Tema: Feminizmi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 20:07   #2
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Feminizmi

Feminizmi Radikal (1) – Barazi midis gjinive

Rryma e Feminizmi radikal , eshte paraqitur , i perkete periudhes pas Luftes II Boterore . Feminizmi radikal thekson rendesine e biologjise ne vendin qe zene burrat dhe grate ne shoqeri… Nenshtrimi fizik i grave eshte shkaku me i rendesishem i pabarazise sociale midis gjinive dhe thuhet se clirimi i grave duhet te mbeshtetet mbi njohurite lidhur me shtypjen biologjike dhe diskriminimin social. Kjo teme zhvillohet ne menyra te ndryshme nga feministet radikal
Ka njerez qe mendojne se gjinia biologjike nuk luan ndonje rol ne aftesite , dhuntite dhe mundesite e njerezve. Burrat dhe grate ngjasin me njeri-tjetrin. Pothuajse te gjithe ndiejme nje nevoje instinctive , per te pasur kontakt me nje ose me shume njerez dhe deshire per te pasur femije.

Seksi dhe riprodhimi jane fenomene natyrale, qe u perkasin te gjitha k ulturave . Kjo ben qe te kete ndryshim midis bashkepunimit te grave me burrat, per aktivitetin seksual dhe riprodhues … Pare ngushte , vetem nje nga keto ndryshime i perket natyres , fakti qe vetem grate jane ne gjendje te lindin femije . Megjese biologjia, ne pergjithesi, eshte ne njejte, jane vene re ndryshime ne jeten e burrave dhe grave, ne pjesen me te madhe te shoqerise .

Pjesa me e madhe e barres per rritjen e femijeve dhe puneve shtepiake bie mbi grate, ndersa pjesa me e madhe e asaj qe ndodh jashte shtepise , ne pune , veprimtarine ekonomike, brenda firmave dhe organizatave politike, u eshte lene burrave. Per me teper, ka pikepamje te panumerta per sa i perket "tipikes" per grate dhe burrat lidhur me ndjenjat , qendrimet dhe aftesiste intelektuale .

Mund te thuhet se kjo paraqet nje teprim kolosal, te domethenies se biologjise. NJe fakt i vetem natyror, sjell me vete pasoja te panumerta kulturore dhe institucionale
Berthama tradicionale e familjes luan nje rol kryesor ne institucionalizimin e rolit te gjinise. Berthama e familjes ka dy funksione te rendesishme ;

E para – formon nje suaze te pathyeshme per jeten e shume grave. Ato priren per ta ushtruar veprimtarine e tire brenda familjes, pjeserisht, sepse femijet varen prej tyre nga ana emocionale dhe pjeserisht, sepse ato vete varen ekonomikisht prej burrave te tire. E dyta roli i gjinise riprodhohet nepermjet pershtypjeve qe marrin femijet nga model ii rolit familjar. Ata mesohen me mendimin se grate zhvillohen me mire ne shtepi , ndersa burrat jashte shtepise. Familja tradicionale eshte nje fakt social dhe jo nje fakt natyral. Ajo ekziston, ngaqe aftesite riprodhuese te grave i bejne ato nena (dhe shtepiake) nga ana e natyres.

Te gjitha keto i pengojne grate dhe u heqin atyre mundesite per t’u zhvilluar . Prandaj , ka arsye per te hequr dore nga keto qendrime dhe per t’i shmangur institucionet qe i ruajne ato , ne menyre te veqante berthamen e familjes.

Si mund te behet kjo gje ?

Ka feministe radikale, qe duan ta heqin familjen . Ndonje shkon akoma me larg, duke thene se grate do te arrijne lirine dhe lulezimin , kur te lirohen nga shtatezania dhe lindja e femijeve… Shulamith Firestone (nje feministe) , nga ana e wsaj , gjen nje zgjidhje te bazuar ne << mundesite moderne te zhvillimit te embrionit, qe do te thote fekondim artificial>>… Raporti "gjysma e njerezimit duhet te linde dhe te rrite femije per te gjithe ju" do te behej faktik , perderisa fekondimi artificial dhe teknologjia e re e riprodhimit bejne te mundur krijimin e femijes jashte trupit te nenes .

Sh. Firestone , thote se : "grate duhet te ēlirohen nga tiranai e tyre biologjike me te gjitha mjetet e mundshme dhe rolin per lindjen dhe rritjen e femijeve duhet ta shperndajme ne gjithe shoqerine njerezore, te burrat po aq sa dhe te grate".

Ndersa Susana Moller Okin parapelqene nje zgjidhje me pak drastike
Okin kerkon , e para – ndarjen e funksionit paresor te riprodhimit nga funksioni i shoqerorizimit, qe do te thote punen per rritjen e femijeve … Nuk ka asnje arsye qe t’i lihet pergjegjesia vetem nenes, pasi femija eshte shkeputur nga trupi i saj .E dyta, ajo shikon nje lidhje te pazgjidhshme midis clirimit te gruas dhe kontrollit te saj mbi aftesine per te lindur femije .

Revolucioni teknologjik, ne formen e mjeteve parandaluese dhe nderhyrjeve te sigurta te deshtimit , eshte nje nga kushtet e ketij kontrolli . Kushti tjeter eshte nje revolucion, me objketiv menyren e te menduarit dhe te jetuarit. Duhet te marre fund koncepti i rolit "natyral" te guras. .. "Ne kemi arritur nje pike ne zhvillimin teknologjik dhe ekonomik, ku duhet te lajme llogarite nje here e mire me rolin e gjinise , me nje perjashtim: ate qe ndodh, kur nje grua zgjedh vullnetarisht, aftesine per te formuar".

Feminizmi Radikal (2) – ndryshimi midis gjinive

Ka feministe radikale, qe thkesojne rendesine e ndryshimeve midis burrit dhe gruas. Ideja e tire ehste e ndare ne dy pjese: 1) Ka ndryshime te rendesishme midis burrave dhe grave per sa i perket orientimit intelektual dhe formulimit te ceshtjeve normative dhe 2) epersia konjitive e grave dhe angazhimi i tire moral, nuk pranohen dhe nuk vleresohen ne shkallen e duhur.
Nje variant i ketij qendrimi eshte epistemologjia feministe (teoria e njohjes) . Femistet thone se veprimtaria konjtive e burrave dhe grave ndryshon qe ne vitet e par te jetes. Kur , per shembull , u tregojme nje grupi djemsh dhe vajzash , fotografi te sendeve te ndryshme dhe u themi qe t’i grupojne, djemte u vene rendesi karakteristikave te lindura te sendit , ndersa vajzat karakteristikave funksionale dhe relacionale.

Ne te njejten menyre, sociologet merren me shume me aftesite dhe dhuntite individuale, ku shpjegojne qendrimet dhe sjelljen , ndersa sociologet nxjerrin ne radhe te pare lidhjet njerezore .
Ka nje problem ne faktin qe aftesite intelektuqale te burrave, ndikojne mbi veprimtarine e tire shkencore. Midis te tjerash , kjo mund te qoje qe sociologet te japin nje pamje te gabuar te shoqerise , qofte sepse pjesa me e madhe e kontributit shkon per te studiuar veprime individuale, qe faktikisht luajne nje rol te kufizuar, ose sepse interesa te vogla u kushtohen maredhenieve sociale, qe jane vertet te rendesishme.

Ekziston nje variant normative i feminizmit te ndryshimeve . Ai tote se burrat dhe grate duhen trajtuar ne menyra te ndryshme, perkohesisht per te krijuar nje barazi afatgjate . Ky variant niset nga vezhgimet se trajtimi i ndryshem qe ka karakterizuar shoqerine deri tani, ka favorizuar burrat.
Te gjitha propozimet per barazi permbajne ndryshime qe prekin privilegjet e burrave. Mirepo , ndonje propozim shkon me larg: Ai thote se grate (perkohesisht) duhet te trajtohen me mire se burrat.

Shembulli me i qarte per ket eshte ideja e trajtimit me pozitiv i grave ne kerkesat per vende te caktuara pune. DUhet hequr parimi i trajtimit te barabarte, qe eshte qendror, net e gjitha shtetet juridike, per te shmangur pabarazite, qe nuk mund te hiqen duke i trajtuar njesoj burrat dhe grate. Mendimi eshte se qindra vjet me diskriminim negative te grave , i bejne te nevojshme dhe te drejte disa dhjetevecare me nje praktike te kundert .

Ndikimi i Feminizmit

Mendimtaret e djathte, disa prej te cileve ndikonin ne politiken e qevereritare te disa vendeve te medha , perfshire Britanin e Madhe dhe SHBA ., mendojn se grate duhet t’iu ktheheshin vlerave tradicionale te marteses dhe familjes .

Ata pretendonin se feminizmi e ka minuar shenjterine e marteses , ka ndihmuar per rritjen e numrit te familjeve me nje prind dhe madje i ka sjelle ankth edhe vete grave .
Grate qe kane zgjedhur te mbeten te pamartuara thuhet qe vuajn nga nje numer qrregullimesh mendore e fizike .

Pretendime te tilla ne te vertete binin ne kontradikte me perfundimet kryesore te kerkimeve per kete problem. Perqindjet e depresionit jane me te larta ne grate e martuara se ne ato te pamartuara dhe me te larta jane nder grate e martuara qe nuk jane ne pune ..
Duke krahasuar punen e paguar , martesen dhe femijet , studiuesit kane arritur ne perfundim se puna eshte "deri tani faktori me i fuqishem dhe me i qendrueshem per shendetin e mire te grave".
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė