Pyetja e nje dite kur...
Nese ndonje dite
Ne nje nga ato dite
Kur njeriu rri shtrember
Mbi nje mbeshtetese
Qe fare mire
Mund te quhet rrenoje
Dikush do marre guximin
Te me pyese
Se c'bera gjithe kete kohe.
Une do te shikoj mire
Do t'i rrudh mire buzet
Dhe do te shfryj hundet
Duke i thene se kam pare njerez
Te rrenuar mbi mbeshtetese
Dhe njerez te mbeshtetur
Mbi rrenoja
Dhe pasi ai ta kete
Perceptuar pergjigjen
Mbeshtetesja ime do te bjere
Dhe une do te rrezohem
Duke i thene se
Ju ne kete cast
Bete ate qe nuk kam bere
Gjithe ate kohe
Tere jeten time
Kam pare njerez
Te rrenuar mbi mbeshtetese
Dhe njerez te mbeshtetur
Mbi rrenoja.
Albri Brahusha