Anėtarėsuar: 25-11-07
Vendndodhja: ēabrat
Postime: 23
|
Titulli: Qe ditėn e parė, Partia e nisi me gjak
Vazhdimi ...............................
ARANIT ĒELA: Po me kuadrot e tjerė ēfarė u bė…
FIQIRETE SHEHU: Mehmet Shehu kish lėnė porosinė si Kadri Hazbiut gjithashtu dhe Mihallaq Ziēishtit qė tė kishin kujdes qė tė ruanin kuadrot e vjetra, edhe ata qė ishin larguar nga Ministria e Brendshme, t’i mbajnė afėr pėr t’i pėrdorur nė rastin e volitshėm.
ARANIT ĒELA: Kush ishte ky rast i volitshėm…
FIQIRETE SHEHU: Rast i volitshėm u quajt Konferenca e Partisė e Tiranės e vitit 1956 qė do tė zhvillohej nė prag tė Kongresit tė Tretė tė partisė. Situata, pa u zgjatur, politike, sfondi politik, nė tė cilėn u zhvillua ajo qe i tillė qė, pas vajtjes se Hrushovit nė Beograd pėr t’ju nėnshtruar Titos pėr tė rehabilituar revizionizmin jugosllav, pas Kongresit tė 20-tė tė Partisė Komuniste revizioniste tė BS, tė gjitha vendet ish-socialiste, duke filluar nga BS dhe vendet e tjera me pėrjashtim tė Shqipėrisė, hynė si tė thuash nė garė kush e kush tė afrohej mė shpejt Jugosllavisė, tė rehabilitonte agjenturat e saj qė kishin dėnuar si Trajēe Kostovin nė Bullgari, Rajkun nė Hungari, etj. Veē nė Shqipėri nuk kishte ndėrruar aspak kursi. Prandaj armiqtė ruajtėn momentin e organizimit tė Konferencės sė Tiranės dhe qysh mė parė ndėrmorėn njė punė tė gjerė armiqėsore pėr tė vėnė nė lėvizje tė gjithė grupet e personat nė shėrbim tė tyre. Nė kėtė kuadėr u vunė nė lėvizjen tonė komplotistė e puēistė qė drejtoheshin nga Mehmet Shehu, sikurse dhe grupe tė tjerė qė lidheshin me agjentura tė ndryshme. Para Konferencės sė Tiranės, unė mora kontaktin e parė pas ēlirimit me njė person nė shėrbim tė agjenturės jugosllave dhe qė ėshtė i pandehur kėtu, Feēor Shehun, i cili mė vuri nė dijeni pėr kėtė ēėshtje nė linjėn jugosllave, pavarėsisht qė nė linjė tjetėr Mehmet Shehu, nga ana e sovjetikėve ishte vėnė gjithashtu nė lėvizje pėr tė organizuar punėn armiqėsore nė konferencė. Qėllimi i veprimtarisė armiqėsore qė do zhvillohej aty ishte i atillė qė, tė goditej vija e partisė, udhėheqja e saj, tė kthehej vija marksiste-leniniste nė njė vijė revizioniste, tė pėrgatitej terreni nė konferencė me qellim qė nė Kongresin e Tretė tė Partisė qė do tė zhvillohej pas ca kohe, se Konferenca e Partisė u zhvillua nė prag tė Kongresit tė Tretė tė partisė, tė goditej vija e pėrgjithshme e partisė dhe tė ndodhte nė kongres ajo qė ndodhi nė Kongresin e 20-tė. Tė ishte si tė thuash njė Kongres i 20-tė nė miniaturė. Pikėrisht mbi bazėn e Platformės sė Kongresit tė 20-tė do tė zhvillohej edhe Konferenca e Tiranės sipas punės armiqėsore tė organizuar nga grupi ynė armiqėsor qė kryesohej nga Mehmet Shehu. Nė pėrgatitje tė Konferencės njė rol tė veēantė ka luajtur Kadri Hazbiu, i cili ishte ministėr i Brendshėm dhe qė kishte fijet nė dorė si nė rrugė legale, d.m.th tė tė gjithė aktiviteteve qė zhvilloheshin, ashtu edhe nėpėrmjet lidhjeve agjenturore qė ai mbante nga njė anė me Svetozar Koēiēin, me zbuluesin jugosllav, me legatėn jugosllave qė ishte qendra e organizimit tė punės nėpėrmjet nesh, po ashtu edhe me Mihallaq Ziēishtin dhe me Feēor Shehun. Pėr kėtė rol tė veēantė tė Kadri Hazbiut nė organizimin e punės nė Konferencėn e Tiranės nė tė tre fazat, si para Konferencės pėr pėrgatitjen e punės armiqėsore, gjithashtu edhe gjatė e pastaj pas Konferencės, mua mė ka folur Mehmet Shehu. Nė prag tė Konferencės sė Tiranės, megjithėse do tė flas mė vonė pėr ēėshtjen e Feēor Shehut. Feēor Shehu erdhi i dėrguar nga Svetozar Koēiēi tek unė dhe kėtu unė mora takimin e parė me njė person tė agjenturės nė shėrbim, d.m.th tė agjenturės jugosllave pas ēlirimit. Kur mė vuri nė dijeni, siē do tė shpjegoj mė poshtė Feēor Shehu pėr punėn qė pėrgatitej pėr tė zhvilluar nė Konferencėn e Tiranės, unė u tremba u frikėsova meqė isha sekretare e parė e KP tė Tiranės. Prandaj kur shkova nė shtėpi, i thashė Mehmet Shehut qė kėshtu ka ardhur Feēori dhe kjo mua mė shqetėson se unė jam sekretare e parė. Mehmet Shehu u mundua tė mė qetėsojė dhe mė tha mos ki aspak frikė pėr kėtė ēėshtje sepse i deleguar i KQ do tė jetė Beqir Balluku, qė ėshtė nė pozitat tona dhe ėshtė i hershem nė lidhje me zbulimin jugosllav. Ndėrsa fijet e gjithė punės qė do zhvillohet nė konferencė, i ka Kadri Hazbiu, i cili ėshtė nė lidhje, duke qėndruar vetė nė prapaskenė me zbulimin jugosllav, me Svetozar Koēiēin sikurse dhe mban lidhje me Mihallaq Ziēishtin dhe me Feēor Shehun, tė cilėt do tė jenė brenda nė konferencė, aq mė shumė qė ty tė ėshtė ngarkuar njė detyrė, si rol pasiv, meqė je sekretare e parė e Tiranės dhe gruaja ime, mė tha Mehmet Shehu. Me kėtė rast unė more vesh pėr veprimtarinė qė do zhvillonte Kadri Hazbiu nė konferencė.
ARANIT ĒELA: Filloi konferenca e partisė…
FIQIRETE SHEHU: Pas raportit qė mbajta unė si sekretare e parė filluan nga tė gjitha anėt pyetje tė gjithanshme kundėr vijės sė partisė, kundėr udhėheqjes sė partisė, duke u bėrė pyetje edhe nė drejtimin tim edhe te Mehmet Shehut, gjė qė mua mė tronditi nė fakt dhe nė njė nga pushimet, duke qenė e mėrzitur dhe pak e mėnjanuar nė kohėn qė Beqir Balluku bisedonte me delegatė tė tjerė, m’u afrua Feēor Shehu e mė tha, pse qėndron kėshtu e mėrzitur dhe e mėnjanuar. I thashė, nuk e dėgjove seē u tha nė konferencė pėr mua. Ē’pyetje u bėnė dhe pėr Mehmet Shehun? Feēor Shehu tha, qė tė tilla pyetje dhe do bėhen se dhe kjo bėhet me qėllim qė tė mos bjeri dyshimi mbi ty e mbi Mehmet Shehun. Megjithatė, filluan diskutimet, tė cilat i kapėrcyen edhe caqet qė ishin caktuar, d.m.th nuk u kufizuan veten te goditja nė mėnyrė tė kamufluar e vijės sė partisė, por u bėnė dhe diskutime mė tė hapura, duke u kėrkuar lidhje miqėsie me Jugosllavinė nė bazė tė Platformės sė Kongresit 20-tė tė BS, etj. Kėto kur shkova nė shtėpi ja thashė Mehmet Shehut, megjithėse i thashė dhe mė parė Beqir Ballukut qė ta informonte ai, po ai tha thuaja ti mė mirė. Ja thashė, ja parashtrova gjendjen Mehmet Shehut, i cili e gjykoi ashtu tė rėndė si dhe unė dhe thirri nė prezencėn time Beqir Ballukun dhe Kadri Hazbiun, duke i porositur qė tė kenė kujdes, t’i mbajnė mirė nė duar frenat, siē u shpreh ai. Ndėrsa Kadri Hazbiu tha, ki kujdes mos u merakos i kam vetė punėt nė dorė dhe aty brenda ėshtė Mihallaqi dhe Feēori, asgjė nuk do tė ndodhė. Dua tė them se Kadri Hazbiu ishte nė dijeni tė veprimtarisė armiqėsore sikurse dhe Mihallaq Ziēishti tė Panajot Plakut. Bile kishin bėrė edhe veprime tė pėrbashkėta tė tre, ēfarė konkretisht nuk jam nė gjendje ta shpjegoj, nuk e di, po Mehmet Shehu me ka thėnė qė kishin ndėrmend edhe veprime tė pėrbashkėta. Ndėrsa pika kulminante e veprimtarisė nė kėtė moment ėshtė organizimi i arratisjes sė Panajot Plakut duke bashkėpunuar nė kėtė rast natyrisht me zbulimin jugosllav…
"Kadriun e tėrhoqi nė zbulimin jugosllav Dushan Mugosha nė vitin '43"
Dėshmia e Fiqirete Shehut, tė vesė sė kryeministrit tė vetėvrarė, nė gjyqin e Hazbiut, ka qenė njė nga momentet kulmore tė procesit. Tashmė, nuk bėhet fjalė pėr ngjarje tė shkėputura e dėshmi tė veēanta, por pėr njė analizė kronologjike tė veprimtarisė armiqėsore tė Kadri Hazbiut, njeriut qė sipas saj, ka qenė krahu i djathtė i Mehmet Shehut dhe numri dy i organizatės kundėrrevolucionare, qė do tė pėrmbyste diktaturėn e proletariatit nė Shqipėri. Shfaqja e Fiqirete Shehut vetėm dy ditė pas pėrfundimit tė gjyqit qė i fali jetėn dhe e ndėshkoi me disa vite burg, do tė ishte befasuese pėr ish-ministrin e Brendshėm qė duhej tė pėrgjigjej pėr akuzėn e parė tė saj lidhur me rrethanat nė tė cilat ishte tėrhequr nga Dushan Mugosha nė shėrbim tė zbulimit jugosllav qysh nė vitin '43. Gjithēka qė e veja e kryeministrit shpalos pėrpara Hazbiut rreth zanafillės sė rekrutimit tė tij nga zbulimi jugosllav, ėshtė pjesė e njė rrėfenje qė ajo ka dėgjuar nga Liri Gega nė ēastet e njė pushimi, pas njė beteje me okupatorin nė Sllatinė tė Peshkopisė nė vitin '44(!) Nė tė gjitha provat qė sjell Fiqirete Shehu nė ballafaqim, u referohet opinioneve tė tė tjerėve, qė ēuditėrisht kanė ndėrruar jetė.
"Pėr kėtė mė ka folur Mehmeti". "Kėtė ma ka treguar Nako Spirua". "Kėtė e kam dėgjuar nga Dali Nderu", etj. Ky ėshtė pak a shumė refreni i tė gjitha deponimeve tė Fiqirete Shehut qė duket e shpėrfytyruar gjatė rrėfimit. Gjithsesi, para dėshmisė sė saj, nė proces ėshtė debatuar pėr njė tjetėr ngjarje tė hershme: Eshtė takuar apo jo Mehmet Shehu me Titon dhe Harri Fulcin nė vaporin "Kuin Elisabet"?! Protagonistė tė kėsaj dileme bėhen tė pandehurit Mihallaq Ziēishti, ish zėvendėsministėr i Brendshėm dhe Llambi Peēini, njeriu qė ka bėrė shoqėruesin e ish-kryeministrit nė lundrimin e shumėpėrfolur nė Atlantik…
neser do te lexoni
Rrėfimi i Fiqirete Shehut mbi pėrpjekjet e fshehta tė Mehmetit e Hazbiut pėr vendosjen e marrėdhėnieve me BS nė vitin '64.
Misioni i panjohur i Nesti Nases, ish-ministėr i Jashtėm, pėr tė vendosur urat e komunikimit me diplomacinė e Moskės.
Ēfarė pėrmbante mesazhi i UDB-sė qė solli nė mesin e viteve '60 Feēor Shehu dhe pėrpjekjet e Kadri Hazbiut pėr tė zbutur klimėn e konfliktit me Jugosllavinė.
Si i amnistoi agjentėt amerikanė tė arrestuar nė Tiranė Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu nė vitin 1953.
6.12.2007
marre nga, dervina.com
grepi, dora vetė
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 07-12-07 nė 20:51
|