Tema: Soni & Flori
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-12-07, 12:03   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Soni & Flori

Si e shpjegoni atėherė fenomenin e plagjiaturės, apo "vjedhjes" sė muzikės?
Soni: Mendoj se ėshtė njė fenomen nė zvogėlim. Para disa vitesh ishte shumė i pėrhapur, sepse edhe kompozitorėt nuk dinin si tė silleshin. Vinin nga festivalet me kėngėt e mėdha, ndėrkohė qė tregu ndryshoi dhe kompozitorėt ishin konfuzė. Edhe mua mė ka ndodhur nė albumin e parė.

Si qėndron e vėrteta e kėngės suaj "tė vjedhur" nga kėnga serbe fituese e Eurovizionit, mos ndoshta u "fry" ca si tepėr kjo ēėshtje?
Soni: "Fryrja" nuk erdhi nga ne, por nga Suedia e Danimarka. Nuk mendoj se shqiptarėt janė tė parėt qė mbrojnė punėn dhe artin e tyre, pėrkundrazi. Nė atė periudhė mė ndodhi, qė shumė vende tė Evropės mė mbronin, ndėrsa nė Shqipėri u ngritėn artistėt (ndoshta nga xhelozia) tė mbronin Serbinė. Kėtu ishte edhe kontradikta. Mendoj se kjo histori ndihmoi tė evidentohej kėnga shqiptare. Kėshtu qė duhej marrė nė sensin pozitiv. Unė nuk e mora si njė ēėshtje personale. Ka kėngė tė tjera shqiptare qė janė marrė nga vendet fqinje dhe ne nuk kemi guxuar tė ngremė zėrin.

Pra ju i qėndroni idesė se kėnga serbe ėshtė e vjedhur?
Soni: S'mund tė them e vjedhur. Po ka ngjashmėri, ndoshta pėr faktin qė ėshtė baladė. Ka ngjashmėri nė mėnyrėn e tė kėnduarit, zėrit ndoshta.

Meqėnėse jemi tek Eurovizioni, e mendoni pjesėmarrjen nė Festivalin e fundvitit, me qėllimin pėr tė shkuar nė atė Evropian?
Soni: Nuk e shohim festivalin e fundvitit si trampolinė pėr nė Eurovizion. Festivali i madh i ka zhgėnjyer shumė artistėt. Nuk arriti t'i mbante afėr. Kėngėtarėt dhe kompozitorėt e mirė nuk e shohin mė si diēka ndjellėse pėr tė shkuar nė Eurovizion.
Flori: Jemi shumė mė tė interesuar tė sjellim diēka tė bukur qė tė na pėlqejė ne dhe publikut. Edhe Eurovizioni vet ėshtė kthyer nė njė pazar, ėshtė pjesė e politikės dhe personalisht nuk mė emocionon fare dhe nuk mė josh pėr tė bėrė njė kėngė pėr atje.
Soni: Festivalin Evropian e ndjekim pėr tė parė tė rejat dhe e mbėshtesim Shqipėrinė me kėdo qė tė pėrfaqėsohet, por pa entuziazėm. Nuk ėshtė mė njė ėndėrr.
Ujė dhe sapun.
Dashuri me notėn 10.

Cili ėshtė pėrkufizimi juaj pėr kėngėn?
Flori: Dashuri shumė e madhe.
Soni: Kėnga ėshtė shpirt. Veēse dashuri ėshtė edhe energji shumė e madhe.

Cila ėshtė dashuria e parė?
Flori: Kėnga
Soni: Padyshim kėnga. Qė e vogėl kėndoja "non stop".

Po mė e madhja?
Flori: Kėnga nuk tė braktis kurrė. Sa herė qė ulem nė tastierė ajo ėshtė aty. Dhe ndonjėherė mė vjen keq pėr tė sepse unė e "shfrytėzoj". Por ka edhe njė tjetėr dashuri, po kaq e madhe dhe e ndryshme. Ėshtė dashuria pėr njeriun.
Soni: E njėjta

Ē'ju mallėngjen?
Flori: Mė mallėngjen diēka qė mė mungon, diēka qė ėshtė e bukur, qė e kam dhe s'e kam. Mė mallėngjen edhe stina. Stinėt kur ndėrrohen mė japin njė ndjesi… Nuk lidhen me kujtimet.
Soni: Mė mallėngjen njė situatė, njė kėngė, njė njeri…

Ē'ju bėn tė qeshni?
Soni: Flori
Flori: (qesh)

Cili ka qenė momenti mė i trishtuar nė jetėn tuaj?
Flori: Humbja e babait tim.
Soni: Nuk kam pasur situata shumė tė trishtuara.

Cili ka qenė momenti mė i lumtur?
Flori: Sot. Nė kėtė periudhė ndihem njeriu mė i lumtur.
Soni: Unė dhe Flori ngjajmė shumė… Ka kohė qė jam e lumtur dhe ėshtė nė vazhdueshmėri. Janė gėrshetuar bashkė dashuria, puna, jeta familjare, gjithēka.

Ē'fėmijė jeni pėr prindėrit tuaj?
Flori: Mistrec.
Soni: Paksa i llastuar, por jo pėr keq. Njė fėmijė qė nuk ka sjellė probleme tė mėdha. E mirė… Pak nė botėn time tė muzikės.

Po si tė dashur? (Ē'notė i jepni vetes)
Flori: Pyet Sonin. Notėn 10.
Soni: Pyet Florin.

Ē'ju pėlqen tek njėri-tjetri?
Flori: Mė pėlqen dashuria pėr punėn, emocioni pėr atė qė kemi ėndėrruar qė kur kemi qenė tė vegjėl, mė pėlqen sepse ėshtė shumė e kujdesshme. Ėshtė e mrekullueshme nė raport me njerėzit. Ėshtė e matur, e komunikueshme. Por ajo qė pėlqej mė shumė ėshtė qė ajo mė dashuron shumė dhe unė gjithashtu.
Soni: E dua sepse mė ka bėrė njeriun mė tė lumtur nė botė. Ėshtė dhurata mė e bukur e jetės sime. E veēanta nė ēiftin tonė ėshė qė e vlerėsojmė dhe e respektojmė shumė njeri-tjetrin. Pėrveēse kemi shumė gjėra tė pėrbashkėta, kemi shumė dialog dhe e duam njėri-tjetrin pa kufij.

Ēfarė nuk pėlqeni tek njėri-tjetri?
Soni: Mua mė pėlqejnė edhe defektet e Florit. (Ka shumė gjėra qė nuk mė pėlqejnė…) (qesh)
Flori: Janė gjėra fare tė vogla, qė mund t'i kemi patur qė nė fėmijėri. Fakti qė jam me Sonin nuk ėshtė rastėsisht. Kam gjetur atė qė dua. E vlerėsoj me notėn 10.

Si e bėni gjumin?
Flori: Me sy mbyllur. Ėndėrrat janė ekskluzivitet i Sonit, i sheh edhe me pėrkthim ndonjėherė, edhe me spote publicitare nė mes (qesh).
Soni: Flori tallet me mua, se ēohem nė mėngjes e ia tregoj me hollėsi. Ai mė thotė TV "Ėndėrra".

Ku besoni?
Flori: Mė sė shumti tek vetja, pastaj tek njė fuqi e mbinatyrshme. E kam tė vėshtirė t'i vė njė emėr. Dikush beson tek njė fe, dikush tek njė simbol. Kėshtu qė s'mund tė them qė besoj tek feja, apo tek perėndia. Thjesht tek diēka e madhe, tek e cila kam nevojė tė besoj. Por mė shumė besoj tek vetja. Nėse i vė vetes njė qėllim, e arrij.
Soni: Unė besoj shumė. Jam besimtare e krishterė, por besoj shumė edhe tek Flori.

Ē'prisni nga fundviti?
Flori: Pres tė pėrmirėsohet gjithēka qė mendojmė nė mėngjes dhe nuk funksionon. Shpresojmė qė punėn tonė ta shijojmė si artistėt jashtė shtetit, (tė paktėn si ata nė Maqedoni), ku gjėrat shkojnė shumė mirė, sepse funksionon shteti, e drejta e autorit, gjithēka qė ka lidhje me muzikėn. Shpresoj tė pėrmirėsohet gjithēka qė nga gjėrat mė tė thjeshta, qė nga uji e dritat, qė nuk i kemi nė mėngjes. Po mė e rėndėsishne ėshtė qė tė kemi shėndet dhe tė jemi mirė familjarisht. Sa pėr njėri–tjetrin, edhe nė njė kasolle jemi rehat bashkė…




shekulli.com.al
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė