Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Udhėheqėsit e vendeve tė Evropės Qendrore diskutojnė nė njė takim dyditor pėr Kosovėn
Pragė, 10 dhjetor - Udhėheqėsit e vendeve tė Evropės Qendrore kanė filluar njė takim dyditor ku Kosova ėshtė tema kryesore. Kryeministrat e Ēekisė, Hungarisė, Polonisė dhe Sllovakisė do tė zhvillojnė njė seri diskutimesh nė kuadėr tė asaj qė njihet si Vishegrad katėr. Sllovenia e cila merr kryesinė e radhės sė BE se mė 1 janar ėshtė e ftuar speciale. Pritet qė vendet pjesėmarrėse tė kenė dallime rreth sė ardhmės sė Kosovės. Sllovakia ėshtė njė prej vendeve qė nuk e ka mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės.
Solana qetėson njerėzit nė lidhje me frikėn pėr trazira nė Kosovė
Bruksel, 10 dhjetor - Shefi i Politikės sė Jashtme tė Bashkimit Europian, Havier Solana, ka folur pėr tė qetėsuar njerėzit nė lidhje me frikėn pėr trazira nė Kosovė pas pėrfundimit nesėr tė afatit tė bisedimeve pėr tė ardhmen e Kosovės. Solana tha se nuk priste qė serbėt apo shqiptarėt e Kosovės tė rrezikonin destabilizimin e gjendjes, duke u kthyer tek dhuna. "E ardhmja e Kosovės dhe Serbisė ėshtė nė Bashkimin Evropian dhe pėr kėtė tė dy palėt pajtohen", ka thėnė Havier Solana.
Ban Ki Mun ia dėrgon KS raportin e Treshes pėr Kosovėn
Nju Jork, 10 dhjetor Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara mbrėmė ia ka dėrguar raportin e Treshes pėr Kosovėn Kėshillit tė Sigurimit, i cili nė mbledhjen e 19 nėntorit do tė diskutojė pėr kėtė dokument. Shefi i OKB sė Ban Ki Mun ka shprehur shqetėsim pėr mungesėn e pėrparimit nė procesin pėr statusin e Kosovės. Raporti i Treshes pėr Kosovėn nuk jep rekomandime pėr rrugėn qė duhet ndjekur pėr tė lėvizuar pėrpara. Nė raport thuhet se pas 120 ditėsh tė negociatave intenzive palėt nuk ishin nė gjendje tė arrijnė marrėveshje pėr statusin e Kosovės. Pastaj anėtarėt e Treshes shkruajnė se kjo ėshtė pėr keqardhje pasi zgjidhja me negociata ėshtė nė interesin mė tė mirė tė tė dy palėve. Nė kėtė aspekt nė raport pos tjerash theksohet se asnjera palė nuk ishte e gatshme tė bėjė lėshime nė ēėshtjen themelore tė sovranitetit
Ishinger sot i raporton ministrave tė jashtėm tė BE-sė
Bruksel, 10 dhjetor - E ardhmja e Kosovės pas 10 dhjetorit do tė jetė nė qendėr tė debatit tė nesėrm tė ministrave tė jashtėm tė Bashkimit Evropian. Nė takimin me dyer tė mbyllura diplomati gjerman Volfgang Ishinger do t'i raportojė 27 ministrave tė vendeve anėtare. Parandalimi i dhunės nė rast se Prishtina shpall pavarėsinė do tė jetė njė nga pikat kryesore tė debatit. Bashkimi Evropian ende nuk ka njė qėndrim tė pėrbashket tė tė gjitha vendeve anėtare lidhur me statusin e Kosovės. Shumica dėrmuese e vendeve anėtare tė BE sė mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės. Treshja ndėrmjetėsuese nėser do t'i raportojė sekretarit tė pėrgjithshėm tė KB Ban Ki Mun pėr ecurinė e bisedimeve 120 ditėshe. Raporti i Treshes Ishinger, Uizner, Bocan Harēenko ka theksuar faktin se palėt dėshtuan arritjen e ndonjė zgjidhjeje kompromisi. Kėshilli i Sigurimit do ta diskutojė raportin nė fjalė me 19 dhjetor.
"Tajms": Miliband do tė kėrkojė unitet tė BE-sė rreth pavarėsisė sė Kosovės
Londėr, 10 dhjetor - Shtypi sotėm britanik tėrheq vemendjen se vendet e Bashkimi Evropian duhet ta kenė fjalėn kryesore nė lidhje me zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nėse nuk duan qė nė vend tė qeverive tė fuqive tė mėdha iniciativėn ta marrin ekstremistėt nė terren. E pėrditshmja londineze "Tajms" shkruan se shefi i diplomacisė britanike, Dejvid Miliband, qė sot nė Bruksel do tė kėrkojė nga homologėt e tij qė tė jenė unikė nė qėndrimin kur Kosova tė shpallė pavarėsinė nė javėt ose muajt e ardhshėm. Janė tė paktėn katėr vende tė BE sė qė e shohin me shqetėsim shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, kujton "Tajms". Qiproja, Greqia, Sllovakia dhe Spanja frikėsohen nga nga lėvizjet e separatiste nė vendet e tyre. Ndėrkaq e pėrditshmja tjetėr britanike "Fajnenshėll tajms" shkruan se "shqiptarėt e Kosovės janė tė gatshėm tė presin pėr zgjidhjen", duke shtuar se deklarata e pavarėsisė do tė shpallet nė koordinim me Bashkimin Europian dhe pėr shtyrjen e saj ėshtė rėnė dakord, pavarėsisht dėshtimit tė bisedimeve tė ndėrmjetėsuara. Gazeta pėrcjell edhe mendimet e diplomatėve perėndimorė, sipas tė cilėve koordinimi ėshtė me rėndėsi jetike pėr shmangien e njė ēarjeje me pasoja nė radhėt e vetė Bashkimit Europian. Duke shkruar nė lidhje me Kosovėn, gazeta tjetėr "Gardian" pohon se ka rėndėsi nė periudhėn pas ditės sė sotme (10 dhjetor) se ēfarė qėndrimi do tė marrė kryeministri serb Vojisllav Koshtunica. Ai, shruan gazeta, mund tė vendosė qė tė luftojė pėr Kosovėn, ose tė japė dorėheqjen, por me siguri do tė vendosė qė nė afat tė gjatė bėjė obstruksione ndaj progresit tė Kosoėvs si shtet sovran dhe gjithashtu ta shndėrrojė nė njė nga konfliktet e ngrira nė botė.
Franca ka thėnė qartė se mbėshtet planin e Ahtisarit, tha ambasadori francez nė Beograd
Beograd, 10 dhjetor - Nė politikėn e Francės ndaj Kosovės ekziston njė kontinuitet, e cila ka thėnė qartė se mbėshtet planin e Ahtisarit, tha ambasadori francez nė Beograd Zhan-Fransoa Teral. "Kemi thėnė qartė se mbėshtesim planin e Ahtisarit. Kemi thėnė gjithashtu se dėshirojmė qė negociatat tė vazhdojnė gjatė tre muajve, por do t'i kthehemi planit tė Ahtisarit nėse negociatat dėshtojnė", tha ambasadori Teral pėr gazetėn "Blic" tė Boegradit. Ai bėri tė ditur se Parisi ka kohė qė po i drejtohet nė mėnyrė tė qartė autoriteteve serbve, dhe nė thelb nuk ka ndryshime, tha Teral. Duke komentuar deklaratėn e Presidentit francez Sarkozi se Franca do tė mbnėsht esė pavaėrsinė e Kosovės nė "njė moment tė caktuar", ambasadori Teral tha se "momenti i vėrtetė domethėnė vetėm se ne nuk jemi robėr tė afateve dhe kalendarit tė rigoroz. Ne nuk e duam pėrkushtimin religjioz tė datave", porse "duhet pėrshtatur rrethanave", tha ai. Diplomati francez paralajmėron Beogradin se "ėshtė vėshtirė tė imagjinohet vendi i cili ka njė problem tė madh (Kosovėn) qė tė hyjė nė BE-sė pa e zgjidhur atė". I pyetur se kur mund tė ndodhė njohja e pavarėsisė sė Kosovės, ambasadori francez tha se "asnjė diplomat kėtė nuk mund ta thotė, por sigurisht jo para janarit", tha ai.
Ushtria serbe ende nuk ka marrė urdhėr si tė reagojė nė rast se Kosova shpall pavarėsinė
Beograd, 10 dhjetor - Ushtria serbe po vemendje po ndjek situatėn nė Kosovė dhe nė jug tė Serbisė dhe ka "plane tė caktuara" pėr "skenarė tė ndryshėm", ka deklaruar shefi i shtatmadhorisė sė ushtrisė sė Serbisė, gjenerali Zdravko Ponosh. Ai tha pėr mediat serbe se nė vendet demokratike ushtritė bėjnė atė qė u urdhėrohet nga ata qė kanė mandatin politik. Ndėrkaq nė lidhje me shpalljen e mundshme tė pavarėsisė sė Kosovės, Ponosh thotė se ushtria serbe ende nuk ka marrė urdhėr pėr njė rast tė tillė qė do tė nėnkuptonte njė angazhim luftarak. "Ushtria ende nuk ka marrė ndonjė detyrė qė ta zbatojė e as ta planifikojė, e tė cilėn nuk do tė mund ta zbatojė", ka thėnė Ponosh. Duke folur pėr situatėn nė Kosovė, Ponosh vlerėson se ajo ėshtė relativisht e qetė dhe stabile, por sipas tij ekziston rreziku i pėrshkallėzimit "shumė shpejt", duke shtuar se ekzistojnė zotimet e KFOR it se do tė marrė tė gjitha masat parandaluese. Nė lidhje me deklaratat e disa politikanėve serbė qė kėrcėnohen me luftė nė rast tė pavarėsisė sė Kosovės, ai tha se ato nuk ndikojnė nė ushtrinė, e cila ka sistemin e vartėsisė dhe tė komandimit. "Ushtria nuk reagon nė deklaratat e pėrditshme nė shtyp", ka thėnė Ponosh.
Bilt: Tė gjitha vendet e BE-sė, pėrveē njėrės, tė gatshme ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės
Bruksel, 10 dhjetor - Tė gjitha vendet, pėrveē njė anėtari tė Bashkimit Evropian, janė tė gatshme ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės pa njė rezolutė tė Kombeve tė Bashkuara, ka deklaruar sot shefi i diplomacisė suedeze Karl Bilt. "Pothuajse kemi unitetin pėr ēėshtjen e Kosovės", u ka thėnė Bilt gazetarėve sot nė Bruksel para fillimit tė samitit tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė, nė tė cilin duhet tė diskutohet nėse mund tė paraqiten tė bashkuar nė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Bilt nuk bėri tė ditur se cili vend ende dėshiron miratimin e njė rezolute tė Kėshillit tė Sigurimit tė KB para se tė pranonte shpalljen e pavarėsisė e cila pritet tė bėhet nga udhėheqja e shqiptarėve tė Kosovės nė javėt e ardhshme, thekson Rojters. Por ministri i Luksemburgut Zhak Aselborn tha se vetėm Qiproja ka "njė problem tė madh" nė mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
|