėr nevojat e tij, pra, tė bėhet gjithnjė e mė tepėr zot i saj, me anė tė njohjes shkencore. Sipas tij, duke njohur natyrėn, njeriu njeh krijuesin e saj, zotin:
Ėshtė nė shesh Perėndia,
i verbėri s'mund ta shohė,
ajo ėshtė gjithėsia,
i dituri mund ta njohė.
("Perėndia" - "Lulet e verės")
Duhet theksuar se problemet e gjithėsisė, tė natyrės etj., asnjėherė, Naimi nuk i pa tė shkėputura nga njeriu, nga vendi i tij nė botė, nga fati i tij. Naimi e vlerėson shumė lart njeriun. Si panteist, poeti mendon se shfaqja mė e pėrsosur e hyjnisė nė jetė ėshtė vetė njeriu. Njeriu, sipas Naimit, ėshtė qėllimi dhe arritja mė e lartė e krijimtarisė hyjnore, ėshtė trajta e shfaqjes mė tė epėrme, sepse ėshtė krijesė me ndėrgjegjje e moral. Prej kėtij lind edhe ai humanizėm i thellė, ai respekt e dashuri e pakufishme pėr njeriun.
S'ka mė tė lartė nė jetė
nga njeriu, q'ėshtė i vėrtetė.
("E vėrteta" - "Vjersha pėr mėsonjėtoret")
Naimi mendon se njerėzit vėrtet vdesin, por si gjini janė tė pavdekshėm, janė tė pėrjetshėm. Duke u kthyer sėrish te gjithėsia, ata rilindin sėrish te breznitė qė pėrsėriten pa fund. Botėkuptimi i Naimit ėshtė sintezė origjinale mbi bazėn e panteizmit dhe ka prirje tė dukshme pėrparimtare.
Pikėpamjet Patriotike dhe Botėkuptimi
Vepra e Naimit shprehu nė mėnyrė tė plotė e me forcė artistike idealet mė tė pėrparuara tė Rilindjes, idetė patriotike, demokratike e iluministe qė do ta udhėhiqnin shoqėrinė shqiptare pėr tė dalė nga errėsira mesjetare nė dritėn e lirisė e tė pėrparimit. Poet e mendimtar, Naimi qėndroi me dinjitet nė lartėsinė e kėtyre kėrkesave historike.
Tipari kryesor, ajo qė pėrbėn thelbin e gjithė krijimtarisė sė Naimit, ėshtė patriotizmi. Gjithēka nė veprėn e tij lidhet me atdheun, me dashurinė e pakufishme pėr tė, pėr gjuhėn, pėr popullin, pėr historinė e pėr gjithēka shqiptare, me detyrėn pėr t'i shėrbyer atdheut me devotshmėrinė mė tė lartė. Vargjet mė tė bukura poetit ia frymėzoi pikėrisht ky atdhetarizėm i flaktė.
Ēlirimi i Shqipėrisė nga zgjedha osmane ishte njė nga idealet mė tė larta tė Naimit. Pėr tė arritur kėtė, poeti hedh idenė e bashkimit tė gjithė shqipėtarėve, si kusht pėr ēlirimin dhe pėrparimin e tij. Veēanėrisht te "Historia e Skėnderbeut", poeti pohon se liria mund tė vijė vetėm me anė tė luftės sė armatosur kundėr pushtuesit.
Besimi i Naimit nė tė ardhmen e Shqipėrisė sė lirė ėshtė i madh. Ai mendon se populli ynė, me virtyte tė ēmuara e me tradita luftarake i ka tė gjitha tė drejtat tė jetojė i lirė. Naimi shpreson se kjo liri do tė jetė pak a shumė e shpejtė.
Naimi pati pikėpamje demokratike tė pėrparuara pėr kohėn. Ai mendonte qė njeriu lind i lirė. Kulti i lirisė sė njeriut pėrshkon gjithė veprėn e tij, ndonėse nė kushtet e atėhershme ai tingėllonte abstrakt. Admirues i Revolucionit Francez dhe i ideologėve tė tij, Naimi ėndėrronte njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike, sipas tipit tė demokracive borgjeze tė kulturuar e tė emancipuar. Edhe Naimi, ashtu si Samiu, ishte pėr republikėn dhe nuk e pranonte formėn e monarkisė.
Ai gjithashtu ishte pėr barazinė midis burrit dhe gruas dhe pėr tė drejtėn e arsimimit tė tė dyve. Botėkuptimi i naimit u kultivua nė klimėn e kėrkesave pėr njė Shqipėri qė do tė hynte nė njė epokė tė re historike, qė do tė qytetėrohej e kulturohej. Natyrisht, koha kur jetoi poeti, la gjurmėt e veta nė botėkuptimin e tij, i cili nuk mundi t'u shpėtonte edhe kundėrshtive.
Naimi ishte iluminist, dhe kishte besim tė madh nė rolin qė luajnė shkenca dhe dija pėr zhvillimin e shoqėrisė. Ai ēmonte tepėr iluministėt francezė, Volterin, Rusonė, e tė tjerėt. Sidomos nė veprat diturake ai pranoi dhe propogandoi edhe disa arritje tė shkencės sė kohės, si teorinė e Darvinit pėr prejardhjen e qenieve tė gjalla, teorine e Kantit e tė Laplasit pėr origjinėn diellore tė tokės etj. Por nė thelb, veēanėrisht nė veprat poetike, ai pranon qėnien e njė fuqie tė mbinatyrshme. Megjithatė, idealizmi i Naimit u shfaq nė formėn e panteizmit. Ai e mendon zotin tė shtrirė kudo, te njeriu dhe te natyra. Si patriot e iluminist, ai ishte kundėr pėrēarjes fetaredhe kombėsinė e vinte mbi fenė, ashtu si edhe rilindėsit e tjerė. Naim Frashėri, si figura qėndrore e letėrsisė sė Rilindjes, krijoi njė traditė tė re, qė u ndoq nga shumė shkrimtarė tė tjerė, dhe u bė themeluesja e letėrsisė sonė tė re kombėtare
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
|