Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-12-07, 19:07   #5
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Skicofrenia-Schizophrenia

Pėrvojat familjare



Ekzistojnė teori tė ndryshme se ka familje tė njė lloji tė posaēėm qė mund tė kontriboj nė shkaktimin e skicofrenisė, por kjo ende nuk ėshtė mundur tė vėrtetohet deri mė tani. Pėrvojat e jetės familjare nė moshėn e re kanė efekt nė zhvillimin e personalėitetit, kjo teori pranohet nė pėrgjithėsi.

Ngjarje jetėsore stresuese
Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnė qė ndodhitė shtresuese mund ta shkaktojnė skicofreninė. Kjo pėrfshin nėse e humbni dikėn tė afėrt apo tendosja kur duhet ta ndėrroni punėn. Presionet e tjera tė vazhdueshme si varfėria, banimi nė vend tė pėrkohshėm, dhe ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund tė kontribojnė nė problem. Bazuar nė njė studim mė shumė se gjysma e njerėzve qė dėgjojnė zėra negativ thojnė qė shkaktar i problemit ėshtė dhunimi fizik apo seksual. Gati njė qerek prej tyre qė janė ndjehur fajtor pėr veprimet e tyre kanė shkaktuar zėra negativ.

Keqpėrdorimi i drogės dhe alkoholit
Ende askush nuk e ka vėrtetuar qė zhvillimi i skicofrenisė ėshtė e lidhur me keqpėrdorimin (abuzimin) e drogės dhe alkoholit. Shumica e hulumtuesve nuk besojnė nė kėtė thashethėme qė e bėn kėtė lidhje. Ėshtė e mundshme qė njerėzit qė ju ka vendosur diagnoza e skicofrenisė mund tė ketė reaksione tė kėqija me disa lloje tė drogės. Nė tėrėsi, shumica e specialistėve mendojnė qė skicofrenia shkaktohet nga dy faktor tė kombinuar; pėrbėrja gjenetike e personit mund ta bėjė atė mė tė dobėt, por ngjarjet stresuese apo pėrvoja jetėsore apo familjare tė posaqme mund ta shkaktojnė fillimin e simptomeve.

A ėshtė e mundshme qė disa njerėz tė ju jipet diagnoza mė shumė se tė tjerėve?
Diku pėrreth njė nė njėqind njerėz ju jipet diagnoza e skicofrenisė nė ndonjė fazė tė jetės sė tyre - dhe zakonisht nė moshė tė re. Pėrafėrsisht kėto figura janė tė njejta pėr tė dy gjinitė, por te meshkujt diagnoza bėhet mė shumė nė moshė mė tė re. Nėse dikush nga familja juaj e ka scicofreninė atėherė anėtarėt e tjerė tė familjes me kėto simptome mė lehtė ju jipet diagnoza e skicofrenisė. Ėshtė vlerėsuar qė pėrreth njė e treta e popullsisė qė ju jepet diagnoza e skicofrenisė e pėrjetojnė vetėm njė epizodė skicofrenike. Njė e treta tjetėr mund tė ketė epizoda tė herė pas hershme, pėrderisa pjesa e tretė e fundit mund tė jetojė me skicofreni si problem tė pėrhershėm gjatė gjithė jetės.

A janė tė rrezikshėm njerėzit me diagnozė tė skicofrenisė?
Ka shumė dezinformata pėr skicofreninė nga mediat, mė shumė se sa cilado sėmundje psikiatrike tjetėr. Njė mit i popullarizaur ėshtė qė skocofrenia do tė thotė ’personalitet dyfish’ dhe qė dikush qė e ka skicofreninė luhatet prej njė personi tė qetė nė atė jashtė kontrollit. Shpesh nėpėr gazeta apo televizion skicofrenėt shfaqen si tė rrezikshėm nėse nuk mbahen me barrna dhe tė izoluar nė institucione. Shumica e njerėzve me skicofreni nuk kryejnė krime tė dhunshme, dhe krimet mė tė dhunshme nuk kryhen nga njerėzit me skicofreni. Nga hulumtimet mėsojmė qė njerėzit me probleme tė drogės dhe alkoholit janė nė gjendje dy herė mė shumė tė kryejnė krime tė dhunshme se dikush me skicofreni. Evidenca e korrelacionit ndėrmjet skicofrenisė dhe krimit serioz ėshte aq e pasigurtė sa qė parashikimet pėr dhunė konsiderohen pothuaj tė pamundhsme. Njerėzit zakonisht frigohen shumė nga personat qė dėgjojnė zėra. Ėshtė me rėndsi tė mbani nė mend se njerėzit qė dėgjojnė zėra, ata vendosin se a tė veprojnė sikurse ēdokush tjetėr, nėse dikush e pyet tė bėjė diēka. Duket qė zėrat qė njerėzit me skicofreni i dėgjojnė janė mė shpesh pėr tė bėrė vetėvrasje nė vend se ta vrasin dikend tjetėr. Shumica marrin vendim tė vetėdijshėm ēdo ditė qė tė mbesin gjallė pa marrė parasysh zėrat qė i dėgjojnė.

Ēfarė ndihme mund tė ju ofrohet si ndihmė?
Nėse ju shkoni te mjeku i pėrgjithshėm (mjeku familjar, shtėpiak) ai mund tė ju jap barna apo mund tė ju ofroj tretmane ku mund tė bisedoni me dikend. Ai mund tė ju referoj te psikiatri dhe ekipi pėr shėndet mental nė komunitet pėr vlersim tė mėtutjeshėm, tretmane dhe kujdes nėse keni nevojė. Shumica e njerėzve me skicofreni jetojnė nė shoqėri por nėse simptomet tuaja paraqiten pėrnjėherė, dhe janė serioze ju ndoshta duhet tė shkoni nė spital.

Medikamentet
Ilaēet anti-psikotike qė njihen si barna qetėsuese apo neuroleptik, zakonish jipen pėr t’i kontrolluar simptomet pozitive. Kėto mund tė kenė efekte tė pakėnaqura negative, posaqėrisht nėse konsumohen nė sasi tė mėdha, dhe mund tė kenė veprim dehės, kėshtu qė mund tė keni vėshtėrsi t’i pėrballoni efektet e padėshiruara, apo tė keni pėrfitim nga tretmanet ku mund tė bisedoni me dikend. Pėrveq gjėrave tjera, efektet e padėshiruara pėrfshijnė, efekte neuro muskulare (dridhja e duarve, ngurrimi i muskujve) dhe efekteve anti-muskarinike (pamje tė trubulltė, rrahje tė shpejtė tė zemrės, kapsllėkun dhe marramendje). Barnat anti-psikotike tė pėrparshme si chlorpromazine (qė quhet Largactil) dhe haloperidol (Serenace and Haldol) janė tė shoqėruara me efekte tė padishiruara, afatgjatė dhe serioze, duke pėrfshirė dėmtim tė pėrhershėm tė sistemit nervor (tė njohur si tardive dyskinesia). Udhėzimet e tanishme sygjerojnė qė njerėzit duhet tė pėrdorin barnat antipsikotike nė sasitė sa mė tė vogla. Ata, nėse ėshtė e mundshme duhet tė ja fillojnė me barnat e reja antipsikotike ’jotipike’ si ‘risperidon’, ‘olanzapin’, ‘quetiapin’, ‘amisulpirid’ dhe ‘zotepin’. Kėto medikamente janė zhvilluar pėr t’i redukuar efektet e pakėnaquara neuromuskulare. Pėrveq qė kėto barna janė mė tė sigurta, mund t’i pėrmirsojnė simptomet negative. Barnat antipsikotike mund tė jenė nė formė tė tabletave, shurupit apo injeksionit, dhe mund tė mirren ēdo ditė, javė, dy javė apo muaj. Barnat nuk mund ta parandalojnė keqsimin nė pėrgjithėsi, por evidenca tregon qė e zvoglon masėn dhe seriozitetin. Mėnyra mė e mirė pėr t’i tejkaluar simptomet dhe pėr t’i zvogluar efektet e padėshiruara ėshė duke marrė sasi tė vogla tė barnave. Nėse jeni duke marrė kėto barna ju duhet ta rishqyrtoni sasinė e tyre rregullisht me synim qė ta mbani sasinė sa mė tė vogėl. Individėt reagojnė ndryshe nė barna kėshtu qė duhet tė i provoni disa prej barnave derisa ta gjeni ata qė ju konvenon mė sė miri. Te shumė njerėz barnat bėjnė ndryshim nė simptomet e tyre por disa pacientėve nuk ju ndihmojnė. Tė tjerėt nuk vazhdojnė tė i marrin pėrshkak tė efekteve tė padėshiruara dhe disave nuk ju duhen fare.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė