Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: Kombi dhe Nacionalizmi/ Konceptet e Eric Hobsbaum
Mė tutje ky vazhdon,mirėpo para se kėta tė mund tė bėheshin tė pėrcaktuar njėri pėr tjetrin , secili prej tyre u desh tė shfaqej dhe shfaqja e tyre ishte e pavarur dhe e rastėsishme. Ėshtė e siguritė qė shteti u shfaq pa ndihmėn e kombit. Disa kombe me siguri u shfaqėn pa bekimin e shtetit tė tyre. Ėshtė mė e debatueshme ajo se a mos ideja normative e kombit , nė kuptimin e saj modern , e presupozonte ekzistencėn paraprake tė shtetit ... Ēfarė ėshtė atėherė kjo ide e rastėsishme, por nė kohėn tonė nė dukje universale, dhe normative e kombit?
1) Dy njerėz janė tė njė kombi tė njėjtė nėse dhe vetėm nėse ata e kanė tė pėrbashkėt kulturėn e njėjtė , ku kultura mė tutje e ka domethėnien e njė sistemi tė ideve, tė shenjave, tė asociimeve dhe tė mėnyrave tė sjelljes dhe komunikimit.
2) Dy njerėz janė tė njė kombi tė njėjtė nėse dhe vetėm nėse ata ia pranojnė njėri-tjetrit se i takojnė tė njėjtit komb. Me fjalė tė tjera , kombet i bėnė njeriut, kombet janė krijime tė bindjeve, tė besnikėrive dhe tė solidariteteve tė njerėzve. Njė kategori e thjesht e personave (tė themi banorė tė njė territori tė dhėnė , apo folės tė njė gjuhe tė dhėnė ) shėndrrohet nė komb nėse dhe kur anėtarėt e kėsaj kategorie me vendosmėri ia pranojnė njėri-tjetrit disa tė drejta dhe obligime reciproke duke u mbėshtetur nė anėtarėsinė e pėrbashkėt nė tė . Ėshtė njohja e tyre e njėri-tjetrit si partnerė tė kėtij lloji, dhe jo atributet e tjera tė pėrbashkėta, ēfarėdo qė ato tė mund tė jenė , ajo e cila ata i shėndėrron nė njė komb i ili e ndan kėtė kategori nga jo-anėtarėt.
Secila nga kėto pėrkufizime tė pėrkohėshme , ai kulturor dhe ai voluntarist , e ka njė meritė. Secila nga ta e vecon njė element i cili e ka njė rėndėsi tė mirėfillėt pėr tė kuptuarit e nacionalizmit .Ėshtė e qartė , secili nga kėta ėshtė i rėndėsishėm dhe me vend, por po aq e qartė , asnjėri prej tyre nuk ėshtė as pėr sė largu i mjaftueshėm .
Sa i pėrketė kombit dhe nacionalizmit dhe procesit se kush kujt i paraprinė Gellner jep kėto vlerėsime:
Ai thotė qė kombet i bėnė njeriu dhe i jep elemente me tė cilat edhe e pėrkufizon kombin pra : kultura e pėrbashkėt dhe vullneti pėr tė jetuar bashkė nė kontekstin e shoqėrisė industriale. Gellner pėrmend kontekstin industrial sepse shfaqja e shoqėrisė industriale sipas tij ėshtė e rastėsishme, ndėrsa si vazhdimėsi e kemi shfaqjen e nacionalizmit qė e konsideron si pashmangėshmėri nė shoqėrinė industriale dhe nė njė mėnyrė kjo nuk ėshtė e rastėsihshme .
Dhe nga kėto mund tė nxjerrim konkluza se shfaqja e njė kombi ėshtė rastėsi , ndėrsa shfaqja e parimit nacionalist nė kėtė epokė industriale nuk ėshtė rastėsi.
Mirėpo, sipas Gellnerit asnjėra nga pėrkfuzimet e mėsipėrme nuk janė tė kėnaqshme dhe tė mjaftueshme.
Ndėrsa nacionalizmin Gellner e pėrkufizon : Si njė parim sipas tė cilit njėsia politike dhe njėsa kombėtare duhen tė pėrputhen
Thamė mė lartė se nacionalizmt Gellner thote ... nacionalizmi ai i cili i krijon kombet dhe nuk ėshtė e kundėrta. Duhet pranuar, nacionalizmi e pėrdor shumėzimin e kulturave para-ekzistuese tė trashėguara historikisht, megjithatė ai i pėrdor ato nė njė mėnyrė tepėr selektive, dhe tė shumtėn i transformon radikalisht...Gjuhė tė vdekura mund tė ringjallen , tradita tė shpiken , dlirėsi burimore tė paprishura fare dhe nė tėrėsi tė trilluara mund tė ripėrtrihen. Por ky aspekt prerazi shpikės, kulturalisht krijues, ėndėrrimtar, i zjarrit nacionalist, nuk bėnė qė kujtdo ēoftė ti lejoj tė vijė nė mėnyrė tė gabuar nė pėrfundimin se nacionalizmi ėshtė njė shpikje ideologjike e rastėsishme, artificiale, e cila mund tė mos kishte ndodhur fare, vetėm sikur ata mendimtarė tė mallkuar evropian, ndėrhyrės dhe ngatrrimtar, tė pa pėrmbajturqė ta lėnė tė mirėn rehat , tė mos e sajonin atė dhe tė mos e injektonin rastėsisht nė sistemin e qarkullimit tė gjakut tė bashkėsive politike pėrndryshe tė qėndrueshme .
Padyshim qė kur bėhet fjalė pėr kombin dhe nacionalizmin nuk mund tė anashkalohet edhe teoria e Benedikt Andersonit dhe pikėpamjet e tij. Ky kombet i quanė komunitete tė imagjinuara , dhe ky ėshtė njė pėrkufizim nė frymėn antropologjike si thotė edhe vetė . Sipas tij , kombet janė tė imagjinuara sepse dhe tek kombi mė i vogėl qė ekziston antarėt e tij nuk do tė jenė nė gjendje ta njohin njėri tjetrin, nuk do ti takojnė kurr , dhe se ėshtė i imagjinuarė si i kufizuarė, sovranė dhe si bashkėsi .
Ndėrsa sa i pėrketė nacionalizmit Anderson sygjeron qė kjo tė kuptohet duke e rėndtiur nė sistemet e mėdha kulturore nga tė cilat edhe u shfaq nacionalizmi, e jo tė renditet nė ideologji.
Hobsbaum nė analizėn e tij rreth kombit dhe nacionalizmit ndoshta edhe me titullin e librit tė tij Kombi dhe Nacionalizmi qė nga viti 1780 , jep me tregu pėr njė pikėpamje .Fillimisht , Hobsbaum konsideron qė nė njė mėnyrė cdo gjė fillon qė nga 1780 , pra paraqet fillimin e dekadės nė tė cilėn ndodhė Revolucioni Francez. Ai thotė ėshtė pikėrisht epoka e revolucioneve, ajo qė krijoj parakushtet pėr shfaqjen e kombeve.
Mė lartė cekum se Gellner thotė : nacionalizmi shfaqet njė herė e pastaj ky krijon kombin. Ndėrsa Hobsbaum thotė qė : nacionalizmi dhe shteti krijojnė kombin . Dhe ky ėshtė rezultat i njė procesi politikė i paramenduarė dhe i udhėhequrė nga shteti , nė kėtė rastė lidhet me nėntitullin e librit : Programi, miti , realiteti ku siq thotė autori libri ėshtė pėrshkrim i njė realitetit i cili paraqet krijimin e njė programi politik i cili shfrytėzon mitet tė cilat krijohen nė popull gjatė njė periudhe tė cilėn autori e quan protonacionalizėm popullorė .
Pėr analizėn e cėshtjes kombėtare Hobsbaum propozon dy kėndvėshtrime nga lartė qė do tė thotė vėshtrim i ndikimit tė politikave udhėheqėse nė krijimin e kombit si dhe kėndvėshtrime nga poshtė qė do tė thotė vėshtrimė i asaj se cfarė ndodhė nė popullė ndaj tė cilit ushtrohėn politikat .
Hobsbaum gjatė studimit tė tij shumė u referohet autorėve tė tjerė , krahason konceptet me ta dhe shpeshherė pėrvetėson pikėpamje tė tyre . Nė mesin e tyre ėshtė edhe studijuesi qekė Miroslav Hroh , ku huazon njė argument mbi ndėrgjegjėn kombėtare .: ndėrgjegja kombėtare zhvillohet nė mėnyrė tė pabarabartė ndėrmjet grupeve tė ndryshme sociale dhe rajoneve tė ndryshme tė njė vendi
Tė shumtėt e studiuesve do tė mund tė pranonin se ciladocoftė natyra e grupeve sociale qė fitojnė mė herėt atė qė quhet ndėrgjegje kombėtare , fshatarėt do tė jenė ata qė prekėn tė fundit prej saj[1]
[1] Hobsbaum ,Eric, kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-ta,fq 12
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|