Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 15:24   #19
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Pas luftės sė fundit tė Mytilit kundėr Aleksandrit II tė Epirit, nė vitin 270, nuk flitet mė nė burimet pėr shtetin ilir. Duke zbritur drejt vitit 230 dalin tė dhėna tė reja mbi kėtė shtet.
Megjithėse nė vėshtrimin e parė kjo duket si njė periudhė e errėt, ajo pėrbėn nė vetvete njė faqe me shumė interes nė historinė ilire. Gjatė gjysmė shekulli, qė nga Glaukia deri te Mytili, shteti ilir kishte mundur t’i bėnte ballė me sukses agresionit tė Kasandrit dhe mė pas tė Pirros e pasardhėsit tė tij. Tė gjithė kėta kishin dėshtuar nė ndėrmarrjet e tyre dhe mė nė fund qenė detyruar tė hiqnin dorė prej Ilirisė. Ndėrkaq gjendja nė Greqi mbetej e paqėndrueshme. Sundimtarėt maqedonė, Antigon Gonata dhe i biri i tij Demetri, u gjendėn tėrėsisht tė angazhuar nė teatrin grek tė veprimeve politike e ushtarake pėr tė ruajtur hegjemoninė e Maqedonisė nė kėto anė.

Pėr shtetin ilir kjo qe njė periudhė qetėsie nė marrėdhėniet me fqinjėt, veēanėrisht me Maqedoninė, dhe me kėtė duhet shpjeguar edhe heshtja e burimeve. Por nuk qe Gonata ai qė “diti, siē pretendohet, t’u imponojė paqen fqinjėve veriperėndimorė”. Burimet nuk bėjnė fjalė pėr njė gjė tė tillė. Nė qoftė se midis Ilirisė dhe Maqedonisė nuk pati nė kėtė kohė ndonjė konflikt, kjo duhet shpjeguar mė tepėr me faktin se ilirėt, tė lodhur nga luftėrat e deriatėhershme, nuk mundnin, pra, edhe nuk kėrkuan t’i shfrytėzonin vėshtirėsitė e Maqedonisė nė interes tė tyre.

Ndėrkaq ka tė ngjarė qė nga mesi i shek. III p.e.sonė ose pak mė parė shteti ilir tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk njihen mirė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė zėvendėsimin e dinastisė sunduese tė Glaukisė me atė tė Agronit dhe nė shkėputjen e dy qyteteve tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, tė Dyrrahut e tė Apolonisė, nga shteti ilir
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė