Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
|
Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!
S'KAM FUQI TĖ KTHEHEM NĖ VENDLINDJE
" - Edhe sot e kėsaj dite nuk e di se sa ditė kishin kaluar kur policia serbe na hyri brenda. Aq shumė u frikėsova por, shpėtova,nuk na ndodhi asgjė. Na i dhanė tre minuta tė dilnim nga shtėpia, dhe dolėm. Kur arritėm nė Pejė, policia na ndalėn pėrsėri, na kėrkuan nga 50 DM pėr person nėse donim tė vazhdonim pėr nė Shqipėri. Ne kishim vetėm 200 DM, e ishim nentė veta. "Kush do tė shpėtonte? Cilin do ta ndalnin? Pyesnim nė heshtje, ndėrkaq babai ua dorėzoi paratė dhe u tregoi se ishim nėntė veta. Na shikuan dhe pasi ia morėn nėnės dhe mua unazat nga duart, na lėshuan. Nė dalje tė Pejės, na ndali grupi tjetėr i policisė. Edhe ata na kėrkuan para dhe nuk do t'na lėshonin sikur njė familje nga Gllogjani tė mos i jipte 200 DM. U nisėm. Disa metra mė larg, policia kishte ndalur kolonėn qė ishte e gjatė deri nė kufi. Ata ishin banorė nga fshatrat e Ferizajit, Suharekės, Rahovecit, Prizrenit, Malishevės e ndoshta edhe tė Gjakovės. Policia nuk lėshonte askė pa e kontrolluar dhe ne duhej tė prisnim nė rrugė. Edhe pse nuk bėnte shumė vapė, ishte vėshtirė tė rrije e tė prisje aty. Nuk kishim as ujė e as bukė. Policia nuk na lejonte as tė ktheheshim por as tė vazhdonim, madje as tė uleshim. Ashtu nė kėmbė, tė mbėshtetur nė njėri-tjetrin, qėndruam mbi 11 orė. Kishte rėnė errėsira e parė kur kolona filloi tė lėvizė ndagalė. Ishim aq tė lodhurė, por, megjithatė, shpresonim se do tė arrinim tė gjallė nė Shqipėri. Rruga ishte e gjatė por, ajo u vėshtirėsua edhe mė shumė kur gjatė natės filloi njė shi i madh dhe mėngjesi gėdhiu i ftohtė. Fėmijėt tė lodhur filluan tė qanin, e policėt ishin egėrsuar shumė. Si dukej, ata kishin humbur shokėt e tyre diku. Kishim edhe dy-tri kilometra pėr tė arritur deri te kufiri,dhe nė momentin kur arritėm tek vendi ku bėhej pengesa pėr vazhdimin e rrugės, policėt filluan tė na kontrollonin sėrish. Na preknin trupit, kurse meshkujtė i rrahnin dhe i detyronin t'u jepnin para. Ne nuk kishim, edhe herėn e fundit na ndihmuan tė tjerėt. Kur vėllanė tim 12 vjeēar filluan ta rrahnin, unė i ika nga dora e policit qė po mė kontrollonte dhe u hodha mbi vėllanė. Doja qė, sė paku, njė tė rame t'ia marrė unė. Eshtė vėllau i vetėm pas nėntė motrave. Polici qė po e rrahte, mė tėrhoqi pėr flokėt e gjata dhe mė drejtoi kah kryepolici i cili, nė prani tė kolonės, me majėn e thikės filloi t'mi zhvishte rrobat. Mi hoqi tė gjitha nė prani tė babės, nėnės, vėllaut,burrit dhe fėmijėve tė mij. Fėmijėt filluan tė qajnė me tė madhe, por aq u bėnte atyre, dhe kryepolici mė tėrhoqi deri tek strehimorja e tyre e improvizuar qė ishte nė afėrsi tė rrugės. Mė hodhėn mbi tavolinė, mi lidhėn duart pėr tė, tė cilėn siē duket e kishin pėrgatitur enkas pėr t'i dhunuar femrat shqiptare. E di qė pasi filloi tė mė ē'nderojė, me kokė i rashė tavolinės, kurse ata qeshnin e flisnin sikur tė ishin nė spektakėl. Tėrė kėtė e shihnin edhe tė afėrmit e mi, e shihnin edhe qytetarėt e tjerė dhe tėrė kolona e gjatė qė po lėvizte andej. Si nė ėndėrr mė kujtohet kur i urdhėruan familjarėt e mi tė ecin. Edhe sot mė tingėllon nė kokė zėri i nėnės sime, e cila nuk kishte dashur tė vazhdojė pa mua. Edhe sot e kėsaj dite nuk dihet se ku ėshtė. Mė kujtohet se pėrveē dhunimit, mė goditėn disa herė me kondak nė kokė. Nuk mė kujtohet si, dhe kush mė ka dėrguar deri nė Kukės, por e di se aty kam dėgjuar edhe shumė klithma, dhe shumė gjėmė, shumė thirrje pėr ndihmė nga shumė femra tė tjera qė i dhunuan. Nė spitalin e Tiranės qėndrova e shtrirė 19 ditė. Gjashtė ditė me radhė mė kishte qėndruar burri tek koka, e unė nuk e njihja. Nga goditja nė kokė kisha harruar ēdo gjė.Vetėm zėri i bijės sime 5 vjeēare qė mė thėrriste e qante pse nuk i flisja, mė nxorri nga ajo komė, qė edhe mjekėt u befasuan. Sot nuk kam fuqi tė shkojė e tė jetojė nė vendin ku kam jetuar mė herėt me burrin dhe fėmijėt. Nuk mund tė kthehem as nė vendlindjen time, sepse nuk kam fuqi. Mė vjen turp pėr atė qė mė ka ndodhur. E kanė parė edhe qindra bashkėfshatarė tė mi. Unė kam pasur fatin tė mė kuptojė burri, por jetoj me dy plagė qė nuk do tė mė shėrohen kurrė. Jetoj me plagėn qė ma morėn nėnėn, dhe me plagėn e dhunimit, qė ėshtė mė e rėndė se vdekja", - theksoi, nė fund tė rrėfimit, D.R. nga njė fshat i Pejės
__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
|