Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 14:58   #3
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

KERKESAT E MALESOREVE

1.
Me 17 nentorė 1910 amnestia e pergjithshme tė shtypit me iradelurdher tė sulltanit
Shėrbimi ushtarak ne valetin e Shkodrės
Mudiri i qytetit tė Tuzit dhe maleve duhet tė jetė shqiptar-vėndas
Kajmakami i Malesisė duhėt tė jetė Kristian dhe duhet tė foli shqip
Armatimi ose ēarmatimi pėr tė gjithė njėsoj
Pasuria e konfeskuar tė kthehėt dhe tė paguhet dėmshperblimi

2.
Mbas formimit tė Komitetit Qendrore Shqiptare nė krye me Sokol Bacin (zgjidhet nė kėrkesėn e emigrantave shkodran) dhe me sekretarė Kolė Martinaj (profesor i gjuhės shqipe) dhe Kolė Sokol Bacit (jurist) me 2-4 shkurt nė fund tė njėjtit muaj do tė pėrpilohen kėrkesat drejtuar qeverisė turke nė Cetinė, Sadradinbeut, me 30 mars, e qė janė:
Njohja dhe ruejtja e tėrėsisė teritoriale tė tokave shqiptare.
Njohja e gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare si dhe nė mėsim nė katėr vilajetet (Shkodėr, Kosovė, Janinė dhe Manastirė).
Tė gjithė nėnpunėsit tė jenė shqiptarė dhe kombi shqiptarė tė pranohet nga ana e stambollės.
Pėrdorimi i tė ardhurave nga viset shqiptare nė dobi tė kėtij kombi.
Ushtarėt shqiptarė tė merren dhe tė dalin jashte kufinjeve vetėm nė rast lufte me qeveritė e huaja.
Kėto kėrkesa u nėnshkruan nga 20 krerė nė mesin e cilėvė janė: Sokol Baci Ivezaj (Grudė), Dedė Gjon Luli Dedvukaj (Hot), Dedė Nika Ivezaj (Grudė), Gjeto Mark Ujka (Hot) si dhe Martin Preka (Triepsh)

3.
Gjatė kryengritjes, kurė Turgut Pasha kėrkonte dorėzimin e pakusht tė malesorevė dhe kur gjyqi ushtarak dėnoi udhėhėqėsit kryėsorė, krerėt e Malėsisė tė mbledhur nė Pikalė (pranverė 1911) perpiluar edhe njė listė:
kėrkesė qė drejtohet turqisė, e nė tė cilėn kėrkuan: Autonominė e tokrave shqiptare, lirinė, hapjen e shkollave, dėmshperblimet etj.
Nė mbledhje muarėn pjesė ndėr tė tjerė: Dedė Gjon Luli Dedvukaj, Mehmet Shpendi, Dodė Preci, Dedė Nika Ivezaj, Gjeto Mark Ujka Junēaj e shumė tė tjerė.

4.
Ndėr kėrkesat, apo memorandumet me mė zė tė malesorevė eshte "Libri i Kuq" i pėrpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe tė tjerėt, qe u miratua nė Kuvendin e Grecės , me 23 qershore 1911, po ashtu i drejtuar opinionit europian, gjegjėsisht tė pėrmendurit Eduard Grej, qė ateherė konsiderohej ndėr diplomatėt mė lidėr tė Europės.
Kėrkesat e "Lordeve tė Malesise", siē i quante R. Rankin, korrespodent i "Tajmsit" dhe "Ēikago Herald Tribujn", krerėt malesorė janė tė pėrfshirė nė 12 pika:

Garanti nga ana e qeverisė sė Stambollės se nuk do tė pėrsėritet veprimtari tė tilla, respektimi i religjionit, traditės dhe zakoneve tė vjetra kanunore tė garantuara me kushtėtutė.
Njohja e plotė e kombit shqiptarė me tė drejtat si ēdo komb tjetėr.
Liri e plotė e kombit shqiptar pėr tė zgjedhur deputetėt e vetė.
Liria e plotė e mėsimit nė gjuhė shqipe, hapja e shkollave shqipe me te drejtat e barabarta me shkollat tjera nė Qeverinė Turke.
Autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeve ku ndollen shqiptarėt.
Zgjedhja e valiut dhe nenpunėsve, zyrtarėve e tė tjerėve qė dinė gjuhėn shqipe dhe zakonet e vėndit.
Kajmakani i Tuzit, atėherė kryeqėndėr e Malesisė, tė jetė shqiptarė.
Pėrcaktimi i njė pėrfaqsuesi, inspektorit tė pėrgjithshem tė Sulltanit.
Pėrdorimi i gjuhės shqipe nė administratė dhe tė pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuhės turke.
Shėrbimi ushtarak nė vėnd tė vet dhe e drejta qė ata tė shėrbejne nė besimin (fenė) dhe zakonet e veta.
Tė ardhurat tė angazhohėn nė dobi tė vėndit tė vetė, pėrveē takses doganės (gjymrykut), tė ardhurat nga duhani dhe alkoholi, shfrytėzimi i pyjėve, kullotave e tjera.
Tė drejtat pėr keshillime nė lidhje me buxhetin e vilajetit.
Formimi i fondeve tė nevojshme dhe grumbullimi i tė hollave pėr rindėrtim e shtėpive, ndertimin e rrugave, dėmshperblimin pėr shkatėrrimet e bėra.
Formimi i komisionit tė pėrzier pėr mundėsimin dhe sigurimin pėr ata qė kthehėn nė vėnd dhe realizimin e dėmshperblimeve.

"Libri i Kuqe" (Menorandumi i Greēes) ėshtė shkruar shqip dhe frengjisht e nėnshkruhet nga Sokol Baci (Grudė), Dedė Gjon Luli (Hot), Dedė Nika (Grudė), Dodė Prėēi (Kastrat), Tomė Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcė), Lulė Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikē), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalė), Avdi Kola (Gimaj), Nikė Mėhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplanė), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).

Malėsorėt filluan dhe zhvilluan kryengritjen tė vetdijshėm se nuk kanė mundėsi dhe forcė tė mposhtin turqit, por tė bindur se do tė ndikojnė nė pėrmirsimin e pozitės sė tyre dhe tė bindin opinionin demokratik europian nė zgjedhjen e problemit tė shqiptarėvė.
Ajo bėri qė Hoti, Gruda, Kėlmėndi, Kastrati, Shkreli, Tuzi tė jenė nė pikėvėmėndjen e Europės, dha figurat e mėdha tė shqiptareve, Dedė Gjon Lulin dhe Tringė Smajlja Ivezaj, e posaēėrisht Kuvendi i Gerēes bėri qė europa tė fillojė tė mėndojė me mė kujdes pėr tė biseduar me urti, gjakėftoftėsi, durim, e qė janė cilėsi traditėn, idenė pėr fitim etj.

Mbas ngritjes sė flamurit nė Vlorė me 28.11.1912 - nga 16 dhjetore 1912 deri me 2 gusht 1913 u mbajte konferenca e ambasadoreve nė Londėr me pjesmarrjen e fuqive tė mėdha.
Me 17 dhjetorė u vėndosė qė tė formohet Shqipėria e lirė dhe e pavarur.
Me mbledhje udhėheqte Eduard Grej, kryeministri anglez.
Mbas planeve dhe projekteve tė shumta nė fillim tė marsit 1913 fuqitė e mėdha vėndosen qė Hotin dhe Fudnen t'ja japin Malit tė Zi si dhurate dhe kėshtu Malėsia pėrsėri u nda nė dy pjesė.
Nė majė 1913 malėsorėt do tė organizojnė demonstratat nė Tuz dhe Shkodėr, por pa sukses.
Me 29 korrik 1913 fuqitė e mėdha do tė prėnojnė Shqiperinė nė gjirin e shtetėve tė pavarura.
Kufirin shtetėrore shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Nderkombetare Rus Sergej Potapov.
Me 1912 Tuzi do tė shpallet Kapetani, kurse me 1914 do tė formohen komunat:
Tuz, Rapshė, Traboin dhe Grudė e mė vonė edhe Vrane.
Po tė njėjtėn kohe nė Tuz do tė hapen shkollat nė gjuhėn shqipe (nuk do tė punoj) dhe serbe.
Me 1916 nė Triepsh, Priften, Dinoshė, Tuz dhe Hot do tė hapen shkollat shqipe me mėsues nga fshati Arbanasi afer Zares (Dalmaci-Kroaci), nė mėsin e tyre ishin edhe Josip Rela dhe Josip (Zef) Duka.
Nė mes tė dy luftėrave botėrore nė Malėsi nuk ka shkolla shqipe (Hot, Grudė, Triepsh dhe Kojė) por ato do tė hapen mbas luftės sė dyte botėrore.

Sot veprojnė katėr shkolla tetėvjeēare (Tuz, Skorraq, Stjepov dhe Dinoshė) dhe shkolla e mesme nė Tuz.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė