Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Kėngė pėr Kosovėn
1.
Kėngė e vargje thurrin pėr Kosovėn,
Pėr njė kullė, pėr kullat me frengji,
Pėr Kosovėn unė e pres dhe kokėn,
E bėj gur themeli nė shtėpi
Koka nė themel me gjak tė mbetet
Mes Kosovės mbushur plot me re,
Njė shtegtar pas murit kur tė prehet
Njė rėnkim tė madh e ndjejė atje.
Nga rėnkim i murit tė shtėpisė
Nėn njė gardh ku mbillet grurė e kėrp,
Do tė shtanget serbi larg serbisė:
Qenka Dritėroi, nuk qenka serb!
2.
Kėngė e vargje hapen pėr Kosovėn,
Hapen nė Kosovė e nė arrati,
Serbėt ndėr livadhe mprehin kosėn,
Tė kositin jonxhė e bar tė ri.
Ndaj dhe gjuhėn time e bėj kosė
Ta kosit livadhin me vėrtik,
Tok me kosovarėt nė Kosovė,
Nė Prizren, Drenicė e Kaēanik.
Do tė mbushet serbi me mornica,
Do tė mbllaqitet: Ēbėn ky Dritėroi?
Kosė e paska gjuhėn dhe kositka
Mes Kosovės, lugjeve nga kroi!
3.
Kėnga pėr Kosovėn shkund dhe malin,
Kėnga hyn nė gjak e mė rrėmben,
Tok me kėngėn e jap dhe kalin
Grurin pėr ta shkundur nė lėmenj.
Kali im me jelet plot me grurė
Le tė hidhet sipėr mbi kallinj,
Dhe ti turret serbit tė sėmurė:
Gruri nė Kosovė ka zotėrinj!
Serbi do kafshoi thonjtė e nxirė:
Zhalosna ti, majka, otac moj,
Paska zbritur malit pėr tė shire
Grurin e Kosovės Dritėroi!
4.
Kėngė e vargje thurin nė Kosovė,
Thurin tej pėr tej nė Shqipėri
Veqse mjaft mė dhėmb e shkreta kokė,
Pėr ta falur fli nė themeli.
Por ta dish ti, miku im, me miqtė
Unė e kam njė kokė me mend,
Tok me kėngėn kokėn jap njė ditė,
Le ti bėhet gur themelit tend!
Dhe kur kokėn time ta kem vėnė,
Nė themel shtėpie si njė gur,
Mua Dritėroit, theror tė rėnė,
Aq mė bėn: mė qan,mė shan, mė mburr
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|