Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 14:59   #5
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

Periudha e viteve 1878-1912 i takon periudhave mė tė lavdishme tė popullit shqiptar.
Pas Lidhjes sė Prizrenit (1878), e cila vuri themelet e ndėrgjegjėjes kombėtare, ėshtė fryt i levizjeve tė shumta tė popullit shqiptar pėr ēlirimin definitive nga Perandoria Otomane.
Nė fakt Lidhja e Prizrenit ėshtė kėthesė nė krijimin e marėdhėnjėvet tė reja shoqėrore-politike tė shqiptareve ashtu sikur kanė egzistuar marėdhėnje tė kėtilla tek popujt e tjere nė Ballkan po tė asaj kohė.
Ditet mė tė vėshtira qė pėrjetuan Malesorėt e kėtyre trevave kanė qėnė gjatė ekspeditave tė ndryshme tė komandanteve ushtarak Shefqet Turgut pashės dhe Bedri pashės.
Ushtria e Turgut pashės hyri nė Hot dhe pasi e bėri shkrum e hi Hotin dhe demtoi kishat, filloi akcionet kundra Malėsisė. Kjo i mbushi Malėsorėt plot mėllef.

Edhe Malėsia e Madhe (Malėsia e Mbishkodres), ka qėnė kurdohere nė kontakte tė pėrhershme me kryengritsit dhe me pjesmarrėsit tė Lidhjes sė Prizrenit.
Ajo nė mbledhjen e parė dhe tė dytėn dėrgoi perfaqsuesin e vet Baca Kurtin Gjokaj nga Gruda.
Janė tė njohura kryengritjet kundra rembeshit turk gjatė shekullit tė XVII e XVIII (1606-1633, 1638, 1696. etj.) Kjo do tė thot se Malėsori pa marrė para sysh prezencen e ushtris turke ka qėnė nė kryengritje tė pėrhershme.
Krimet dhe perdhunimet qė bėnte Pėrandoria turke si nė Malėsi ashtu dhe ne trevat tjera tė okupuara i detyroi Malėsorėt qė tė arratisen, tė leshojnė trojet e veta dhe tė organizohen nė lufte kundra saj.
Pėrpjekjet e Malesorėve tė kėsaj trevė pėr liri dhe pamvarėsi gjatė viteve tė fundit tė shekullit XIX-te kanė lidhje tė ngushtė me luftrat e mėparshme tė shqiptarėve kundra armikut shekullor.
Kryengritjės sė pergjithshme tė Malėsisė 1909-1912. u mėprin disa ngjarje tė rėndėsishme qė filluan me 1904.
Burrat mė tė dalluar tė Trieshit sulmuan po mė kėtė datė posten turke, me ē’rast vranė njė numėr ushtarėsh turq, kurse njė pjesė tjetėr e detyruan qė tė hikė nėpėrmjet tė Grykės sė Rapshės sė Hotit.
Nė kėtė pėrleshje muarėn pjesė dhe njė numėr burrash shqiptar nga Koja e Kuēit dhe ca malazez nga Rahoja-Kuēi.
I pari qė shtiri me pushkė nė ushtrin turke nė Urėn e Lemajės nė Cem tė Trieshit, qe Malotė Gjeka nga fshati Nikmarash – Triesh.

Mė rentifikimin e parė tė kufirit malazezo-turk tė vitit 1876 njė pjesė e Malėsisė sė Mbishkodres-Koja e Kuēit dhe Trieshi mbetėn nėn sundimin malazez.
Por ushtria turke mu nė kufi - nė Lemajė mbante forca tė veta me qellim qė t’u pėrballonte forcave-sulmėve tė shumta tė shqiptarėve nga Kėlmėndi, Selca, Hoti, Gruda, Trieshi e trevat tjera.
Dėbimi i ushtris turke nga posta e Lėmajes, paraqet njė date tė rėndėsishme, pėr arsye se ėshtė si pikėnisje e kryengritjes sė madhe dhe tė organizuar tė Malesisė sė Madhe.

Pėr kryengritjen e Malesisė (1909-1912):
Dihet se organizatori kryesor i kryėngritjes ka qėnė patrioti i madh shqiptar Dedė Gjon Luli Dedvukaj nga Hoti.
Ai i pari arrin qė tė organizoi shokėt mė tė dalluar tė Malesisė si: Nikė Gjelosh Lulin, Zef Lan Ulėn, Lekė Keqin, Nikė Gjekė Brelin, Nikash Martinin, Kolė Marash Vatėn, Ujkė Gjelosh Lekėn, Gjon Nikė Pllucin dhe tė tjerė pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme.
Nė kėtė kohė situata nė kufirin turko-malazez ishte mjaft e acaruar.
Nuk ishin tė rralla as incidentet nė mes tė rojeve tė kufirit turk dhe melėsorėve tė armatosur.
Numri i malesorėve tė armatosur nė Malėsi ishte mjaft i madh.
Malesorėt nė krye me Dedė Gjone Lulin tė ndihmuar nga malesorėt e Shalės, Shoshit, Nikajve, Merturit dhe Krasniqės vėndosėn qė tė mos i zbatojne urdhėrat e Valiut tė Shkodrės nė lidhje me pagimin e taksave dhe dorėzimin e armėve.

E tėrė Malėsia: Hot, Grudė, Kėlmėndi, Shkreli, Kastrati dhe Podgorica ishte e pregaditur pėr kryengritje.
Podgorica atėherė ishte qėndėr e kryengritsave tė armatosur.
Nė mesin e tyre ndodhej edhe patrioti i dalluar nga Kosova Isa Buletini.
Nė Podgoricė me ndihmen e Kral Nikollės u formua edhe komiteti i kryengritjės nė krye tė cilit ishte Sokol Baci Ivezaj.
Komiteti nė fjalė ndėrmori njė varg masash pėr organizimin e malesorėve nė kryngritje.
Malesorėt pas dėbimit tė ushtrisė turke nga Lėmaja kishin pėr qellim qė t’i eleminon tė gjitha pozitat ushtarake nė kėt trevė, prandaj me 24.III.1911 sulmuan ushtrin turke qė ndollej nė Grykėn e Rapshės.
Pas Grykės sė Rapshės u sulmua edhe posta nė Traboinin e Moēėm.
Nga kjo postė turqit u dėbuan pa luftė dhe pa ndonje viktimė.

Po nė kėtė kohė malėsorėt dėbuan ushtarėt turq qė ndollėshin nė postėn Fierzė.
Posta e pėstė qė ndollej nė Qafėn e Bokrrinės, nė Selisht u sulmua dhe u ēlirua nga Grudėt, Kelmendėt dhe Trieshjant me 29.III.1911.
Nė kėtė kohė kur turqit u dėbuan gati nga tė gjitha postat kufitare nė Malėsi, Ēaushi i ushtrisė turke me qėndėr nė Tuz, mblodh njė ushtri mjaft tė madhe dhe e drejtoi nga Hoti.
Nė Qepur tė Hotit u zhvillua njė pėrleshje mjaft e pėrgjakshme nė mes tė ushtris turke dhe burrave tė Hotit.
U vra njė numer i madh i ushtris turke, por humben jetėn edhe disa burra nga Hoti si:
Kolė Marash Vata, Zef Lan Ula, Gjon Pllumi, Fran Zeka, vėllėzėrit Zef dhe Gjon Luli, Pjeter Uci, Ujkė Gjelosh Leka, dhe Leke Mirashi. Gjithashtu u plagos njė numėr i madh burrash nga Hoti. Turqit nė kėtė pėrleshje pėsuan disfate tė madhe.
Qepuri si datė e rėndėsishme historike pėrmėndet edhe nė kėngėt popullore.

Malėsorėt nga Hoti, Gruda, Kėlmėndi e Trieshi tė frymėzuarė nga zjarri i ēlirimit ndėrmarrin aksione tė njė pas njėshme.
Pas aksionit nė Qepur, sulmuan mėnjeherė postėn ushtarake turke nė Pikalė-Grudė. Nė pėrleshje mbetėn tė vrarė njė numer i madh turqish dhe u nxune rob rreth 70 sish. Nga malesorėt mbetėn tė vrarė: Tomė Hasi, Hasa Mirashi dhe Sokol Doka. U plagosen gjashtė malesorė.
Me 28.III.1911 ēlirohet edhe posta e shtatė e cila ishte e vėndosur nė Lishah nė afėrsinė e Ledinės nė Malėsi. Edhe kėtu mbetėn tė vrarė shum turq.
Nga malesorėt mbetėn: Zef Kurti dhe Martin Ujka, kurse shtatė u plagosen rėndė.
Malesorėt gadi ēdo postė qė pushtonin i jepin zjarr, kėshtu vepruan edhe nė postėn nė Pikalė dhe Lishah.
Po nė kėtė kohė dėbuan edhe ushtarėt turq tė postės kufitare nė Paroki nė afėrsinė e Fundnave.
Posta kufitare nė Omerbozhaj, afėr Dinoshės, konsiderohej si posta mė e fortė.
Nė kėtė postė ishin pėrqėndruar gadi e tėrė ushtria turke qė ishin dėbuar nga postat e ndryshme.
U ēliruan edhe postat nė Urėn e Rzharnicės dhe Dheut tė Zi.
Qėndėr kryesore e koncentrimit tė forcave ushtarake turke ishte Kalaja e Shipshanikut nė Tuz.
Malėsorėt edhe kėtė fortifikat turke e rrethuan me 22.IV.1911.
Me kėtė rast mbet i vrarė Nikė Pretash Leci nga Gruda, duke tentuar tė depertonte nė Kala me tė cilin rast u vra nė afėrsinė e Kalasė.
Nė luftėrat mė tė njohura tė malesorėve pėrmendet lufta nė Qafė tė Uglės.

Deēiqi ėshtė pėrmėndore e vertet e betejave tė pergjakshme tė malėsorėve kundra forcave ushtarake turke.
Me 1.V.1911 nė Deēiq nė Majen e Bratilės pėr te parėn herė nė historinė e popullit shqiptarė, pas historisė sė lėvdishme shqiptare gjatė jetės sė fatosit tė madh shqiptar - Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Dedė Gjon Luli ngriti flamurin shqiptarė dhe tregoi armikut turk dhe tėrė botės se Malėsia kerkon lirinė dhe pamvarėsine e vet.

Pas ngritjės e flamurit shqiptar nė muajin maj tė vitit 1911 ushtria turke ndėrmori ēdo masė pėr tė pushtuar pėrsėri Deēiqin dhe me 14.V.1911 arriti pėrsėri qė nė Deēiq tė vėndos flamurin gjysėm hėnė.
Mirėpo malesorėt e frymėzuar dhe nga dashuria pėr liri dhe urrejtja ndaj robėrisė sė huaj nuk i humbėn shpresat.
Pėr ēlirimin e Deēiqit pėrvec malesorėve muarėn pjesė edhe njesit e rregullta ushtarake malazeze nėn komandėn e gjeneraleve malazez Janko Vukotiqit dhe Mill Spasit.
Gjatė vitit 1912 nė pėrleshjet qe u zhvilluan nė Deēiq me 28 mars dhe 3 maj, mbetėn tė vrarė 14 malesorė.
Po nė maj tė vitit 1912 nė Bukoviq u zhvillua luftė e pėrgjakshme, ashtu edhe nė Helmicė e nė Qafė tė Kishės. Nė kėto pėrleshje mbetėn tė vrarė afėr 15 malesorė.
Nė luftėrat e pėrgjakshme qė bėri Malėsia kundra ushtris turke, duke filluar prej vitit 1907-1912 mbetėn tė vrarė 150 malesorė, kurse u plagosėn afer 90.
Ata gjatė kėsaj kohė ēliruan, me perjashtim tė Kalasė sė Shipshanikut tė gjitha trevat e Malėsisė sė Mbishkodrės.
Pėrpjekjet e malėsorėve me armė e material ushtarak i ndihmoi edhe Mali i Zi.
Mbas largimit tė ushtris turke nga Kalaja e Shipshanikut, malesorėt muarėn pjesė sė bashkut me formacionet ushtarake malazeze nė luftėrat e ndryshme gjėr me Shkodėr.
Pėrleshjet mė tė pėrgjakura u zhvilluan nė Bardhajt e Shkodrės dhe nė Tarabosh.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė