Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 15:23   #17
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Burimet nuk hedhin dritė plotėsisht mbi strukturėn shoqėrore dhe organizimin politik tė qytetit ilir. Megjithatė nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se njė bazė ekonomike e tillė si ajo qė u krijua nė Iliri nė kohėn e lulėzimit tė jetės qytetare i takonte njė shoqėrie antike tė zhvilluar me tė gjitha tiparet e saj.
Duke qenė qendra ekonomike, njė vend me rėndėsi nė popullsinė e qyteteve zinte shtresa e prodhuesve zejtarė dhe e mjeshtėrve ndėrtues, tė cilėt mund tė ishin qytetarė tė lirė ose dhe skllevėr. Prania e kėtyre tė fundit dėshmohet nė qytetet ilire vetėm pėrmes burimeve qė lidhen me ngjarjet e mbarimit tė shek. III dhe ato tė fillimit tė shek. II p.e.sonė, por nuk ka dyshim se nė kėtė kohė ato nuk janė njė dukuri e re, ashtu si nuk janė vetė qytetet qė pėrmendėm. Shtresėn tjetėr tė popullsisė e pėrbėnin pronarėt e punishteve zejtare, tregtarėt dhe nė qytetet bregdetare, detarėt. Krahas tyre, nė qytetet ilire jetonin, me sa duket, edhe pėrfaqėsues tė aristrokracisė sė vjetėr fisnore qė mbėshteteshin nė pronėn e tokave dhe tė blegtorisė. Si e tillė popullsia e qyteteve paraqitej nė kėtė etapė e diferencuar shumė qartė nė shtresa shoqėrore me interesa tė ndryshme.

Nga pikėpamja e organizimit politik mbi bazėn e federalizmit qyteti sė bashku me rrethinat fshatare dhe kėshtjellat qė formonin sistemin e tij mbrojtės dhe u shėrbenin nevojave tė tregtisė, pėrbėnin koinonin qė mbante emrin e qytetit kryesor, i cili ishte qendra e kėsaj njėsie. Koinoni kishte organe qė zgjidheshin ēdo vit nga eklesia ose mbledhja e pėrgjithshme. Prej saj dilte kėshilli legjislativ ose buleja, si dhe organi pėrfaqėsues i njėsive i pėrbėrė nga damiorgėt. Zbatimi i vendimeve bėhej nga njė kolegj nėpunėsish, tė quajtur prytanė qė zgjidheshin ēdo vit, tė shoqėruar nga njė sekretar. Nė krye tė koinonit qėndronte strategu. Nė koinonin e bylinėve strategu ishte njė nėpunės ushtarak qė shoqėrohej nė kėtė funksion edhe nga hiparku, komandanti i kalorisė. Pastaj vinin me radhė nėpunėsit e ngarkuar me edukimin e rinisė (gymnasiarkėt), me organizimin e festave dhe tė garave sportive (epimeletėt), me drejtimin e rojeve (toksarkėt, peripolarkėt) etj.

Koinoni duke qenė njė organizėm autonom pėrbėnte njė njėsi administrative tė shtetit ilir. Si rrjedhim, shteti pėrbėhej nga disa koinone tė organizuara mbi bazėn e federatizmit.
Veprimtari e rėndėsishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave. Skodra, Lisi, Bylisi, presin monedhat e tyre nė emėr tė bashkėsive qytetare, gjė qė dėshmon jo vetėm pėr fuqinė ekonomike tė kėtyre qyteteve, por edhe pėr njė autonomi politike qė ato gėzonin nė kuadrin e shtetit ilir. Simbolet e monedhave tė tyre hedhin dritė, mbase edhe mbi karakterin e pushtetit politik nė kėto qytete. Pasqyrimi i anijes nė monedhat e Skodrės ka mundėsi tė pėrfaqėsojė njė shenjė pėr tregtinė detare qė zhvillonte qyteti dhe tė jetė, nė kėtė mėnyrė, njė e dhėnė e tėrthortė pėr peshėn sunduese tė shtresės tregtare nė qytet. Nė Bylis, pėrkundrazi, pėrdoret si simbol fytyra e themeluesit legjendar tė qytetit, duke theksuar me kėtė traditėn, me tė cilėn lidhej kryesisht shtresa aristrokratike e qytetit.

Pak mė i qartė bėhet ky problem nė burimet e ēerekut tė fundit tė shek. III. Kėtu pėr herė tė parė bėhet fjalė se nė krye tė qyteteve qėndronin polidinastet (sundimtarė tė qyteteve), tė cilėt i nėnshtroheshin plotėsisht pushtetit tė mbretit.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė