Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-12-07, 19:13   #9
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Re: Titulli: BIK largoi nga Fak. i Stidmeve Islame Kryewehabistin Shefqet Kr

Ku qendron percarja ketu o Bjeshka ?!
Cdo njeri ka te drejten e fjales,mendimit dhe te publikimit te saje,sipas Kartes se OKB-se.
Ne kete prizem Krasniqi,qe un nuk e njoh,eshte konform ligjeve.
Ne kohen e Enverit nese thuhej nje kritike ndaj qeverise,partise apo thjeshte nje gjysem fjale perfundoje ne Spac,Burrel(kerkoji ne internet se cfare jane keto).Tani edhe nese kritikohet Rugova & Co duhet e njejta menyre represioni ?!
Jetojme ne diktature ??Edhe nese Krasniqi kerkon nje rregjim te tille(po e marr si hipoteze nga akuazat qe ei beni pasi nuk e njoh),ti nuk po jep alterrnative me pozitive,nuk po tregon ndryshim ne thelb por vetem ne ngjyre.
Mendime,opinione,fjale,terma,qendrime,rregulla,sta tistika,kerkime,manovra te tilla mbushin gazetat,mediat televizive,forumet,librat ku ne vend te Rugoves vihen si objektiv muslimanet dhe feja Islame.Mjafton te lexosh pak ne kete forum !!!
U largua njeri nga detyra,u perjashtua njeri nga forume,a ke ndonej shkrim qe deshmon protesten tende ndaj ketyre"opinioneve" ?!
Duhet te jemi objektiv dhe rrealiste.

Ti pohon se Krasniqi nuk eshte njeri i thjeshte prandaj nuk duhet te kete mendim te lire sepse ne te kundert duhet perzene.
Un te sjell shembullin e analistit me te shquar te kohes,nje nder 4 emrat me te klikuar ne internet,disidentit te mendimit te lire Noam Chomsky qe revolucionoi shkencen e gjuhesise dhe sot(40 vitet e fundit) eshte shnderruar ne nje ze i kundert me politiken e shtetit te vet,ne kritikuesin me te ashper te imperializmit dhe terrorismit te eksportuar te shtetit me te forte ne bote,te shtetit te vet.
Por ai vazhdon te jete profesor ne MIT-Massachussets Institute of Technology-dhe asnjeri nuk e mendon me se largeti largimin nga ajo detyre per shkak te mendimeve antiqeveritare,pervec ekstremit neokons-evangjelit(ndoshta).E pra Chomsky kritikon politiken e jashtme te USA neper bote,nder te tjera edhe ne Kosove,neokonsat,ekonomine globale,multinacionalet,evangjelistat,Izraelin(edh e pse eshte hebre)mediat,intelektualet e idoktrinuar....pra sistemin.

Se dyti nuk me duken te pakritikueshem Rugova & Co per vete faktin se jane njerez e per me teper se politika e tyre ka qene ajo e kompromisit me serbin.
Rugova perfaqsonte shqipetaret dhe i bente publicitet ceshtjes sone por ama vazhdonte te hynte lirshem ne Kosove duke perdorur pasaporten Jugosllave.Ne zgjedhjet e 1992 Rugova abstenoi,por vota e me shume se 1 milion shqipetareve mund te kishte permbysur Milloshevicin per te sjellur Panicin i cili gjithsesi nuk do te kishte qene kurre si parardhesi.Madje ai gjate konfliktit doli ne TV duke i shternguar doren kriminelit madje me nje buzeqeshje te stamposur.Do ta justifikonte me vone se ishte i detyruar,por ama edhe Adem Jasahri u detyrua por pranoi vdekjen.E politika e kompromisit dhe "gandizmi" i Rugoves deshtuan me nderhyrjen e Natos dhe me krijimin e UCK-se.Pra deshtoi ajo politike por jo Rugova qe erdhi perseri ne pushtet fale kompromisit...
Pastaj ne aspektin e personit publik ai ka deshmuar njeasnhmeri te theksuar.Pak rendesi ka se cfare feje kishte,pak rendesi ka Rugova si njeri,jeta e tije private.Rendesi ka se perfaqsonte nje popull me nje fe te cilen duket se Rugova e kishte braktisur per hire te kompromiseve.Rendesi ka jeta publike,ishte president i nje shteti-populli dhe kjo pozite imponon pa anshmeri.Ka insistuar krijoje stereotipin e Dardanise dhe jo te Kosoves si pjese e Shqiperise,ne jemi dardan ndersa te tjeret jane shqipetare.....Gjithashtu simbolet kombetare,konkretisht flamurin e ka ndryshuar per hire te kompromiseve por a mund te flasim per nje popull te njejte ku duke filluar qe nga "A-ja",flamuri,ne nuk jemi njelloj ?!

Mos do me hiqet e drejta te hyj ne Kosove per keto kritika ?!
hawk Nuk ėshtė nė linjė