Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Mesazhi i ēuditshėm
Nė Fierzė na solli dhe Drini i Madh njė picture,
Portret i njė vajze nga Peja mbi vetull shaminė.
Ēudi si kish rėnė nga Peja nė lumė,
Ēudi si kish zbritur kėtu nė qiell nėn lėndinė!
Po cili piktor na pėrcillte masazhe tė tillė njerėzorė
Qė larg nga Kosova meujin e turbullt tė Drinit,
Dhe si mund tė dinte se kujt do ti binte nė dorė
Ta shpinte nė Ekspozitėn e madhe tė Dimrit?…
Kjo mbeti pėr mua njė enigmė e quditshme
Dhe mendjen e kamvrarė me javė e muaj me radhė,
Por vetėm njė gjė unė e quaj tė bardhė e tė hijshme:
Vėllai i ndarė prej meje e sillte mesazhin me Drinin e Bardhė.
Nusja nga Kosova
Kam dashur t’i gjeja dhe nipit tim njė nuse,
Andej nga Kosova nė fshatrat e thella,
Po kjo ka qenė njė ėndėrr pas zjarrit meflakė tė kuqe,
Si vale e flamurit tek shpella.
Ka qenė vėrtetė njė ėndėrr nė viset e mia megurra,
Ku rrjedhin ujrat, por unė etjen e verės zorė se e shuaj,
Kam dashur nusen enipit tė mos e marr me vetura,
Por veq si qėmoti,me kuaj.
Njė muaj tė tėrė le tė zgjesė udhėtimi me kale,
Me pluhur mbi vello tė vinte nusja e nipit tek unė,
Me dorėn timet’ia shkundja duvakun pale mbi pale
Atje tek oxhaku, ku kafja nė xhevzė bėn shkumbė.
Dhe s’kishte gjė, le tė binte pluhur i udhės sė largėt,
Nė vatrėn time tė vjetėr sa pėrralla,
Por kjo nukndodhi mes bores sė ligė e tė varfėr,
Ku rron ky fisi ynė i ndarė nė dysh plot andrralla,
Ku s’merr dot njė nuse pėr njė nip a pėr djalė,
Se fisin e ndanė kufiri me dy pashapaorta;
Kėto pashaporta s’tė lėnė tė marrėsh nuse me kale,
As me vetura dhe as me avion ndofta…
Kamėndėrruar ti gjej njė nuse tim nipi tė dashur
Nė fshatrat e thella andej nga Kosova,
Se s’desha tė shkoja nė tjetrėn botė me buzė tė plasur,
Ta shuaja etjen e mallit pėr aq sa tė rroja.
Dritėro Agolli
|